Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re" për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë
Gaqo Bushaka lindi në Gjirokastër, më 1943. Kreu studimet për gjuhë shqipe dhe letërsi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
Është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri i cili ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle “të re” për fëmijët, që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë dhe sidomos romanin për fëmijë. Tregimin e parë e botoi më 1963. Ka shkruar përmbledhjet me përralla: “Arushi që kërkonte babanë”, “Në ishullin e dallëndysheve”, “Amaneti i dhelprës”, “Përralla u la për nesër”.
Vepra që e bëri tepër të njohur ishte trilogjia “Aventurat e Çufos”, pjesë përbërëse e së cilës janë përrallat: “Çufoja dhe Bubi kaçurrel”, “Pushimet e Çufos” dhe “Çufoja në shtëpinë e çudirave”.
Është fituesi i çmimit të përvitshëm të letërsisë për fëmijë “Tahsim Gjokutaj”, ku nderua për librin “Fjeta duke numëruar”, i cili është konsideruar si një nga librat më të bukur në këtë zhanër. Romani i fundit për fëmijë, botuar nga Toena në vitin 2013, mban titullin “... dhe thonë se fajin e kanë përrallat”, i cili vazhdon të mbetet mjaft i lexuar nga fëmijët e ciklit fillor.
"Çufoja dhe bubi Kaçurrel", i ka mbijetuar kohës për më shumë se 30 vjet dhe vazhdon të bëjë sërish prapësira. Si i tillë, ai përcjell te fëmijët shpirtin e lirë dhe aventurën, nxit fantazinë dhe pasuron botën e lexuesve të vegjël parreshtur...
Leximi i "Çufoja dhe bubi Kaçurrel", "Çufoja në shtëpinë e çudirave", "Filmi i gjeneral Çufos" dhe "Pushimet e Çufos" ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada.
Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re"për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë.?
Gaqo Bushaka, shkrimtari aq i dashur për të mitur e të rritur, vjen me përmbledhjen e re me përralla “Maçoku i tetos”. Plot humor e fantazi, përrallat e mrekullueshme të Gaqo Bushakës vijnë me ilustrimet fantastike të Kosta Rakës.
Ky libër, i shoqëruar me ilustrime, vjen për të gjithë ata fëmijë që sapo kanë përfunduar abetaren dhe po fillojnë të mësojnë shkrim e këndim. Po ashtu, e rekomandojmë për të gjithë ata prindër që kanë mall për librat e Gaqo Bushakës dhe humorin e tij të bukur.
Shiu gjeti njëherë në asfaltin e rrugës një fletore të pazënë fill. U gëzua shiu, se edhe shiu gëzohet kur gjen diçka të mirë, dhe pikë-pikë, pikë-pikë... shkroi në të me vetëtima Përrallat e shiut.
Fëmijët e lagjes i lanë përgjysmë detyrat e shtëpisë dhe vrapuan te "Fusha e zezë", ku Egoni i binte sazes dhe qeni i tij, Roza, kërcente me të rrotulluar
Gaqo Bushaka, shkrimtari i dashur për fëmijë, vjen sërish me këtë përmbledhje me vjersha për më të vegjlit.
Keni qenë ndonjëherë, qoftë edhe në ëndërr, në pyllin e magjishëm të majmunëve? Jo?! Ejani atëherë të shkojmë së bashku, duke ecur nëpër faqet e romanit Rrëfenja nga pylli i majmunëve. (Por merrni leje më parë te prindërit.)
Leximi i "Çufoja dhe bubi Kaçurrel", "Çufoja në shtëpinë e çudirave", "Filmi i gjeneral Çufos", “Çufo president” dhe "Pushimet e Çufos" ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada. Jetëgjatësia nuk është thjeshtë meritë e autorit, por edhe pasion i lexuesve, të cilët po e përcjellin dorëmëdorë dhe zemër më zemër librin...