Gianni Palagonia

Gianni Palagonia është pseudonimi i Giuseppe Monforte, ish-Inspektor i Policisë së Shtetit Italian, por edhe shkrimtar, artist e aktor.


Lindur në Katania, në vitin 1961, jeton me familjen mes Italisë e Shqipërisë. Pas diplomimit si gjeometër, kundër dëshirës së prindërve, zgjedh të ndjekë shkollën e policisë.


Në vitin 1980 caktohet në Skuadrën e Antidrogës, në Romë dhe më  pas në Katania, ku merret me kërkimin e bosëve mafiozë të fshehur dhe me të penduarit.


Për shkak të angazhimit të tij kundër mafies, në vitin 1992 transferohet në Italinë e Veriut për arsye sigurie.


Në vitin 2006 Interpoli Italian e dërgon me mision në Shqipëri.


Gjatë karrierës është nderuar me shumë çmime, mes të cilave një ngritje grade për “merita të jashtëzakonshme”.


E mbyll karrierën në vitin 2013.


Në vitin 2007, polici Palagonia shfaqet për herë të parë si shkrimtar me romanin e tij HESHTJA, i kthyer menjëherë në Bestseller. Më pas vijnë NË DUART E ASKUJT dhe SHQIPONJA DHE OKTAPODI. Të tre librat tregojnë në formën e romanit jetën e vërtetë të autorit.


Të drejtat për botimin e romanit HESHTJA janë shitur në Holandë dhe Gjermani.


Në vitin 2019 ka marrë pjesë në një Reality Show në Itali, që është transmetuar në Amazon Prime: Celebrity Hunted: Caccia all’Uomo.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Xhani Palagonia, emer pseudonim i nje oficeri policie qe eshte perballur per shume vite me mafian dhe krimin e organizuar ne Itali, qe ka qene me misione per te luftuar krimin edhe ne Shqiperi, sjell nje pamje te re te mafias italiane sot. Politika, pushteti, riciklimi, investimet, dyqanet, hotelet, ndertimi, tenderat e medhenj – jane marre peng sot, - me...

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    1 400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Autori i romaneve "Heshtja" dhe "Ne duart e askujt", Gianni Palagonia, vjen me nje tjeter roman, i cili flet per perballjen e eger te policise me mafien italiane dhe shqiptare: Një polic italian me mision në Shqipëri

    1 400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra