Genti Kame është aktor, regjisor dhe skenarist shqiptar. Pjesa më e madhe e karrierës së tij kinematografike dhe televizive zë vend midis Parisit, Romës dhe Tiranës. Kulla është romani i tij i parë.
Geo Consulting investon në platformën Meta-GIS e cila automatizon realizimin e programeve sipas kërkesave specifike të përdoruesve në fushën e GIS. Platforma është e pavarur nga liçensimi nga palët e treta dhe është e bazuar në standarte të hapura. Bazuar në Meta-GIS, Geo Consulting ka realizuar përpunimin e një game të gjere të materialeve baze hartografike për të gjithë territorin e Shqipërisë.
George Friedman qështë parashikues i gjeopolitikës dhe strategjist për çështjet ndërkombëtare
George Orwell lindi më 25 qershor 1903. Fillimisht qe me ide komuniste, por në vitin 1943, shkroi romanin Ferma e Kafshëve një satirë mbi revolucionin komunist dhe shtetin sovjetik. Kjo vepër u ndalua të publikohej në Britaninë e Madhe, e cila në atë kohë qe aleate me Stalinin kundër Hitlerit. Veprat e tij nuk janë thjeshtë mbi diktaturën siç e njohim ne sot, por mbi shpirtin e çuditshëm njerëzor, që fillon të kuptojë se çfarë është diktatura vetëm pasi kjo e fundit ka vdekur.
George Raymond Richard Martin, i njohur me emrin GRRM është një romancier, tregimtar i famshëm amerikan që ka lëvruar zhanret e fantazisë, horrorit, fantashkencës, skenareve dhe prodhimit të programeve televizive. Lexuesi shqiptar e njeh përmes serisë së veprave “Gjueti fronësh”. Është listuar një nga 100 personat më me ndikim në botë nga revista Times.
Georges Bataille është filozof, poet dhe romancier francez. Lindi më 10 shtator 1897. U nda nga jeta në vitin 1962.
Georges Simenon është shkrimtar belgo-zviceran I cili ka lindur më 13 shkurt 1903. Ai është ndarë nga jeta në vitin 1989. Simenon ka shkruar rreth 400 novela dhe ka regjistruar mbi 700 milionë libra të shitur. Nga ky autor kanë ardhur në shqip dy romanet: “Qeni i verdhë” dhe “Lufta e nervave e komusarit Megre”
Georgi Gospodinov fitoi njohje ndërkombëtare me romanin e tij të parë Roman natyral. Romani Fizika e trishtimit është vepra e tij më e njohur dhe e vlerësuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si: çmimi Jan Michalski, si dhe çmimi prestigjioz Angelus. Gospodinovi shkruan skenarë dhe drama. Shumë prej veprave të tij janë ekranizuar.
Muzhaqi është autore e romanit "Stina e peste" dhe e vëllimit poetik "Këmbëzbathur nëpër hënë", përkthyese e romaneve "Pallati Soljano" dhe "Vreshti i Anxhelikës" të autores Sveva Casati Modignani, pedagoge në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Ajo është fituese e çmimit të "Autores më të mirë debutuese" e vitit 2015 në Panairin e Librit të Prishtinës
Gi De Mopasan është autor tregimesh, novelash dhe romanesh. Stili i tij përfshihet në rrymat letrare të realizmit dhe natyralizmit. Shquhet edhe për mënyrën se si ka ndërthurur në një dimension të jashtëzakonshëm shumë prej tregimeve të tij
Gianni Rodari është shkrimtar i shquar italian i letërsisë për fëmijë. Ka lindur 23 tetor 1920 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1980
Gianrico Carofiglio ka lindur më 30 maj 1961 në Bari, Itali. Ka shkruar tregime, romane dhe ese. Librat e tij, që gjithnjë kanë zënë vendet e para në listat e librave më të shitur, janë përkthyer në të gjithë botën.
Gilman BAKALLI (Shkodër, 1967 – Tiranë, 2016), opinionist, përkthyes dhe eseist, Prof. Asoc. Dr. në Shkencat Filologjike, është diplomuar në Universitetin Karl-Franzens, Graz (Austri)
Giorgio Bassani (4 mars 1916-13 Prill 2000) ishte një prozator, poet, eseist, redaktor, dhe intelektual italian me përmasa ndërkombëtare.
Gjergj Fishta (1871-1940) është një ndër përfaqësuesit më të spikatur të kulturës dhe letërsisë kombëtare shqiptare, publicist antikoformist, atdhetar dhe klerik me vlera të rralla shpirtërore dhe intelektuale
Glori Husi ka lindur në Gjirokastër, më 1972. Studimet e larta për jurisprudencë i ka kryer në Universitetin e Athinës, Greqi dhe ato pasuniversitare në Universitetin e Bonit, Gjermani. Pas një karriere dinamike si avokat dhe pedadog i të Drejtës Europiane, gjatë së cilës ka publikuar një sërë punimesh akademike, si dhe pas një kontributi të suksesshëm në administratën e lartë shtetërore, autori vjen përpara lexuesit me këtë novelë dramatike, të bazuar në ngjarje të vërteta, të ndodhura gjatë një periudhe të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Autori jeton me bashkeshorten në Florida, SHBA.
Johan Volfgang Gëte është përfaqësuesi më i shquar i racionalizmit dhe i romantizmit në letërsinë gjermane. Ai ka qenë poet, romancier, dramaturg, eseist dhe filozof. Me veprat e tij Gëtja është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar në Gjermani. Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në analet e letërsive të tjera evropiane
Goliarda Sapienza lindi në Katania, Siçili, në një familje revolucionarësh socialistë. Aktivitetin letrar e nisi me romanin Lettera aperta (1967), pasuar me tituj të tjerë, ndër të cilët “Muza e haresë”, që pa dritën e botimit vetëm pas vdekjes së saj. Shkrimtare e refuzuar dhe e censuruar në gjallje, sot librat e saj po rivlerësohen në rang ndërkombëtar.
GRAZIA DELEDDA (Nuoro 1871 – Romë 1936) debutoi si tregimtare në një revistë periodike mode. Në vitin 1926, mori çmimin “Nobel” në letërsi. Ajo konsiderohet si shkrimtarja e verizmit romantik. Disa nga titujt e saj më të njohur janë: “Elias Portolu”, “Mariana Sirka” dhe “Nëna”.
Gregory David Roberts lindi në Melburn, Australi. Gjatë viteve studentore u vlerësua si shkrimtar i talentuar. Por jeta e tij ka plot aventura dhe probleme ligjore. Edhe romanet e tij kane projeksione te forta autobiografike, ku rrefehen nje pjese te bemave te tij
Grigor Banushi i përket atij grupi shkrimtarësh që u shfaqën në botën e letrave pas viteve ’90. Këtë herë ai vjen me romanin e katërt "Simfonia e pambaruar", një triller psikologjik dhe njëkohësisht një himn për jetën dhe për dashurinë.
Guillaume Lejeani (1824-1871), hartograf dhe gjeograf, lindi në Pluga-Gerran pranë Morlesë (Bretanjë) dhe studioi në College de France në Paris (nën drejtimin e historianit të njohur Jules Michelet), ku pati rastin të takonte shumë studentë nga Ballkani.
Guillaume Musso lindi me 6 qershor 1974 në Francë. Ai është në vendin e tretë ndër autorët më të shitur në Francë që nga viti 2008 e në vazhdim. Musso ka shitur mbi 11 milionë kopje dhe është përkthyer në rreth 35 gjuhë të ndryshme të botës
Günther Grass është një prozator, poet, skenarist, artist grafike dhe skulptor gjerman, i cili e ka marrrë çmimin Nobel për letërsinë në vitin 1999. Ka lindur më 16 tetor 1927 në qytetin Fanzing të Polonisë dhe u nda nga jeta më 13 prill 2015 në qytetin Lubek të Gjermanisë. Ka ndikim nga Tomas Man, Gëte dhe autorë të tjetër të mëdhenj të letërsisë gjermane dhe europiane
Gillian Flynn mahniti lexuesit me librin e saj të parë "Sende të mprehta", fitues i dy çmimeve "Dagger" dhe finalist i çmimeve "Edgar", një libër ky i përkthyer në mbi tridhjetë vende. Romani i dytë, "Vendet të errëta" është bestseller sipas gazetës "New York Times". Tani po punon për përshtatjen kinematografike të librit "Vajza e zhdukur", të përpunuar nga Reese Witherspoon.
Halldora K. Thoroddsen, 1950, është një shkrimtare islandeze. Ka botuar në disa zhanre, duke përfshirë këtu, poezitë, tregimet dhe romanet. Romani i saj “Pas xhamit të dyfishtë” fitoi Çmimin Islandez e Letërsisë Femërore në vitin 2016 dhe Çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë në vitin 2017.
Makinderi ishte gjeopolitikani më i shquar i shekullit të XX. Ai kishte në mendje ndërrimin e kujdesshëm të një paqeje të qëndrueshme të bazuar në një ekuilibër forcash të projektuar për të parandaluar rishfaqjen e Gjermanisë si “udhëheqësja” që kontrollonte burimet e Tokëzemrës
Lindi më 6 tetor 1982 në fshatin Vaksincë të Kumanovës. Libri i parë “mbledh hije”, 2007, Ombra GVG, Tiranë. Libri i dytë “fanitje”, 2014, Onufri, Tiranë. Libri i tretë “fllad”, 2014, Onufri, Tiranë
Hanns Christian Lohr eshte historian gjerman. Ka lindur ne vitin 1961 ne Marburg te Gjermanise. Eshte diplomuar ne Unversitetin e Bonit dhe ka mbrojtur doktoraturen me tezen e tij per Historine e themelimit te shetit shqiptar dhe luften e pare boterore.
Hans Christian Andersen është prozator, tregimtar dhe poet i shquar danez. Ai ka lindur më 2 prill1805 lindi dhe është ndarë nga jeta në vitin 1875. Në nderim të këtij rrëfimtari të shquar është vendosur 2 prilli Dita Botërore e Librit për fëmijë
Harold Bloom lindi me 11 korrik 1930 ne SHBA. Eshte ndare nga jeta me 14 tetor 2019. Bloom eshte nje nga kritiket me te shquar te shekullit te XX.
Harold Robins ësht ënjë nga shkrimtarët amerikanë më popullor deri më tani. Ai është ndër më të shiturit, duke listuar rreth 25 libra bestseller dhe mbi 750 milionë kopje dhe i botuar në 32 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Ka lindur më 21 maj 1916 dhe është ndarë nga jeta më 14 tetor 1997.
Harper Lee është lindur në vitin 1926 në Monrovilë të Alabamës. Ajo është e njohur në vendin tonë me romanin e saj të famshëm e ndër më të lexuarit në botë "Të vrasësh zogun përqeshës" (To Kill a Mockingbird), një nga romanet më të dashur për lexuesin amerikan, që e vulosi emrin e saj në historinë e letërsisë botërore dhe është nderuar me Çmimin prestigjioz “Pulitzer”, me Medaljen e Lirisë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me shumë çmime e vlerësime të tjera letrare.
