Justine Lévy, e lindur në vitin 1974. Në vitin 1995, viti në të cilin ajo debuton me romanin e saj Rendezvous. Fundi i martesës bëhet frymëzim për romanin e dytë, Asgjë me rëndësi, i përkthyer edhe në shqip dhe i botuar po nga DITURIA, që pati sukses të madh dhe shkaktoi skandal, sepse burrërrëmbyesja ishte Karla Bruni. Me romanin Vajza e keqe, gjithashtu një vepër autobiografike, përveç publikut ajo përfundimisht bëri për vete edhe kritikën.
Justine Lévy, e lindur në vitin 1974, është vajza e Bernard-Henri Lévy dhe Isabelle Doutreluigne. Ende adoleshente, ajo lidhet me Raphaël Enthoven, me të cilin martohet në vitin 1995, viti në të cilin ajo debuton me romanin e saj Rendezvous. Fundi i martesës bëhet frymëzim për romanin e dytë, Asgjë me rëndësi, i përkthyer edhe në shqip dhe i botuar po nga DITURIA, që pati sukses të madh dhe shkaktoi skandal, sepse burrërrëmbyesja ishte Karla Bruni. Me romanin Vajza e keqe, gjithashtu një vepër autobiografike, përveç publikut ajo përfundimisht bëri për vete edhe kritikën. Romani është kandiduar për çmimet më të rëndësishme letrare franceze (Goncourt dhe Médicis).
Me një stil të drejtpërdrejtë dhe thellësisht të sinqertë, në distancën e duhur nga një material autobiografik, ende me dhimbje të gjallë, një rrëfim-çlirim, në të cilin Justine Lëvy nuk fsheh asgjë nga vuajtja e saj e brendshme dhe duke qortuar pa mëshirë veten, ngre për kontrast boshllëkun e errët të atij që i qëndronte pranë.
Me një ekuilibër të përsosur midis emocioneve, ironisë dhe origjinalitetit çarmatosës, Justine Lévy na dhuron një histori të pasionuar të amësisë, aventura më intime dhe unike e shpirtit njerëzor.