Prof. As. Dr. Maklena Nika është pedagoge e letërsisë greke në Departamentin e Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë, që prej 2006. Interesi i saj akademik fokusohet në letërsinë e krahasuar moderne, kryesisht në lëvizjen surrealiste.
Në vitin 2022 është nderuar nga Ministria e Kulturës dhe Sportit dhe Fondacioni Grek i Kulturës, Greqi për kontributin e dhënë në kuadrin e promovimit dhe kultivimit të kulturës greke. Që prej 2009 ajo është presidente e Shoqatës Ndërkombëtare “Miqtë e Kazantzakit” për Shqipërinë.
Ka përkthyer në shqip disa pjesë teatrale, poezi dhe romane nga gjuha greke, franceze dhe angleze.
Botime të autores: “Unë, ti, ne” (botim dygjuhësor shqip-frëngjisht), Botimet Marin Barleti, Tiranë 2001. “Oksimoron”, Botimet Toena, 2020, kandidat për Çmimin Kombëtar të Poezisë nga Ministria e Kulturës, Tiranë. “Nitroglicerinë”, Botime Toena, 2023
Maklena Nika shfaqet si një ndjeshmëri piktoreske në realitetin e poezisë shqipe. Ajo ka një reagim ndaj ngjyrës (blu, e bardhë, e kadifenjtë, gri), dritës, hijeve dhe reflektimeve plurale brenda së njëjtës brendi.