Harper Lee vdiq në gjumë, në mëngjesin e 19 shkurtit, në moshën 89 vjeçare
Haruki Murakami ka lindur në Kioto të Japonisë në 1949 dhe tani jeton në afërsi të Tokios. Veprat e tij janë përkthyer në mbi 35 gjuhë të botës dhe renditet ndër shkrimtarët më të rëndësishëm japonezë mes Yukio Mishima, Kenzaburo Oe etj, si dhe mes shkrimtarëve më të kërkuar sot në botë. Haruki Murakami është autor i shumë romaneve dhe është cilësuar nga kritika botërore si një ndër përfaqësuesit më të sofistikuar të realizmit magjik.
Helen Russell është gazetare, spikere dhe ish-redaktore e revistës online “MarieClaire.co.uk”. Ajo jeton në zonën rurale të Jutlandit dhe punon si korrespondente për gazetën “The Guardian”, shkruan për Danimarkën në gazetën “The Telegraph” dhe mban fjalime në të gjithë botën për lumturinë, ndryshimin dhe fillimet e reja. “Një vit jetë si danezët” është libri i saj i parë, por tanimë ajo po punon për librin e dytë. Ndiqeni atë në Tëitter në adresën @MsHelenRussell.
Helena Kadare eshte shkrimtare dhe perkthyese e njohur. Njeheresh, ajo eshte bashkeshortja e Ismail Kadarese
Shumë njerëz e kanë sharë, shumë e kanë përbuzur. Të tjerë e kanë adhuruar, shenjtëruar dhe kanë gjetur shpëtim tek ajo. Por, ndjekësit e shumtë që ka pasur dhe ka edhe sot e kësaj dite e kanë bërë ndër spiritualistet më të njohura
Helicon është revistë e përmuajshme letrare me botues dhe kryeredaktor Azem Qazimin që doli në 12 numra nga prilli i vitit 2014 deri në mars 2015.
Henrik Ibsen është poet dhe dramaturg norvegjez. Ai ka lindur më 20 mars 1828 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1906. Në gjuhën shqipe kanë ardhur dramat e tij “Shtëpi kukulle” dhe “Armiku i popullit”, ku kjo e fundit është përkthyer nga Fan Noli.
Henry Kissinger, lektor për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit, ka qenë sekretar shteti, dhe mbetet një nga studiuesit më të njohur për çështjet globale dhe sigurinë në botë
Henry Marsh ka studiuar politikë, filozofi dhe ekonomi në Universitetin e Oksfordit para se të diplomohej në mjekësi te spitali Royal Free në Londër. Ai u bë anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve në 1984 dhe u emërua këshilltar neurokirurg te spitali Atkinson Morley’s St George në Londër në 1987, ku vazhdon të punojë me kohë të plotë. Ai ka qenë tema e dy filmave dokumentarë të rëndësishëm, “Jeta e tyre në duart tuaja” , i cili fitoi Royal Television Society Gold Medal, dhe “The English Surgeon”, i cili paraqiti punën e tij në Ukrainë, dhe fitoi çmim Emmy. Ai u bë CBE Comander of British Empire. Henry Marsh si Bestseller i Mos bëj dëm solli në Shqipëri The New York Times që botoi në 2016 një reportazh, “The Terrible Beauty of Brain Surgery” mbi operacionet e kryera në Tiranë. Është i martuar me antropologen dhe shkrimtaren Kate Fox.
Henri Miler është shkrimtar amerikan i shekullit të XX që shkroi një lloji të ri të novelës, e karakterizuar më vonë si një autobiografi e fictional-izuar
Herman Melville (lindi më 1 gusht 1819 – u nda nga jeta më 28 shtator 1891) është romancier, tregimtar, eseist dhe poet i njohur amerikan i shekullit të XIX, i njohur për dy nga romanet më të suksesshme: Mobi Dik dhe Billy Budd, roman i botuar pas vdekjes së tij.
Herta Müller është një shkrimtare gjermane me origjinë rumune, e lindur me 1953 në një qytet gjermanishtfolës, në Banat, fituese e çmimit Nobel në letërsi
Hilary Mantel është një shkrimtare angleze, vepra e së cilës përfshin kujtimet personale, tregime dhe romanin historik. Është fituese e çmimit Man Booker Prize dhe e çmimeve të tjera në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj
Hilari Rodham Klinton është gruaja e parë e kandiduar për presidente nga një partie madhe politike në Amerikë. Ajo ka shërbyer si Sekretarja e 67 e Shtetit: 21 janar 2009 – 1 shkurt 2013, pas pothuajse katër dekadash në shërbim publik, si avokate, Zonjë e Parë e vendit dhe Senatore. Ajo është bashkëshorte, nënë dhe gjyshe.
Honore de Balzak është një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë realiste europiane, krijimtaria kryesore e të cilit është përfshirë në serinë “Komedia njerëzore”, që trajton Francën e pas vdekjes së Napolon Bonapartit. Ai lindi më 20 maj 1799 dhe u nda nga jeta më 18 gusht 1850
Hugo von Hofmannsthal (1874-1929), është një prej poetëve, dramaturgëve, eseisteve dhe ibretisteve me te medhenj europane të shekullit XX-të. U quajt `temija magjik' për talentin e tij te jashtezakonshen dhe këtë do ta deshmonte përgjatë karrieres se tij në çdo zhaner letrar që ushtroi Ndër veprat, më e shquara dhe ndikuesja ne letrat gjermane dhe europiane mbetet Nje letër. Kjo vepër dëshmon krizën vetjake të autorit në kohen kur vendosi të braktisë poezinë, por zbulon dhe krizën e thelle psikologjike të besimit dhe gjuhës, knze e cila shenjoi mbarë letersine e shekullit të XX-të.
Ian McEwan ka lindur më 21 qershor 1948 dhe është një nga romancierët kryesorë britanik të ditëve tona. Ai është përzgjedhur nga Times mes 50 shkrimtarëve britanikë më të mirë që nga viti 1945. Ndërsa The Daily Telegraph e ka përzgjedhur mes 100 personave më me ndikim në kulturën britanike.
Iben Akerlie (1988) është aktore, ajo ka luajtur në disa seri televizive. Është diplomuar në Shkencat e edukimit për fëmijë me kërkesa të posaçme. Shoku im kokëposhtë (2016) është libri i saj i parë, por ai u bë menjëherë bestseller i pashoq në Norvegji. Iben Akerlie jeton në Kopenhagën, në Danimarkë.
Idlir Azizaj lindi në Vlorë, më 1970. Studimet e para i kreu në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në ekonomi. Më pas ndoqi studimet për letërsi angleze e amerikane në "Concordia College", Minnessota, SHBA. Ai eshte shkrimtar dhe perkthyes, i vleresuar me cmime kombetare dhe nderkombetare
Ilir Ikonomi është gazetar i Zëri Amerikës dhe autor i disa librave: Ai ka shkruar biografinë Faik Konica, - jeta në Uashington (2011), Pavarësia (2012), Pushtimi (2014) dhe së fundi “Esat Pashë Toptani, njeriu, lufta, pushteti” (2016)
Lindi në Tepelenë në vitin 1957. Studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe. Punoi disa vjet minator dhe mësues në vendlindje. Më pas gazetar në gazetën “Zëri i rinisë” (1985-1988); shef i redaksisë së poezisë, dramës dhe kritikës letrare në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” (1989-1993); bashkëthemelues i gazetës së parë pluraliste “Rilindja Demokratike” (1990-1992); bashkëthemelues i gazetës “Dita Informacion”, 1993; themelues i gazetës “Populli PO” dhe Shtëpisë Botuese “Faik Konica” (1993-1996); Konsull i Përgjithshëm në Janinë (1998-2003); Konsull i Përgjithshëm në Selanik (2003-2006); specialist dhe drejtor i Akademisë Diplomatike dhe Drejtor i Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Jashtme (2006-2016). Në vitet ’90-’98 ka qenë anëtar, koordinator dhe nënkryetar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Ingeborg Bachmann (1926 -1973) konsiderohet një ndër poeteshat më të mëdha moderne, me mjaft ndikim në letërsinë e shkruar në gjermanisht
Ioana Pârvulescu është autore e mbi dhjetë romaneve, si dhe një përkthyese e afirmuar nga gjuha frënge dhe gjermane. Vepra e saj më e njohur është “Jeta fillon të premten”, romani i saj i parë dhe i përkthyer në disa gjuhë të botës.
Irakli Koçollari është studiues, profesor dhe ekspert i çështjeve të sigurisë kombëtare. Kontributet më të çmuara i ka në zbardhjene figurës së Ali Pashë Tepelenës dhe strukturën shtetërore që organizoi në Jugun e Shqipërisë
Irène Némirovsky-n konsiderohet si një ndër autoret më të famshme në letërsinë europiane bashkëkohore
Iris Hanika është përkthyese, gazetare dhe prozatore. Ajo ka fituar çmimin “Hans Fallada” të qytetit Neumünster, më 2006, si dhe Çmimin Europian për Letërsinë në nëntor të vitit 2010 për romanin “Thelbësorja në jetë”.
Irvin David Yalom, është autor i librave fiction dhe non-fiction, profesor Emeritus i Psikiatrisenë Universitetin e Stanford, një psikoterapist i njohur. Për më shumë, shih linkun:http://yalom.com
Irvine Welsh është tregimtar, romancier dhe dramaturg i njohur skocez. Ai është i njohur për romanin e tij Trainsportting, i cili më vonë është bërë edhe film me të njëjtin emër. Welsh ka lindur më 27 shtator 1958 në Leith të Mbretërisë së Bashkuar dhe ka fituar disa çmime letrare
Isabel Allende ka lindur në Lima, në vitin 1942, dhe jetoi në Kili deri në vitin 1973. Pas grushtit të shtetit nga Pinoçeti, u vendos në Venezuelë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlerësohet si një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës bashkëkohore në gjuhën spanjolle.
Isidor Koti eshte gazetar, pedagog, autor i disa librave publicistike dhe letrar dhe se fundi, vjen me nje botim te ri, bazuar ne pervojen jetesore, me nje liber per administrimin e komplekseve te banimit ne komunitet
Ismail Kadare është shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel
Ismet Mehmeti ka lindur me 18 prill 1959 ne Peqin. Me pas familja e tij u zhvendos ne Rrogozhine dhe ne Durres, ku ka perfunduar shkollen e mesme. Mehmeti i ka perfunduar studimet e larta ne degen gjuhe - letersi ne Fakultetin Histori - Filologji, ne vitin 1986. Per disa kohe ka punuar mesues dhe me pas ne sherbimin diplomatik, duke filluar nga vitet '90. Prej shume vitesh jeton ne ravena ne Itali.
qe ne moshen studentore ka nisur te shkruaje vargjet e para me poezi dhe te botoje ne shtypin periodik. Ismet Mehmeti eshte autor i librave "Puthje e eger" dhe romanit "Meribona"
Italo Calvino ka lindur në vitin 1923. Ai është romancier, tregimtar, studiues dhe gazetar. Calvino u nda nga jeta më 19 shtator 1985.
Ivo Andrić është prozator, poet, dhe romancier jugosllav. Ai ka lindur në vitin 1898 dhe është ndarë nga jeta më 17 mars 1975. Andric është fitues i Çmimit Nobel në Letërsi.
