Hilary Mantel është një shkrimtare angleze, vepra e së cilës përfshin kujtimet personale, tregime dhe romanin historik. Është fituese e çmimit Man Booker Prize dhe e çmimeve të tjera në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj
Si asnjë shkrimtar tjetër, Hilary Mantel është fituese e dyfishtë e çmimit prestigjioz ndërkombëtar “Man Booker Prize”, fillimisht me novelën bestseller, “Wolf Hall” dhe me veprën tjetër në vijim të saj, “Bring up the bodies”. Kompania mbretërore shekspiriane e ka përshtatur serinë e këtyre dy novelave në gjashtë pjesë dhe e ka ekranizuar në BBC.
Autorja ka shkruar rreth dyzetë libra, duke përfshirë: A Place of Greater Safety, Beyond Black, and the memoir Giving up the Ghost. Dituria sjell për herë të parë këtë autore në gjuhën shqipe.
“Ana Bolena, një çështje familjare” është një afresk i fuqishëm historik, emocionues dhe aventuresk dhe një dëshmi shumë e lartë letrare që na rikthen në të kaluarën në ngjyrat e saj më të gjalla dhe e bën atë vitale. Romani vjen në shqip nga Ledia Dushi
Romani, i shkruar në pjesën më të madhe në kohën e tashme, në formën e një dialogu midis Kromuellit dhe personazheve të tjera, ka përshkrime poetike të mrekullueshme dhe një pasuri të jashtëzakonshme leksikore, për sjelljen e të cilës në shqip do t'i jemi mirënjohës përkthyesit Korab Hoxha. Të paharrueshme janë faqet e fundit ku Tomas Kromuelli, i mbyllur...
Në stilin e vet të paimitueshëm, Hilari Manteli paraqet një pamje të një shoqërie në prag të ndryshimit, në shekullin e XVI, ku individët e luftojnë ose e përqafojnë fatin e tyre me pasion dhe kurajë. Një epokë kur fatet personale dhe politike ndahen nga një fije floku, kur suksesi sjell pushtet të pakufizuar, por një dështim i vetëm është baras me...