Irakli Koçollari është studiues, profesor dhe ekspert i çështjeve të sigurisë kombëtare. Kontributet më të çmuara i ka në zbardhjene figurës së Ali Pashë Tepelenës dhe strukturën shtetërore që organizoi në Jugun e Shqipërisë
Irakli Koçollari mban gradën Profesor në fushën e studimeve historike. Ai është diplomuar për drejtësi. Karriera e tij është e gjatë në drejtimin e institucioneve të sigurisë kombëtare, ka qenë këshilltar pranë drejtuesve të lartë të shtetit, njëherësh është autor i disa botimeve me karakter historik. Në fokusin e veçantë është figura e Ali Pashë Tepelenës, për të cilin ka bërë studime, mbledhje këngës dhe gjurmime me vlera të rralla në arkivat perëndimore dhe lindore.
Veprat e Prof. Dr. Irakli Koçollarit
Arvanitët (1993)
Alipashaida e Haxhi Shehretit (1998)
Spiunazhi në shekuj (2000)
Historia e Filozofisë të së Drejtës (2005)
Policia sekrete e Ali Pashës, vol. I, II (2008). Ky libër ka marrë çmimin e parë në Panairin Mbarëkombëtar të Librit 2010-2011
Krokodil Kladha, - kryengritës i dy popujve (2009)
Vaje për Ali Pashën - 1923 (2010)
“Arvanitët”, - emigrimet shqiptare në Mesjetë (2011)
Ali Pasha dhe shqiptarët në arkivat britanike (2013)
Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.
Tashmë edhe vendi ynë ja një studim të plotë mbi Historin e Filozofisë të së Drejtës,të cilit e solli Dr.Irakli Koçollari,historian,jurist e shkrimtar,duke mbushur boshllëkun që ekzistonte në kulturën dhe letërsine filozofiko-juriqike shqiptare.
Deri më tani madhështinë dhe egërsinë e Ali Pashë Tepelenës e kemi mësuar nga të tjerët; Tani është një rast i shkëlqyer për të mësuar përmes dokumenteve, letrave, korrespondencave dhe raporteve me kancelaritë perëndimore këtë personalitet kontravers. Një botim i shkëlqyer i përgatitur nga njohësi më i mirë i Pashait të Janinës, studiuesi Irakli...
Epërsitë e një rendi shoqeror ndaj atij paraardhës, nuk gjenden kurrsesi tek përçmimi e aq më keq shkatërrimi, mohimi apo zerimi i vlerave të krijuara nën sistemet e së shkuarës, përkundrazi në vlerësimin rigoroz, me objektivitet dhe kuraje të prurjeve, të gjetjeve të arrira, të sakrificave, në nderimin e mundit, djersës dhe gjakun e breznive që i...
Në këtë pasqyrë që autori bën, nuk përmenden shumë ngjarje të dhimbshme, të viteve 1913-1914 e më pas, vrasjet e deportimet masi ve që pësoi popullsia shqiptare e trevave të jugut të saj, shpopullimet shkatërrimet, djegiet nga themelet të shumë fshatrave dhe vrasjet masive, nga ndërhyrja e trupave greke në territoret e Shqipërisë së Jugut. Plagët e asaj...