Jean-Marie Gustave Le Clézio, i njohur si J. M. G. Le Clézio është shkrimtar dhe profesor me origjinë franko-mauritan, i lindur më 13 prill 1940. Ai ka marrë Çmimin Nobel në Letërsi 2008 me motivacionin “autor i eksperimentimeve të reja, aventurave poetike të një ekstaze sensuale; një eksplorues i njerëzimit brenda dhe jashtë civilizimit mbizotërues.”
John Ronald Reuel Tolkien lindi më 3 janar 1892 në Bloemfontein, (sot Afrika Jugore) dhe vdiq më 2 shtator 1973 Bournemouth, Britania e Madhe. Ishte shkrimtar dhe filolog. Ai është njohur në gjithë botën është J. R. R. Tolkien si autor i trilogjisë The Lord of the Rings, në shqip Kryezoti i Unazave
John Maxwell "J. M." Coetzee është eseist, gjuhëtar, përkthyes dhe novelist nga Afrika e Jugut. Ai mori çmimin nobel për letërsinë në vitin 2003. Ai është zhvendosur në Australi në vitin 2002 dhe jeton në Adelaide. Që nga viti 2006 ka marrë shtetësinë e atij vendi. Në veprën e tij është i ndikuar nga Dostojevski, Kafka, Faulkner. Veç Nobelit, Coetzee është fitues edhe i çmimit Man Booker Prize, etj.
Jean-Louis Lebris de Kerouac (në art Jack Kerouac) u lind më 12 mars 1922 në Lowell, Masaçusets. Ishte fëmija i tretë, pas vëllait të madh dhe motrës, i një familjeje të mesme franko-kanadeze, të dy prindërit, Leo dhe Gabrielë, të emigruar secili më vete nga Kuebeku, Kanada.
Që në moshë fëminore u shfaq tek Kerouaku i ri pasioni për letërsinë, me mbajtje ditarësh në fillim, dhe, siç tregon, me dramën e parë të shkruar në moshën 11 vjeçare.
Në shkollën e mesme, Kerouaku i ri shkëlqeu me talentin e tij në futbollin amerikan, basketboll dhe atletikë, çka i siguroi një bursë studimi në Universitetin Kolumbia, Nju Jork,ku gjithashtu bëhet pjesë e ekipit prestigjoz të futbollit të këtij Universiteti. Pas një viti, dëmtimi në gju bëri që të lërë aktivitetin sportiv, duke i humbur për pasojë edhe të drejtën e bursës, e kështu u detyrua të ndërpresë studimet.
Që në vitet e para të aspiratës së tij si shkrimtar, Xheku iu kushtua gjetjes së një stili personal të shkruari. Ai mendonte se shkrimtari duhet të shkruajë për përvoja dhe realitete që i njeh shumë mirë dhe që përvëlojnë për të dale në dritë. Ishte një lexues i pasionuar dhe lexoi një pafundësi autorësh, të cilët përfshihen me thënie ose situata në mjaft prej veprave të veta.
Gjatë viteve ‘60 Xhek Kerouakutiu desh të luftojë me alkolin, por pa sukses. Kjo solli rrënimin e shpejtë shëndetësor, që çoi në vdekjen e tij të parakohëshme në moshën 47 vjeçare, më 21 Tetor 1969, në St. Petersburg, Florida.
Jack Weatherford është autori bestseller i New York Times për librat Genghis Khan dhe krijimi i botës moderne; Dhuruesit indianë: si indianët e Amerikës transformuan botën; Historia e fshehtë e mbretëreshave mongole; dhe Historia e parasë, midis librave të tjerë të njohur. Specialist për fiset, ai ka qenë për shumë vite profesor i antropologjisë në Macalester College në shtetin e Minnesota-s, dhe tani e ndan kohën e tij midis Shteteve të Bashkuara dhe Mongolisë.
Jacqueline Sussan u lind në Filadelfia. Nënën e kishte mësuese dhe të atin piktor. Në shkollë, Sussan-i ishte një studente inteligjente, por dembele. Ajo shënoi testin më të lartë të inteligjencës, me 140 pikë në klasën e saj, duke bërë që e ëma të besonte se në një të ardhme të afërt do të bëhej një shkrimtare e mirë.
Mbasi mori diplomën, e ëma donte që ajo të fillonte të jepte mësim, por Sussan-i u shpërngul në Nju - Jork për të realizuar ëndrrën e saj: të bëhej aktore. Sussan-i luajti disa role në filma, si te "The women", kurse më vonë u bë modele. Në Nju- Jork, Sussan-i takoi agjentin e shtypit Irving Mensfild, me të cilin u martua.
Megjithëse e sëmurë, ajo ishte e vendosur të bëhej një autore e suksesshme dhe këtë e arriti me librin e bujshëm: "Lugina e kukullave". Fama e saj vazhdoi me botimin e dy romaneve të tjerë: "The love machine" dhe "Once is not enough". Më 11 janar 1973, Sussan-i u trondit shumë kur mësoi se ishte në fund të jetës së saj, por ajo ishte e vendosur ta mbaronte romanin e saj të fundit "Once is not enough".
Si të gjithë librat e mëparshëm, edhe ky korri një sukses të dukshëm, duke u renditur në listën e librave më të shitur të "Nju Jork Tajmsit". Mbas kësaj shëndeti i saj pësoi rënie të shpejtë. Kur u shtrua në spital për herë të fundit, ajo ra në koma për shtatë javë dhe vdiq në msohën 56 - vjeçare, më 1974.
Jacques Attali është shkrimtar, ekonomist, autor i mbi 50 librave dhe ish-këshilltar i presidentit François Mitterrand. Ai është themeluesi dhe presidenti i parë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Aktualisht drejton kompaninë “Positive Planet”, instituti më i madh në botë për mikrofinancimet.
Pierre-Henry Salfati është regjisor, skenarist dhe jep mësim filozofinë hebraike.
Jacques Charmelot, gazetar dhe shkrimtar francez, ka jetuar në Uashington, Bejrut, Teheran dhe është dërguar si reporter në frontet kryesore të luftës këto vitet e fundit, në mënyrë të veçantë në Ballkan dhe Lindjen e Mesme. Në vitin 2008 ka punuar një vit në Bagdad si kryeredaktor lokal i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP). Sot jeton mes Parisit dhe Romës.
Ka botuar artikuj dhe studime në shtypin periodik e shkencor dhe ka kumtuar në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë atdheut.
Z. Comey shërbeu si drejtor i FBI-së nga viti 2013 deri në 2017, caktuar në këtë post nga presidenti Barack Obama. Më përpara shërbeu si prokuror për Rrethin Jugor të Neë York-ut dhe zëvendësministër i Drejtësisë në administratën e presidentit George Ë. Bush. Nga ndjekja penale e Mafia-s dhe e Martha Steëart, e deri te ndihmesa për të ndryshuar politikën e administratës Bush mbi torturën dhe mbikëqyrjen elektronike, drejtimin e hetimit mbi e-mail-et e Hillary Clinton, si dhe lidhjet midis fushatës së Trump-it dhe Rusisë, Comey është përfshirë në disa prej çështjeve dhe politikave më të rëndësishme të kohëve të fundit.
Xhejms Xhojs (James Joyce), një prej autorëve më të mëdhenj të letërsisë së shekullit të XX
James M. Barrie ( 9 maj 1860 – 19 qershor 1937) ishte një autor dhe dramaturg skocez, të cilin e njohim të gjithë në ditët tona si krijuesin e Piter Panit
James Patterson ka shitur mbi 300 milionë kopje të librave të tij dhe arrin të fitojë afro 100 milion dollarë në vit, e që me bujari u jep mbështetje universiteteve, mësuesve në kolegje, librarive të pavaruara, bibliotekave të shkollave e kështu me radhë. Me i famshem eshte seriali i librave te Grate e Klubit te Vrasjeve me 14 vellime.
Jandy Nelson është shkrimtare e re amerikane dhe me dy librat e saj “Qielli është kudo” dhe “Do të të jap diellin” është shndërruar në një nga autoret më të shitura dhe të lexuara, jo vetëm në Amerikë, por në shumë vende të botës
Jānis Joņevs (lindur më 1980 në Jelgava) është një shkrimtar letonez. Pas studimeve në gjimnazin lokal të Jelgavës, ai shkoi në Riga ku mori një diplomë master nga Akademia Letoneze e Kulturës. Romani "Jelgava '94" është libri i parë i autorit, roman i cili ka marrë disa çmime, më i rëndësishmi është Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë në vitin 2014. I vlerësuar nga kritika si "një biografi e zgjuar dhe e gjallë e brezit të autorit", pas publikimit të tij, libri shpejt fitoi popullaritet në Letoni.
Janja Vidmar është një nga autoret sllovene më të vlerësuara të letërsisë për fëmijë e të rinj. Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovenë, ajo është dhe drejtuese e Seksionit të Letërsisë për fëmijë dhe të rinj
Javier Cercas (Kaseres, 1962) është shkrimtar dhe gazetar spanjoll; vepra e tij është përkthyer në mëse tridhjetë gjuhë dhe është vlerësuar me çmime të shumta. Ka marrë edhe dy çmime për tërësinë e veprës së tij: Il Premio Salone Internazionale del Libro di Torino më 2011 dhe Prix Ulysse më 2012
Jay Asher e mori idenë e librit "Trembëdhjetë arsye pse" nga një muze. Ndërsa bënte një turne duke dëgjuar guidën zanore, i bëri shumë përshtypje zëri në kufje, një grua që përshkruante gjithçka shihte, por vetë nuk ndodhej aty. Jay ka punuar në disa librari dhe jeton në Kaliforni. Libri bestseller "Trembëdhjetë arsye pse" është romani i tij i parë.
Jean Giono (1895-1970) një prej shkrimtarëve më të mëdhenj francezë. Autor i mjaft eseve, poezive, dramave, skenare filmash, si dhe mbi 30 romanesh të përkthyera në shumë gjuhë. Giono ishte një pacifist, për çka u burgos dy herë: pas pushtimit gjerman në 1940, por po ashtu dhe pas çlirimit të Francës, kur për shkak të pacifizmit të tij e akuzuan për kolaboracionizëm. Vetëm mbrojtja e zjarrtë e një personaliteti si Andre Zhidi, bëri që figura e tij të rihabilitohej plotësisht në Francën e pasluftës. J.Giono ishte anëtar i Légion 'Honneur dhe i Akademisë Goncourt.
Jean Rhys, (1890 – 1979) lindi dhe u rrit në Republikën Dominikane deri në moshën 16-vjeçare dhe më pas jetoi në Angli. Ajo shkroi dhe botoi dhjetëra vepra letrare, ndër të cilat “Deti i paanë i Sargaseve” (1966) që i dha famë ndërkombëtare.
