Lexuesit fëmijë do ta adhurojnë këtë libër plot ndjenjë dhe emocion, ku argëtimi dhe veprimi ndërthuren me mendime të thella, ndërsa trishtimi dhe dhimbja janë pjesë e natyrshme e jetës.
Në këtë roman të dytë të serisë, që mund të lexohet edhe më vete, autorja e mirënjohur, Maria Parr, kthehet në Gjirin Matildvik me një histori për Lenën, detin dhe Trilin. Mosha e leximit: nga 9 vjeç.