Zhan Batist Poklen, i njohur si një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore lindi më 15 janar 1622 dhe vdiq më 17 shkurt 1673. Ai njihet thjesht si Molieri. Por emri i vërtetë i tij është Zhan Batist Poklen. Mbetet një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze… …Jetoi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin “shekull të artë” të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij.
Krijmtaria e Molierit është e gjerë por po të peërmendim disa nga veprat më të njohura janë: -“Tartufi -“Mizantropi” -“Kopraci” -“Don zhuani -“Borgjezi fisnik etj…
Në vitin 1660 mbreti i dha trupes sallën e pallatit mbreteror, sallë në të cilën trupa do të gëzonte atë. Nga një shfaqje në tjetrën Molieri fiton gjithnjë mbëshetjen e mbretit “Luigji i 14”, por në të njëjtën kohë kishte edhe shume armiq.
Molieri shprehu nëpërmjet teatrit mendimin e vet për shumë nga problemet të epokës kur jetoi, si për shembull: hipokrizinë klerikale dhe shoqërore, degjenerimin moral e shpirtëror, preciozitetin, kopracinë, tendencën e një pjesë të borgjezisë për të imituar fisnikërinë, martesën borgjeze e despotizmin prindëror etj.
Teatri i Molierit është i veçantë, origjinal dhe krejt i ndryshëm nga ai i bashkëkohësve të vet, Kornejit e Rasinit. Molierin nuk e shqetësonte shumë ideja e respektimit të rregullave të ngurta të klasiscizmit. Para se gjithash, ai dëshironte “t’i pëlqente publikut” dhe për të “kjo është rregulla e madhe e të gjitha rregullave”. Sipas tij komedia duhet ta bëjë spektatorin të vetëkorrigjohet duke qeshur. Kjo cilësi u quajt katarsis komik. (d.m.th. të pastohesh shpirtërisht nëpërmjet së qeshurës).
Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri ishte pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.Por fama e tyre vazhdon të ecë edhe në gjurmët e së ardhmes.
Molier ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por në ditën e 3-të shfaqjes së komedise ishte edhe më keq. Atë e këshilluan të mos luante në skene por bëri edhe një përpjekje e cila i kushtoi jetën. Ai vdiq më 17 shkurt 1673.
Një ndër komeditë më të njohura të Molierit, vë në dukje forcën e parasë dhe pushtetin që ka ajo ndaj njerëzve.
Moliere, në komedinë "Koprraci", i frymëzuar nga vepra Kusia e Plautit, qesëndis koprracinë e Harpagonit, tek i cili pasioni për të grumbulluar para ka zhdukur çdo ndjenjë të mirë dhe krejt dashurinë e dhembshurinë; ky koprrac terrorizon familjen e tij dhe shërbëtorët e vet.