Jean Sason është e pasionuar pas librave dhe udhëtimeve prandaj seria e pesë librave të Princeshës, që flet për realitetin e femrës në Lindjen e Mesme pati sukses të jashtëzakonshëm kudo nëpër botë. Ajo ka punuar në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe e njeh shumë mirë këtë realitet të cilin e ka ofruar mjeshtrisht në romanet e saj
Dr. Jean Sunde Peterson është autore e më shumë se tetëdhjetë librave, artikujve dhe ka marrë shtatë çmime kombëtare për mësimdhënien, hulumtimet dhe shërbimet në fushën e edukimit
Jean-Paul Sartre ishte filozof francez dhe autor, një nga figurat kryesore të filozofisë së ekzistencializmit, dhe filozofisë në përgjithësi, përfshi atë marksiste të shekullit XX. Sartre ndikoi edhe në sociologji, kritikë, studime letrare, dhe vazhdon të ndikojë. Ai mbeti i angazhuar deri në fund të jetës së tij (v. 1980). Në verë të vitit 1968 gjatë protestave në Paris Satrtre u arrestua për mosbindje civile. Presidenti Charles de Gaulle ndërhyri dhe e liroi; “Ju nuk arrestoni Volterin”, - tha ai.
Jeffrey Patrick i njohur me emrin Jeff Kinney është karikaturist, producent dhe autor librash për fëmijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është bërë i famshëm me serinë e librave Ditari i Gregut. Ai është gjithashtu edhe krijues i faqes së internetit për fëmijë Poptropica. Kinney ka lindur më 19 shkurt 1971 në Fort Uashington (SHBA) dhe ka marrë shumë çmime për librat e tij për fëmijë
Shpesh është thënë se vetë historia e Jeffrey Archer do të ishte një bestseller ndërkombëtar
Jeronim De Rada lindi në vitin 1814 në Maki të Kozencës dhe u nda nga jeta më 28 shkurt 1903. Ai ishte përfaqësuesi i shquar i romantizmit shqiptar dhe atij europian dhe ideologu i Rilindjes kombëtare shqiptare.
Jeronim Stilton është seria e librave për fëmijë, e botuar nga Shtëpia Botuese Piemme në Milano, në Itali që nga viti 2000. Që nga viti 2004 ka nisur botimin edhe në gjuhën angleze. Ideja dhe realizimi i këtyre librave është bërë nga Elisabetta Dami. Këto libra janë për lexuesit e vegjël të moshës 6-12 vjeç
JESSICA TOWNSEND jeton në Sunshine Coast të Australisë, por për disa vite ka jetuar mes Londrës dhe vendlindjes. Ajo ka punuar si redaktore në një agjensi publicitare dhe në një revistë për fëmijë.
Jeta Vojkollari është autorja e romanit "Djalli që Pagova per Këshillë". Për më tepër vizitoni website-in e saj tek : www.JetaVojkollari.com
Jhumpa Lahiri lindi në Londër më 1967-ën nga prindër bengalezë dhe u rrit në SHBA, ku jeton ende. Me veprat e saj ajo ka fituar çmime të panumërta, si Pulizer Prize, Pen/Hemingwey Award, Frank O’Connor International Short Story Award dhe Guggenheim Fellowship. Në vitin 2012 u pranua anëtare e Akademisë Amerikane të Artit dhe të Letërsisë.
Jiddu Krishnamurti ka lindur në Indi më 11 maj 1895 dhe është ndarë nga jeta më 17 shkurt 1986 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte një nga filozofët, shkrimtarët dhe motivuesit më të njohur të shekullit të XX. Shumë prej veprave të tij janë vlerësuar në Perëndim. Në gjuhën shqipe kanë ardhur dy prej veprave të tij, “Në këmbët e mësuesit” dhe “Kurajoja për të qenë vetvetja”.
Jill Alexander Essbaum është poete, prozatore dhe profesoreshë amerikane në Universitetin e Kalifornisë
JO NESBØ ka shitur 27 milionë kopje të librave në mbarë botën. Ndër këto përmendim librat “Lakuriqi i natës”, “Furrtaret”, “Nemesi”, “Ylli i djallit”, “Leopardi”, “Fantazma”, “Policia” - të gjithë pjesë e serisë me protagonist detektivin Herri Hol dhe thrillerat “Gjuetari i kokave”, “Gjak dhe dëborë”.
JK Rowling, (Joanne Kathleen Rowling), lindi më 31 korrik të vitit 1965 në Bristol. Fama e saj është e lidhur me serinë e romaneve për Harry Potter, që i ka shkruar me pseudonimin e J. K. Rowling (ku "K" qëndron për Kathleen, emrin e gjyshes), e cila është arsyeja se pse shkrimtarja është identifikuar si Joanne Kathleen Rowling. Pas martesës në vitin 2001, emri i saj ligjor është Joanne Murray. Veç serisë së Harry Poter, njihet edhe me pseudonimin Robert Galbraith, ku ka tre romane mister dhe thriller
Jodi Picoult është autorja mjaft e njohur e njëzet romaneve. Në vitin 2003 mori çmimin e librit më të shitur artistik nga "Neë England Bookseller". Ka marrë edhe disa çmime të tjera të rëndësishme nga Shoqata e Librarive, Trusti Margaret Aleksander apo Romancierët e Amerikës. Në vitin 2007 u cilësua si autorja e vitit nga "Ëaterstone" në Britaninë e Madhe dhe është vlerësuar nga një varg shkollash e revistash të specializuara për letërsinë. Librat e saj janë përkthyer në 34 gjuhë të botës. Jeton në Nju Hempshajër me bashkëshortin dhe tre fëmijët.
Për njëzetepesë vite, Joe Navarro ka qenë agjent special i kundërzbulimit në FBI dhe mbikëqyrës i specializuar në komunikimet joverbale. Ai është lektor në universitetin Saint Leo dhe në FBI. Marvin Karlins ka marrë doktoraturën për psikologji nga universiteti Princeton dhe është pedagog për menaxhimin në universitetin e South Florida-s. Është autor i njëzetetre librave dhe së fundmi ka bashkëpunuar me Joe Navarro-n për librin Phil Hellmuth Presents Read ‘Em and Reap.
John Robert Fowles (1926 – 2005) ishte një shkrimtar anglez i njohur ndërkombëtarisht, të cilin kritika e ka pozicionuar midis modernistëve dhe postmodernistëve
Ishte një shkrimtar dhe dramaturg anglez, veprat më të njohura të të cilit janë “Saga e Forsajtëve”, “Një komedi moderne” dhe “Kapitulli i fundmë”. Ai fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 1932.
Përveç statusit të tij letrar, Galsworthy ishte gjithashtu një aktivist i njohur, për çështje të tilla si mbrojtja e të drejtave të grave, reforma e burgjeve dhe mbrojtja e kafshëve. Galsworthy ka qenë kryetari i PEN, një organizatë që nxit bashkëpunimin ndërkombëtar përmes letërsisë.
John Green është një ndër shkrimtarët amerikanë më të vlerësuar, sidomos me romanet për të rinj. Është fitues i disa çmimeve letrare kombëtare. Vepra që e bëri të famshëm është “Duke kërkuar Alaskën” dhe Faji në yjet tanë”. Këto dy romane janë përkthyer në shqip, së bashku me “Qyteti prej letre”
John Ray Grisham është një nga shkrimtarët më të shitur amerikanë, avokat, politikan dhe aktivist i njohur për thrillerat ligjor popullor. Librat e tij janë përkthyer në 42 gjuhë në mbarë botën.
John Irving (1942) është shkrimtar bashkëkohor amerikan. Romanet e tij janë përkthyer në më shumë se 35 gjuhë të botës. Është kandiduar tri herë për National Book Award, të cilin e fitoi më 1980, për romanin “Bota sipas Garpit”. Shumë prej romaneve të tij janë përshtatur në skenarë dhe janë dramatizuar e ekranizuar. Në vitin 2000, fitoi çmimin Oscar për përshtatjen më të mirë për skenar të romanit The cider house rules.
John Steinbeck, romancier dhe tregimtar i shquar amerikan i shekullit të XX, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi. Ai ka lindur në vitin 1902. U nda nga jeta më 20 dhjetor 1968. John Steinbeck njihet nga lexuesi shqiptar edhe para viteve ‘90 me romanin Vilet e zemërimit. Tashme, jane perkthyer edhe vepra te tjera si Ne lindje te Edenit, Njerez dhe minj, etj.
Jojo Moyes Ka punuar për gazetën "Indipendent" për dhjetë vjet, para se të largohej për t'iu kushtuar shkrimit me kohë të plotë. Romanet e saj te mëparshme janë pritur shumë mirë nga kritika dhe përfshijnë titujt: "The ship of brides", " After you" dhe libri i fundit qe ka fituar dhe çmime, "Me before you" i cili është botuar në shqip (2012) dhe është pritur mirë nga lexuesi.
Jonathan Franzen është eseist dhe prozator amerikan, fitues i National Book Award në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2001
Jorge Amado, është një prej shkrimtarëve më të njohur të bumit në Amerikën Latine të viteve ’60. Ai është përkthyer në mbi 35 gjuhë. Ka lindur në vitin 1912 dhe është ndarë nga jeta në vitin 2001.
Jorge Luis Borges është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XX. Ndonëse nuk e mori Çmimin Nobel në letërsi, vepra e tij arriti majat. Ai shquhet për erudicionin e jashtëzakonshëm, mjeshtrinë e rrëfimit dhe ndjeshmërinë e lartë ndaj çështjeve që prekin dhe kanë tëbëjnë me qeniet njerëzore
José Luís Peixoto eshte autor i njohur portugez dhe ka shkruar disa libra ne poezi, proze, drame dhe eseistike
Shkrimtari portugez dhe laureat i Çmimit Nobel Hose Saramago mbetet ndër shkrimtarët më të shquar të shekullit të XX. Ai ka qenë gazetar dhe ka fituar një sërë çmimesh letrare, duke përfshirë edhe Nobelin në vitin 1976. Shquhet për qendrimet e tij antikonformiste ndaj politikës apo fesë.
Joseph Conrad ishte një romancier polak anglishtfolës, i cili sot njihet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë angleze
Josif Papagjoni eshte studiues dhe regjizor i teatrit, autor i disa teksteve universitare ne kete fushe, me titull Profesor, si dhe tregimtar
Jostein Gaarder është një nga autorët më të njohur të letërsisë moderne norvegjeze, ku pikun e famës e arriti me librin Bota e Sofisë
Joyce Carol Oates ka shkruar 56 romane, mbi 30 përmbledhje me tregime, tetë vëllime me poezi, drama, ese të panumërta dhe kritikë letrare
JP Delaney është pseudonimi i autorit Anthony Capella, i lindur në Ugandë, më 1962. Studimet e larta i ka kryer në Kolegjin St. Peter, në Oksford, ku u diplomua për letërsi angleze. Romanet e tij janë përkthyer në më shumë se nëntëmbëdhjetë gjuhë dhe janë përdorur si skenarë filmash të suksesshëm.
Juan Rulfo lindi më 16 maj 1917. Ai është romancier, tregimtar dhe fotograf meksikan, i konsideruar si babai i realizimit magjik. Rulfo u nda nga jeta në vitin 1986.
Jukio Mishima (1925 – 1970), një shkrimtar shumë produktiv, nga shumë kritikë konsiderohet të jetë novelisti më i rëndësishëm japonez i shekullit XX. Veprat e Mishimës përfshijnë 40 novela, poezi, ese dhe drama moderne. Ai është nominuar tri herë për çmimin Nobel për letërsi.
