Loer Kume ka lindur në Durrës, më 12 prill 1982, është prozator dhe eseist. Krijimtaria e tij nis në vitin 2011 me botimin e “LUX”, një përmbledhje me tregime. Më pas krijoi dhe u bë pjesë e “Antologjia e poezisë dhe arteve vizuale - A Dangerous Method”, 2015. Përmes një cikli esesh në shtypin e ditës dhe në blog, nën titullin “Sfera Shqipe” shtjellon analiza të fenomeneve shoqërore e kulturore shqiptare. Në vitin 2017, boton romanin "Histori e shkurtër e rrëmujës". Në 2019, shpallet fitues i çmimit “Kadare”, me përmbledhjen me tregime “Amygdala Mandala”, - “si përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh, që eksperimenton në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit, duke sjellë kështu një frymë të re në letërsi”. Në vitin 2021, “Amygdala Mandala” përzgjidhet në pesë finalistët e çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë. Nga viti 2021-2023 shkruan kolanën e përjavshme “Rock Rrëmujë” në suplementin letrar “Leteratura”. “Dhe pastaj, ajo u bë pemë” është libri i katërt i tij. Loer Kume jeton aktualisht në Durrës, me bashkëshorten, vajzën dhe djalin e tij, në “Shtëpinë e Luleve". Kume ndan kohën mes letërsisë, profesionit si stomatolog në klinikën dentare “Kume”, dhe pasionit për muzikën e pikturën. Ai e quan veten “artist pa përkatësi”.
Loer Kume vjen me nje vellim me tregime, me te cilin fitoi cmimin Kadare gjate vitit 2019, dhene nga Instituti Pashko.
Histori e shkurtër e rrëmujës është një pikturë e madhe sferike e vështirë për t’u përfshirë në një vështrim të vetëm. Nisur në 2008-n, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilat munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-s, e të shkruaj fjalën FUND.