Julia Navarro eshte nje gazetare dhe analiste shumë e njohur në Spanjë, e vlerësuar mjaft edhe për shkrimet politike rreth aktualitetit spanjoll.
Julian Barnes, lindur më 1946, është shkrimtar britanik. Romanet dhe tregimet e tij janë parë gjithnjë si shembuj të postmodernizmit në letërsi. Bir i dy mësuesve francezë, qysh i vogël, u shpërngul nga Leicesteri në Londër. Ka studiuar në City of London School dhe Magdalen College Oxford. Ka punuar si redaktor letrar dhe kritik kinematografik për revista si New Review, The Observer, Sunday Times, dhe më vonë, si korrespondent i jashtëm për The New Yorker. Ka qenë tri herë finalist i Booker Prize, çmim të cilin e fitoi në vitin 2011 me romanin “Enigma e një fundi”.
Julio Cortázar është poet dhe romancier belgo-argjentinas. Lindi në vitin 1914. U nda nga jeta më 12 shkurt 1984. Cortazar mbahet si një ndër mjeshtrat e shquar të tregimit të shekullit të XX. Në shqip kanë ardhur vepra të tilla si Provimi.
Junot Diaz është autor i koleksionit me tregime të shkurtra "I mbytur" dhe shkrimet e tij janë publikuar te New Yorker, Paris Review, The Best American Short Stories. Ai lindi në Santo Domingo, në Republikën Dominikane, u rrit në Nju - Xhersi dhe aktualisht jeton në Nju - Jork, ku punon si profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT).
Jurij Hudolin (Lubjanë, 1973) është shkrimtar, redaktor, kolumnist, skenarist dhe përkthyes slloven. Ai studioi gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filozofik të Lubjanës
Justine Lévy, e lindur në vitin 1974. Në vitin 1995, viti në të cilin ajo debuton me romanin e saj Rendezvous. Fundi i martesës bëhet frymëzim për romanin e dytë, Asgjë me rëndësi, i përkthyer edhe në shqip dhe i botuar po nga DITURIA, që pati sukses të madh dhe shkaktoi skandal, sepse burrërrëmbyesja ishte Karla Bruni. Me romanin Vajza e keqe, gjithashtu një vepër autobiografike, përveç publikut ajo përfundimisht bëri për vete edhe kritikën.
Shkrimtarja e njohur austriake Jutta Treiber ka shkruar romane për të rinj e të rritur, libra për fëmijë, poezi, drama dhe tregime. Krijimtaria e saj është nderuar nga Bashkia e Vjenës me Çmimin Libri më i mirë për Fëmijë si dhe Çmimin Libri më i mirë për të Rinj. Ajo është nderuar edhe Çmimin mbarëaustriak për Librin më të mirë për të Rinj. “Krijimtaria e shkrimtares Jutta Treiber e ka pasuruar ndjeshëm letërsinë në gjuhën gjermane dhe ka kontribuar shumë në vendin kulturor që zë Austria në botë”, është shprehur Presidenti Federal Dr.Heinz Fischer. Deri më sot librat e Jutta Treiber janë përkthyer në 25 gjuhë të botës. Libri u botua në bashkëpunim me rrjetin TRADUKI.
Kahlil Gibran është poet, piktor dhe filozof libanezo-amerikan. Ai është ndarë nga jeta në vitin 1931. Gibran mbahet si një nga mendjet më të holla të letërsisë dhe mendimit të shekullit të XX. Në shqip është përkthyer libri më i suksesshëm i tij Profeti, në dy variante, nga dy botues të ndryshëm
Karl Gustav Jung u lind në 26 korrik të 1875 dhe u nda nga jeta me 6 qershor 1961. Mbetet themelues i psikologjisë analitike. Një nga psikologët më të shquar të shekullit të XX
Karl Popper është një nga filozofët më të shquar të shekullit të XX, themelues i idesë së shoqërisë së hapur. Ai ka lindur në vitin 1902 dhe është ndarë nga jeta më 17 shtator 1994. Vepra e tij themelore është “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”
Kasem Trebeshina është ndër disidentët e rrallë të letërsisë shqipe, krijimtaria e të cilit vazhdon të komunikojë dhe provokojë edhe sot lexuesin.
Kate Atkinson ka lindur ne Nju Jork dhe jeton ne Edinburg. Eshte autore e disa romaneve dhe librave me tregime. Ka fituar disa çmime kombetare dhe nderkombetare. Disa prej librave te saj, perfshire edhe librin "Jete pas jete" jane bestseller-a nderkombetare
U lind në Kaliforninë e Jugut. Ka studiuar në Universitetin e Bostonit, ku mori diplomën baçelor dhe master për muzikë klasike. Duke realizuar ëndrrën e jetës së saj, ajo ka shkruar katër romane të sagës “Perandorja e Romës” dhe dy libra, ngjarjet e të cilëve zhvillohen në kohën e Rilindjes Italiane, ku përshkruan vitet e para të klanit famëkeq Borxhia. Të gjithë librat e saj janë përkthyer në shumë gjuhë. Tani jeton në Merilend, me bashkëshortin dhe me dy qentë e zinj të quajtur Cezar dhe Kalpurnia.
Katerina Gremo është autore e disa librave të kuzhinës, kryetare e “Federatës Shqiptare të Gastronomisë”, si dhe drejtuese e rubrikës së kuzhinës, pranë Televizionit Publik Shqiptar, rubrikë të cilën e drejton që prej vitit 2008.
KATHERINE APPLEGATE është autore e librit Ivani unik dhe i pashoq, fitues i Newbery Medal. Romani i saj i fundit, Krenshau, qëndroi mbi njëzet javë në listën e bestsellerëve të New York Times. Ajo ka shkruar edhe romanin Shtëpia e guximtarit. Katherine Applegate jeton me familjen e saj në Tiburon të Kalifornisë.
Kate Kay dhe Claire Shipman janë dy shoqe, të dyja reportere, të cilat nisën ta shkruanin këtë libër së bashku tetë vjet më parë. Ato janë bashkautore edhe në librat “Womenimics“ dhe “The confidence code”, dy prej librave më të shitur sipas “New York Times”. Katty është spikere lajmesh në BBC News.
Kazuo Ishiguro është fitues i çmimit Nobel në letërsi 2017 dhe Booker Prize në Britani. Ai është japonez dhe jeton në Birtani bashkë me familjen. Vepra e Ishiguros është përkthyer në njëzet e tetë gjuhë
Ken Follet njihet si shkrimtar i temave tepër të prekshme dhe i ngjyrave
Kenzaburō Ōe, shkrimtar dhe akademik japonez, lindi më 31 janar 1935. Ai është fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 1994. Ai ka ndikim të fuqishëm nga letërsia franceze dhe amerikane, të cilën e ka gërshetuar me atë japoneze. Njëherësh Oe ka një përgatitje të lartë në fushën e teorisë së letërsisë.
Kerstin Gier (1966) është një autore gjermane e disa romaneve për të rritur dhe për lexues të rinj. Ajo është ndërkombëtarisht e njohur për trilogjinë e gurëve të çmuar, që fillon me “E kuqe rubini”.
Khaled Hosseini, bir i një diplomati, u lind në Kabul, në Afganistan. Familjes së tij iu plotësua kërkesa për azil politik në SHBA më 1980. Jeton në veri të Kalifornisë dhe është mjek. "Gjuetari i balonave" është romani më i fuqishëm epik i kohëve të fundit, një sukses i jashtëzakonshëm letrar i botuar në shumë vende të botës. Dreamworks, shoqëria kinematografike e Steven Spielberg-ut, ka fituar të drejtën për të realizuar filmin me këtë subjekt, i cili tashmë është duke u xhiruar
Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. Është i njohur si shkrimtar, romancier, tregimtar, eseist, publicist dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas
Qysh fëmijë i kalonte netët duke i përpirë librat, edhe pse të nesërmen në shkollë ishte e rraskapitur dhe i duhej të mbante qepallat hapur. Romani i saj debutues “Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat” është zgjedhur nga Goodreads si një nga librat më të mirë të vitit. “Me ty do të prek qiellin”, është romani i saj i tretë që vjen në gjuhën shqipe, pas romanit të suksesshëm “Gjithmonë ti, Rilei”. Jeton në Norfolk, Angli, me të shoqin dhe të birin. Për të mësuar më shumë rreth saj, shihni www.kirstymoseley.com
Klara BUDA, është gazetare, shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. E vendosur në Paris që prej vitit 1990, ajo ka punuar respektivisht për UNESCO-n, BBC-në dhe Radio Francën Internacionale, ku drejtoi redaksinë shqipe deri në mbylljen e sa
Kleidor Rustemi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale në vitin 2000. Që prej asaj kohe ai është angazhuar aktivisht në fushën e zhvillimit social dhe menaxhimit të biznesit, përmes projekteve të ndryshme me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, duke zhvilluar aftësitë e tij në të dy drejtimet
Kleitia Vaso ka lindur në Tiranë. Për një kohë të gjatë ka jetuar Amerikë, ku ka mbaruar masterin për letërsi krahasuese Universitetin e Georgia-s. Këto ese janë shkruar në Tiranë periudhën qershor 2014 - tetor 2016. Esetë ndërthurin sisht përvojat nga jeta në këto dy vende. Aktualisht, Kleitia jeton në Poloni, ku ndjek studimet për doktoraturë në letërsi, art dhe kulturë.
Prozator, poet, publicist dhe dramaturg, Kliton Nesturi është një ndër autorët me individualitet të spikatur. Krijimtaria e tij shquhet për larmi temash dhe zhanresh, në të cilat lexuesi ndesh fatin e mjaft personazheve, që në jo pak herë është edhe fati i tij. “Spaletat” është libri i tij i tretë me tregime
Knut Hamsun, romancier e poet norvegjez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne. Thomas Mann – i e quante Hamsunin pasardhës të Dostojevskit e të Niçes.
Konstantin Kavafis është një nga poetët më të mirë jo vetëm të letërsisë greke, por edhe asaj perëndimore
Kostë Çekrezi ishte diplomat, historian, publicist, politikan, atdhetar, i diplomuar në Universitetin e Harvardit, profesor në Universitetin e Bostonit. Ai ka shkruar disa libra për historinë e Shqipërisë
Kostis Palamas është ndër tregimtarët dhe poet më të mirë të letërsisë klasike greke të shekullit të XX dhe novela e tij “Të jesh i bukur dhe të vdesësh” i rikthehet komunikimit me lexuesit pas rreth 30 vjetësh
Kristin Ómarsdóttir, romanciere, poete, dramaturge, dhe piktore, ka lindur në Reykjavík. Ka studjuar Letërsi, spanjisht dhe islandisht në Universitetin e Islandës.
Kujtim Dashi lindi në qytetin e Shkodrës më 15 Korrik 1951. Në mesin e viteve pesedhjete shpërngulet familjarisht në Lezhë. Ka mbaruar Institutin e Larte Pedagogjik për gjuhë-letersi shqipe ne vitin 1975. Ka punuar librar, mesues, gazetar (Kryeradaktor i parë i gazetes lokale Koha Jonë) punëtor, politikan, etj. Merret me publicistike, humor, radiodramatizime, etj... Është autor i disa librave me tregime, studimeve dhe antologjive poetike.
Lucy Maud Montgomery ishte një autore kanadeze, e njohur për një seri romanesh që filluan me Ana flokëkuqen, botuar në vitin 1908. Ajo mbetet autore e suksesshme e letërsisë për fëmijë, por ka shkruar edhe romanca të paharruara si “Kështjella blu, - ëndrra e një gruaje”. Tashmë, mbetet ndër autoret klasike më të vlerësuar që lexohet edhe në ditët tona
Laurence Plazenet, 1986, ka një doktoraturë në letërsi dhe për mbi 10 vjet ka ndjekur karrierën akademike, para se të shkruante romanin e saj të parë, “E vetmja dashuri”
Lee Seung eshte nje nga emrat me te njohur te letersise bashkekohore koreano-jugore, fitues i disa cmimeve kombetare dhe nderkombetare ne artin e rrefimit
Leila Slimani është lindur në vitin 1981 në Rabat të Marokut. Nga mosha 18-vjeçare jeton në Paris. Është autore e një romani të parë tejet të mirëpritur, “Në kopshtin e gogolit”. Për romanin e saj të dytë, “Këngë e ëmbël” të pritur vetëtimthi nga lexuesi dhe kritika franceze, është nderuar me çmimin “Goncourt, 20016”. Më pas do të nderohet edhe me çmime të tjera, siç është çmimi i lexuesve i revistës Elle, Grrand Prix des lectrices 2017.
Lekë Sokoli është pedagog në fushën e sociologjisë dhe autor i disa librave në këtë fushë. Me botimet dhe kërkimet e tij, si dhe drejtimin e revistës dhe Institutit të Sociologjisë, ka dhënë një kontribut të çmuar për zhvillimin e kësaj disipline dhe shqyrtimin e fenomeneve shoqërore në vend.
Lena Manda ka studiuar për edukatore, ka punuar gazetare dhe më pas ka shkruar disa libra të cilët janë pëlqyer nga lexuesit në Greqi dhe më gjerë
Leo Buscaglia është autor dhe sociolog i famshëm amerikan i shekullit të XX. Ai ka lindur në vitin 1924 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1998. Nga Buscaglia është përkthyer në shqip libri “Dashuri” dhe “Çifti i dashuruar”.
Leonora Laçi, ka lindur në vitin 1992 në Shkodër. Mbaroi studimet universitare gjatë viteve 2010 - 2013 në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në profilin histori dhe i vazhdoi studimet e thelluara në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Histori-Filologji gjatë viteve 2013 - 2015, ku mbaron me rezultate të larta Masterin Shkencor. Gjatë studimeve vepron aktivisht dhe duke u angazhuar politikisht.
Merret me publicistikë dhe shkrime të karakterit historik, ku mjaft shkrime janë botuar në gazetat: Bota Sot (Zvicër), Sot (Shqipëri), Dielli (SHBA), 55 (Shqipëri), Telegraf (Shqipëri), shqiptarja.com (Shqipëri) si dhe në revista te ndryshme me karakter historik, fetar e kulturor si: "Jeta Katolike", "Kuq e Zi", "Dielli Demokristian". Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit. Është Sekretare e Përgjithshme në Shoqatën "Trojet e Arbrit" me qendër në Kosovë, nga viti 2014 deri tani, si dhe koordinatore për Shqipërinë, Malin e Zi, Çamërinë dhe Maqedoninë.
"Emigracioni politik shqiptar ne vitet 1944-1955", është vepra e parë e saj, por shumë shpejt do dalë me të tjera studime. Aktiviteti i saj në ecejaket e pareshtura në hulumtimet nëpër arkiva sa në AQSH, AMPJ dhe AMPB, nuk përfundon këtu, por do të vazhdojë me seriozitet duke ju përmbajtur së vertetës.
Leon Tolstoi lindu më 9 shtator 1828 në Jasnaja Poljana në një familje fisnikësh. U rrit dhe u edukua pranë natyrës. Studioi në Universitetin e Kazanit. Punoi shumë kohë mësues dhe u mor me bujqësi. Përvojat njerëzore dhe vëzhgimet e holla e bënë atë mjeshtrin e rrëfimit në të gjithë letërsinë botërore, falë trashëgimisë së jashtëzakonshme që na ka lënë me vepra të tilla si “Ana Karenina” apo “Lufta dhe paqja”
Lewis Carroll lindi në vitin 1832. Ai është poet, romancier dhe matematikant anglez. Lindi në vitin 1832. U nda nga jeta më 14 janar 1898. Lexuesi e njeh për librin “Liza në botën e çudirave”.
Liane Moriarty është autorja e pesë romaneve për të rritur: “Tre dëshira”, “Përvjetori i fundit”, “Ç’harroi Liza”, “Historia e dashurisë së hipnotizueses” dhe “Sekreti i bashkëshortit”. “Sekreti i bashkëshortit” është renditur i pari në listën e librave më të shitur të “The New York Times-it”. Ai ishte libri më i shitur në Britaninë e Madhe dhe po ashtu Libri më i Shitur në Amazon për vitin 2013. Romani numëron miliona kopje të shitura në mbarë botën, do të ekranizohet si film dhe do të përkthehet në mbi 35 gjuhë të botës.
Liana jeton në Sidneji me bashkëshortin, djalin dhe vajzën.
Lindita Arapi, autore dhe gazetare e Deutsche Welles ka botuar disa libra në prozë e poezi
Liridon Mulaj ka lindur nё Fushё- Arrёz. Poeti që gjithnjë e më tepër po tërheq vëmendjen e dashamirësve të librit dhe letërsisë me krijmtarinë e tij në poezi dhe prozë ёshtё autor i tre veprave të mirëmpritura nga lexuesi dhe kritika, si romani “Mos harro të më kujtosh”, “Kёrkohet njё vrasёs”, “I pakuptuari”.
Lisa Brennan-Jobs, (17 maggio 1978) është e bija e bashkëthemeluesit të Apple-it, Steve Jobs dhe artistes Chrisann Brennan. Për shumë vjet, i ati ia mohoi atësinë, duke shpënë kështu në gjyqe dhe spekulime pa fund. Më në fund, babë e bijë u pajtuan. Lisa Brennan-Jobs ka punuar si gazetare në revista të ndryshme.
Lisa Genova ka marrë titullin “Doktor” në neuroshkencë nga Universiteti i Harvardit dhe është autore e suksesshme e librave “Left Neglected”, “Love Anthony”, “Inside the O’Briens” dhe “Every Note Played”.
LISA WINGATE ka qenë gazetare, është folëse frymëzuese dhe autore e më shumë se dymbëdhjetë romaneve tepër të shitur. Punët e saj kanë fituar apo janë përzgjedhur për shumë çmime, përfshi çmimin letrar “Pat Konroj Sauthern”, çmimet “Oklahoma”, “Karol” dhe “Kristi”, si dhe çmimin “RT Rivjuërs”. Jeton në Uaçita Mauntins, në Arkansasin Jugperëndimor.
Në Living do të gjeni gjithçka për Kuzhinën, Modën, Bukurinë, Estetikën, Udhëtimet, Peshkimin, Kopshtarinë dhe Dekorin e Shtepivë
Liz Pichon ka qenë e pasionuar pas artit në shkollë, është bërë dizajner dhe drejtuese arti në Jive Records dhe më pas nisi të publikojë libra për fëmijë. Pas botimit të librit Bota brilante e Tom Gates në Britaninë e Madhe fitoi disa çmime prestigjioze në letërsinë për fëmijë duke përfshirë çmimin Roald Dahl, Çmimin e Librit për Fëmijë nga Waterstone dhe çmimin “Blue Peter Book”. Pichon jeton në Brighton në Angli bashkë me familjen e saj
“Pa frymë” është romani i parë i Lorenco Amurri-t, finalist i çmimit "Strega" (2013) dhe fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, në vitin 2015. Autori ka botuar edhe një tjetër rrëfim autobiografik Perché non lo portate a Lourdes?. Ai ndërroi jetë në vitin 2016, në moshën 45-vjeçare, pasi jetoi për pothuajse 20 vjet si paraplegjik.
“Ishte 12 janari. Isha 26 vjeç. Librin nisa të shkruaja shumë më vonë. Desha të shkruaja për shumë arsye. E para, sepse njerëzit “normalë” nuk e dinë mirë se çfarë fshihet pas një personi në karrocë. Për shembull, nuk e dinë që vetë karroca është një çmim. Që të arrish aty duhet të lodhesh, duhet punë dhe nuk është e thënë që ia del. Ditën në të cilën arrin të ulesh, duket absurde kjo që po them, por është dita kur ke filluar të fitosh.”
Nga një intervistë e autorit me Vanity Fair
Luan Rama është kineast, studiues arti, publiçist, shkrimtar, përkthyes dhe ka lobuar si ambasador (1991-1992) në Paris, Francë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar Shqipërinë edhe në UNESCO.
Lucinda Riley lindi në Irlandë. Pas karrierës si aktore filmash, teatri dhe televizioni, shkroi librin e parë në moshën njëzetekatërvjeçare. Librat e saj janë përkthyer në më tepër se tridhjetë gjuhë dhe kanë shënuar mbi trembëdhjetë milionë kopje të shitura në mbarë botën. Ajo është autore bestseller e Sunday Times dhe New York Times.
Lucrezia Scali ka lindur në Monkalieri në vitin 1986 dhe disa vjet më vonë, është transferuar në Torino. Dashuria për kafshët e nxiti të vazhdonte Fakultetin e Veterinarisë në Gruljasko, ku vazhdon ende studimet. Që nga viti 2012, ajo ka edhe një blog të vetin: Libri që rreh (Il libro che pulsa).
Ludwig von Mises eshte ekonomist, filozof dhe mendimtar austriak i shekullit te XX. Ai eshte perfaqesues i ideve liberale, dhe themelues i shkolles se Vjenes ne fushen e mendimit ekonomik
Gazetar i Gazzetta dello Sport. Prej vitesh shkruan libra të suksesshëm për fëmijë. Gjithashtu. ka shkruar edhe romane për të rritur. "Perse më quajnë Xhovanr ka fituar çmime të shumta dhe ka frymëzuar filmin dokumentar, "lo ricordo", prodhuar nga indiana Production për Fondacionin ''Progetto Legalitë", si përkujtim për Paolo Borsellino-n dhe të gjitha viktimat e mafias.
Ugolini lindi në Bertinoro në 8 shtator 1895. Studimet i kreu në Universitetin e Bolonjës për Arkeologji. Kryesues i misionit arkeologjik që zbuloi sitin arkeologjik të Butrintit, Ugolini është autor i veprave te tjera si Shqiperia Antike, Malta: Origjini e Qytetërimit Mesdhetar
Luigi Pirandello është dramaturg, novelist, poet dhe mjeshtër i tregimit të shkurtër. Ai lindi më 28 qershor 1867 në Itali dhe u nda nga jeta më 10 dhjetor 1936. Në vitin 1934, Pirandello fiton Çmimin Nobel në Letërsi “për rigjallërimin e dramës”. Veprat e Pirandello përfshijnë romane, qindra tregime, dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave në dialektin sicilian.
Lindi në veri të Kilit në 1949, u detyrua të braktiste atdheun për shkak të përfshirjes së tij në aktivitetet politike gjatë lëvizjeve studentore, e cila përfundoi në burgosje nga regjimi i gjeneralit Pinoçet. Për shumë vite udhëtoi nëpër Amerikën Latine dhe Europë, duke punuar në vende të ndryshme. Që nga 1997 Sepúlveda ka jetuar në Gijon, Spanjë. Ky autor ka fituar çmime të panumërta letrare.
“Letërsia është mënyra më e mirë për të zhdukur kufijtë, për të harruar, për të bërë të mundur që njeriu të udhëtojë lirisht në territoret e imagjinatës, në atë territor që nuk njeh as kufij as atdhe”.
Idealit të një letërsie si mision - në mbrojtje të më të dobtëve, të të harruarve të kësaj bote të plagosur - nga këto është frymëzuar Luis Sepúlveda, i konsideruar tashmë si një autor mit i letërsisë amerikano-jugore.
Luka Bekavac, lindur në Osijek, Kroaci, në vitin 1976, është shkrimtar, përkthyes dhe teoricien letërsie. Ai jep mësim në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zagreb dhe shkruan vazhdimisht artikuj për filozofinë, letërsinë e krahasuar dhe muzikën në gazeta e revista kulturore me emër. Romanet e tij, Drenje (2011) dhe Viljevo (2013), janë kandiduar për një sërë çmimesh kombëtare. Në vitin 2015, romani Viljevo u nderua me Çmimin Europian të Letërsisë për Kroacinë.
Luljeta Lleshanaku lindi më 1968 në Elbasan, dhe u rrit në një familje në internim. Ajo është një ndër poetet bashkëkohore shqiptare. Lleshanaku ka studiuar letërsi në Universitetin e Tiranës dhe ishte redaktore në revistën javore Zëri i Rinisë. Më vonë ajo punoi në gazetën Drita. Ajo është autore e katër përmbledhjesh poezish, një volum i cili është i përkthyer në anglisht. Poezitë e saj janë një përzierje e imagjinatës me realitetin. Në vitin 1996, merr çmimin për librin më të mirë të vitit nga shtëpia botuese Eurorilindja. Në vitin 1999 merr pjesë në International Writers Program në Universitetin e Iowas.
M. Karagatsis (Greek: Μ. Καραγάτσης) është emri i artit i shkrimtarit grek Dimitris Rodopoulos. Ai ishte gjithashtu gazetar, kritik dhe dramaturg. I lindur në Athinë, jetoi në Larisa dhe studio për shkenca politike në Francë. Për pseudonimin M. Karagacis, mbiemrin duket se e ka marrë nga pema poshtë së cilës lexonte, kurse nistoren M mendohet se e ka zgjedhur për nder të Mitias, personazhit të Dostojevskit te “Vëllezërit Karamazov”, por edhe ngaqë ky do të ishte shkurtimi i emrit të tij të vërtetë në botën ruse, që e adhuronte së tepërmi. Më 1933, botohet romani Koloneli Liapkin, që është libri i parë i tij. Kritika dhe lexuesit shprehen në çast me fjalët më të zjarrta, ndërsa në Larisë, ku zhvillohen ngjarjet, romani shkakton qejfmbetje dhe zemëratë. Më 1936 boton variantin e parë të romanit “Kimera e madhe”. Më 1938, boton romanin “Junkerman”, të cilin M. Karagacis e trajton si librin përmbyllës të trilogjisë, që fillon me “Kolonelin Liapkin” dhe “Kimerën e madhe.”
Majkëll Fullan është dekan i Institutit të Ontarios për Studime Arsimore të Universitetit të Torontos, Kanada. Ai është i pranuar gjerësisht si autoritet ndërkombëtar në çështjet e reformave arsimore. Idetë e tij për menaxhimin e ndryshimeve në arsim përdoren në vende të ndryshme, anembanë botës dhe librat e punimet e tij janë botuar në mjaft gjuhë.
Maks Velo është piktor, arkitekt, studiues dhe shkrimtar i njohur. Ai ka vuajtur denimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë gjerësisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera
Maksim Rakipaj eshte perkthyes i njohur dhe shkrimtar. Ai ka perkthyer shume prej veprave te letersise boterore. Rakipaj ka kaluar shume vite ne burgjet e sistemit komunist. Romani autobiografik "I mbijetuar" rreth historite ne burgje gjate komunizmit
Malala Jusafzain e vunë në shënjestër talibanët dhe e qëlluan në kokë në vitin 2012. Ajo mrekullisht mbijetoi dhe vazhdon fushatën e saj për arsimimin. Në njohje të kurajos dhe advokacisë së saj, Malala fitoi në vitin 2011 Çmimin Kombëtar të të Rinjëve për Paqe dhe në vitin 2014 iu dha Çmimi Nobel për Paqe.
I renditur nga revista “Times” si një nga 100 personat më me ndikim në botë, Malcolm Gladwell është një gazetar kanadez, i cili punon në Nju Jork. Përveç faktit se është autor i katër librave bestseller, Gladwell është gjithashtu një spiker dhe ka qenë në punë si shkrimtar në stafin e The Neë Yorker që nga viti 1996. Librat e tij, Pika e kthesës: Sa pak gjëra bëjnë një ndryshim të madh (2000), Blink: Fuqia e të menduarit pa menduar (2005), Të jashtëzakonshmit: Historia e suksesit (2008), dhe Çfarë pa qeni: dhe adventures tjera (2009) janë shfaqur në listën e bestsellerëve të New York Times. Veprat e tij merren me hulumtime në fushat e psikologjisë, psikologjisë sociale dhe sociologjisë.
Shtatë herë rekordmene botërore, Marawa Ibraim, kishte thënë dikur se nuk i kishte cilësitë që i duheshin për t´u bërë artiste. Sot ajo mban rekorde botërore për numrin më të madh të rrathëve të rrotulluar nga një individ dhe performuesja më e shpejtë në njëqindmetërsh, në patinazhin me taka të larta. Marawa punon me qindra vajza të reja anembanë botës, nëpërmjet trupës së saj “The majorettes”, fituese e mjaft çmimeve të rëndësishme.
Marente de Moor është gazetare dhe shkrimtare, autore e dy romaneve dhe e vlerësuar në vitin 2011 si shkrimtarja më e mirë e vitit në Holandë
Margerit Dyras u lind më 4 prill 1914 në Giadinh, një paralagje e Sajgonit (Vietnam). Në moshën 6 vjeçare mbeti pa të atin, ndërsa e ëma, Marie, ishte e detyruar të kujdeset për të dhe dy vëllezërit e saj. Në moshën 18 vjeçare, Dyras u kthye në Francë, ku studioi drejtësinë dhe shkencat shtetërore në Universitetin e Sorbonës.
Më 1939 u martua me poetin Robert Antelme. Pasi u lirua nga kampi i përqendrimit në Dakau, Antelme jetoi një kohë bashkë me Dyras dhe me një burrë tjetër në një "ménage á trois" (shprehje franceze për marrëdhënie mes tre personave). Martesa dështoi për shkak të jobesnikërisë së Dyras, e cila u bë e njohur për shumë afera në Francë.
Famën botërore si shkrimtare ajo e fitoi në vitin 1959 me skenarin për filmin "Hiroshima, mon amour". Për romanin "Dashnori", i cili u botua në vitin 1984, Margerit Dyras u shpërblye me çmimin e njohur "Goncourt". Dyras vdiq më 3 mars 1996 në Paris.
Marguerite Duras, konsiderohet si “zonjë e parë” e letrave franceze, dhe romani “Dashnori” (L’Amant, 1984) i së cilës është fitues i çmimit të madh letrar “Prix Goncourt”, i përkthyer deri tani në më shumë se 40 gjuhë, i vlerësuar si një nga dhjetë romanet më të mira të botuara në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar dhe një bestseller si në Europë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara
Marguerite Yourcenar lindi më 8 qershor 1903 dhe u nda nga jeta në vitin 1987. Ajo është autore dhe poete belgo-franceze, një nga shkrimtaret më të mira të shekullit të XX. Mes veprave të përkthyera në shqip është edhe romani “Kujtimet e Adrianit”.
Marina Nemat u lind në vitin 1965 në Teheran. Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 ajo u arrestua dhe kaloi më shumë se dy vjet në Evin, një burg politik në Iran. Më 1991 u vendos në Kanada bashkë me bashkëshortin dhe djalin. Kujtimet e jetës së saj në Iran u botuan së pari në Kanada në vitin 2007, me titullin E burgosura e Teheranit. Libri është botuar në 28 vende të tjera dhe u bë një bestseller ndërkombëtar. Marina Nemat është nderuar me Human Dignity Award nga Parlamenti Europian, Grinzane Prize në Itali dhe çmime të tjera. Në vitin 2010 botoi librin After Tehran: A life reclanned.
Mario Benedetti, autor i më se 80 librave në poezi dhe në prozë, vlerësohet si një ndër autorët bashkëkohorë më të mirë të gjuhës spanjolle. Kjo është vepra e tij e parë në gjuhën shqipe.
Mark Manson është një nga autorët më të njohur të momentit në SHBA për librat e zhvillimit personal. Me librin e tij “Arti i brishtië i not giving a f.uck” ka arritur të bëjë për vete me qindra mijëra lexues. Ai ka lindur më 9 mars 1984 dhe është diplomuar për financë në Universitetin e Bostonit. Blogu i tij ndiqet nga miliona lexues në mbarë botën. Ai është themelues i Infinity Squared Media
Mark Sullivan është autori i mirënjohur i tetëmbëdhjetë romaneve, përfshirë edhe serialin nr. 1 “Privat” sipas “Neë York Times”, të cilin e ka shkruar me James Patterson. Marku ka marrë çmime të shumta për librat e tij, përfshirë “ËHSmith Fresh Talent Aëard”, ndërsa veprat e tij janë cilësuar si më të mirat e vitit nga “Neë York Times” dhe “Los Angeles Times”.
Është rritur në Medfild, Masaçusets, u diplomua në Kolegjin Hamilton për letërsi angleze para se të punonte si vullnetar në Korpusin e Paqes në Nigeri, Afrikën Perëndimore.
Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, mori diplomën universitare nga Shkolla e Gazetarisë Medill në Universitetin Northëestern dhe nisi karrierën në gazetari hulumtuese. Një skiator dhe aventurier i zjarrtë. Jeton me gruan në Bozeman, Montana, ku ndjehet mirënjohës për mrekullinë e çdo çasti.
MArk Twain eshte nje nga zerat me te spikatur te letersise amerikane, i njohur per dy prej librave te njohur per femije, Aventurat e Tom Sojerit dhe Aventurat e Hakelberi Finit
Martin Camaj është autori më i shquar postmodernist i letërsisë shqipe, studiues dhe gjuhëtar i njohur që gjithë jetën e kaloi në emigrim. Ai ka drejtuar katedrën e Albanologjisë në Mynih
Martina Cole ka lindur dhe është rritur në Essex të Britanisë së Madhe. Ajo është autore katërmbëdhjetë romaneve të botës kriminale të Londrës, që të gjithë bestseller, dhe tre romanet e fundit janë shpallur më të mirët nga Sunday Times që në botimin e parë të tyre. Shitjet totale të romaneve Martina Cole arrijnë mbi tetë milionë kopje.
Sir Henry Maximilian i njohur me emrin artistik "Max Beerbohm (24 August 1872 – 20 May 1956) është një eseist, parodist dhe karikaturist i njohur anglez. Ai u bë i famshëm në vitin 1890 si mjeshtër i humorit. Por ishte edhe kritike drame për medisa të tilla si Suterday Revieë. Në vitet e fundit të jetës së tij punoi edhe në radio
Maxim Asipov është quajtur Çehovi i ditëve tona. Ai është kardiolog me profeison por ka spikatur mjeshtrisht në fushën e tregimit, romanit dhe dramës. Osipovi është përkthyer në 14 vende të ndryshme të botës dhe tani së fundi edhe në shqip, me librin e tij me tregime “Klithma e zogut të shtëpisë”
Maximilian Lambertz është albanolog austriak, i cili është marrë me studimin gjuhës shqipe duke lënë një trashëgimi të shkëlqyer studimore
Shkrimtari estonez Meelis Friedenthal (ka lindur në vitin 1973) është studiues, filozof dhe shkrimtar, i pasionuar pas romanit historik. Në vitin 2013 ka fituar çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë
Meg Cabot është shkrimtare amerikane e cila e ka arritur suksesin e saj me romanet për të rinj dhe me romanca. Ka botuar rret 80 libra, të përkthyer në më shumë se 35 vende dhe ka mbi 25 milionë ekzemplarë të shitur
Mercè Rodoreda (Barcelonë, 1908-1983) konsiderohet shkrimtarja më e lexuar dhe më e përkthyer e letërsisë katalanase. E përfshirë politikisht në veprimtarinë antifashiste, pas fitores së Frankos ajo u detyrua të merrte rrugën e mërgimit, nga ku u kthye në atdhe vetëm në vitin 1972.
Mercedes Gega ka përfunduar studimet e larta dhe master profesional në Universitetin. “Aleksandër Xhuvani” Elbasan në degën “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”. Ka botuar; “Një copëz jetë”, poezi, në vitin 2007, dhe “Fjalët e pathëna”, poezi, në vitin 2011. Jeton në Greqi
Merita Cake ose Flutura me Fat, siç parapëlqen ta quajnë, ka lindur në Shqipëri, por prej 28 vjetësh jeton dhe punon në Selanik, Greqi, si terapiste, shëruese me anë të energjisë. Pas viteve përvojë në këtë fushë, ajo vendos të botojë fillimisht në Greqi e më pas në Shqipëri dy libra, me anë të të cilëve synon të çlirojë këdo nga traumat dhe besimet e gabuara, me anë të metodës së vetëshërimit.
Autori boshnjako – serb Mesha Selimoviq (Mehmedalija "Meša" Selimović) (26 Prill 1910 - 11 Korrik 1982) mbetet një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Evropës Juglindore.
MICHAEL GREGER është mjek, autor dhe lektor i njohur në botë për ushqyerjen, sigurinë e ushqimeve dhe çështjet e shëndetit publik. Ai drejton NutritionFacts.o rg, një faqe e njohur jofitimprurëse në internet, e cila ofron video dhe artikuj të përditshëm për kërkimet më të fundit shkencore lidhur me ushqyerjen. GENE STONE ka shkruar shumë libra për ushqyerjen me bazë bimore, përfshirë bestsellerin “Forks Over Knives”.
Michael Lewis është gazetar dhe shkrimtar mjaft i njohur në ShBA. I diplomuar në Princeton University dhe London School of Economics, fillimisht ka punuar në tregun e bonove. Më pas vendosi t'i përkushtohej gazetarisë ekonomike
Michel Foucault është historian dhe filozof i shquar francez i shekullit të XX. Ai ka lindur në vitin 1926 dhe u nda nga jeta më 25 qershor 1984
Michel Houellebecq është romancier, poet dhe skenarist francez. Ai është një nga romancierët më të mirë të ditëve tona në Francë por librat e tij tashmë janë edhe bestseller-a ndërkombëtarë. Seksi, prostitucioni, islamizmi radikal dhe idetë e tij majtiste dominojnë veprat e tij, të cilat janë shoqëruar me polemika të ashpra në mjediset letrare franceze dhe europiane
Miguel Cervantes është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të këtij mijëvjeçari, veprat e të cilit janë të pashmangshme edhe në ditët tona, dhe mbetet një nga pikat referuese në të gjithë letërsinë për personazhet e tij të spiktatura te Don Kishoti i Mançes
Mihail Bulgakov (lindi më 15 maj 1891 dhe u nda nga jeta më 10 mars 1940) ishte shkrimtar, skenarist dhe fizikant ku aktivitetin kryesor e pat në gjysmën e parë të shekullit të XX. Ai është i njohur për novelën e njohur “Mjeshtri dhe Margarita”, e cila është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Mihail J. Lermontov është ndër përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe një nga zërat më të talentuar të poezisë botërore
Mila Paviçeviç e lindur në vitin 1988 është një shkrimtare kroate. E lindur dhe e rritur në Dubrovnik, studioi në universitetin e Zagrebit për Gjuhë dhe Letërsi greke. Aktive në të shkruar që në moshë të vogël, ajo është fituese e Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë (2009) për librin 'Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera'.
Mimoza Ahmeti është autore e përfshirë në tekstet shkollore të gjuhës shqipe. Poezia dhe proza e saj është përkthyer gjerësisht në gjuhët evropiane. Është fituese e çmimit ndërkombëtar (Palma e Artë” të Festivalit të Poezisë San Remo, 1998, organizuar nga RAI. Punon lektore në UMSH dhe është Doktore Shkence në fushën e Psikoterapisë, laureuar me rezultat ekselent në Vienë.
“Libri i lumturisë” vjen pas botimeve të dy vëllimeve të tjera “Delirium” dhe “Pjalmimi i luleve”.
Mira Meksi është përkthyese dhe prozatore e njohur, fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për krijimtari dhe përkthime
Mircea Eliade (9 mars 1907, Bukuresht – 22 prill 1986, Çikago ) ishte shkrimtar e filozof rumun, si dhe një nga historianët më të rëndësishëm të fesë në shekullin XX. Ai studioi në Bukuresht, Kalkuta, Paris, dhe ishte profesor i historisë së feve në University of Chicago nga viti 1957 deri kur vdiq. Eliade përpunoi shumë prej elementeve kyçe të shkollës fenomenologjike. Disa nga idetë e tij janë sot e kësaj dite pjesë e paradigmave kryesore të studimit të fesë në Perëndim
Mireille Guiliano, lindur dhe rritur në Francë, është një autore librash dhe zëdhënëse shtypi prej shumë vitesh e Champagne Veuve Clicquot. Për më se njëzet vjet, ajo ka qenë presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e Clicquot Inc. (LVMH).
Është e martuar me një amerikan dhe e kalon pjesën më të madhe të vitit në Nju Jork dhe në Francë (Paris dhe Provansë). Argëtimet e saj më të mëdha janë përgatitja e vaktit të mëngjesit, drekës dhe darkës. Librat e saj janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë.
Mithat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Veprimtar politik, shkrimtar, publicist, përkthyes, i njohur me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka
Mitrush Kuteli është mjeshtri i realizimit magjik, rrëfimtar i shkëlqyer, përkthyes i majave të letërsisë botërore; njëherësh edhe studiues dhe financier me kontribute të mëdha për ngritjen e Bankës së Shqipërisë dhe zhvillimin e monedhës kombëtare
Mo Yan është një nga romancierët bashkëkohorë me i njohur në Kinë, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, përfshirë edhe çmimin Nobel. Ka shkruar 11 romane dhe në shqip është përkthyer Bretkosa, një nga kryeveprat e tij
Moony Witcher (pseudonimi i Roberta Rizzo-s, lindur në Venezia ne 1957) është një shkrimtare italiane për fëmijë, e njohur edhe nga lexuesit e vegjël në Shqipëri për serinë me 6 libra të fantazive të Ninës, gjyshit alkimist dhe shoqeve të saja
Muriel Barbery është romanciere dhe mësuese filozofie franceze. Lindi më 28 maj 1969 në Kazablanka të Marokut, por bashkë me prindërit u shpërngulën në Francë kur ajo ishte vetëm dymuajshe. Ajo u diplomua për filozofi në vitin 1993. Më pas ajo dha filozofi në Universitetin e Burgonjës dhe në Saint-Lô IUFM. Barbery ka shkruar romanin “Eleganca e iriqit” (botuar në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”) kryesoi listat e librave më të shitur francezë për 30 javë radhazi dhe u ribotua 50 herë.
Mustafa Greblleshi ishte gazetar, intelektual, shkrimtar i spiktatur dhe një shqipërues me vlera të rralla i brezit të viteve 30-40. Autori i romanit “Gremina e dashurisë” ka librit “Shqipëria 1939-44"
Mustafa Merlika – Kurja ka qenë një nga firmëtarët e Pavarësisë së Shqipërisë, njëherësh edhe kryeministër i vendit gjatë pushtimit italian, që nga dhjetori i vitit 1941 deri më 19 janar 1943. Ai ka lindur në Krujë më 15 mars 1887 dhe është ndarë nga jeta më 27 dhjetor 1958 në Nju Jork të Shteteve të Bashkuar të Amerikës
Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit dhe u nda nga jeta më 20 tetor 1900. Ai ishte ndër shkrimtarët dhe aktivistët kryesore të Rilindjes Kombëtare. Bagëti e bujqësi, Endërrimit, Histori e Skenderbeut janë disa prej veprave të tij letrare që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare.
Namik Dokle është gazetar, publicist, romancier dhe dramaturg. Veprat e tij janë botuar kryesisht pas viteve 2000 dhe në tre vitet e fundit ka provuar dramën duke sjellë për lexuesit edhe dy vepra. Pjesa aktive e angazhimit të tij ka qenë politika.
Napoleon Hill është autor i famshëm amerikan për zhvillimin personal. Ai u bë i njohur me librin “Mendo dhe bëhu i pasur” i cili është renditur një ndër 10 librat më të mirë për zhvillimin personal. Hill lindi ë 26 tetor 1883 në Virgjinia dhe u nda nga jeta më 8 nëntor 1970 në Karolinën e Jugut.
Natasha Lako mbetet aktive, si një nga zërat e lirë dhe të pavarur, përfaqësuese e shkëndijave të para të feminizmit shqiptar dhe një nga penat më të veçanta të poezisë shqipe
Nathaniel Hawthorne është tregimtar dhe romancier amerikan, i njohur si përfaqësues i romantizmit të errët, që shpaloset më së miri në librin “Damka e turpit”. Ai ka lindur më 4 korrik 1804 dhe është ndarë nga jeta më 19 maj 1864.