Jandy Nelson është shkrimtare e re amerikane dhe me dy librat e saj “Qielli është kudo” dhe “Do të të jap diellin” është shndërruar në një nga autoret më të shitura dhe të lexuara, jo vetëm në Amerikë, por në shumë vende të botës
Jandy Nelson ka lindur në Nju Jork dhe jeton në San Francisko, në Kaliforni. Ka studiuar në universtin e Cornell-it dhe më pas ka studiuar për shkrimin përfëmijë dhe të rinj në Kolegjin e Arteve të Bukura në Vermont. Pjesë e studimeve të saj kanë qenë edhe ndjekja e leksioneve për poezinë në Universtin e Broën-it. Një pjesë të karrierës së saj ia kushtoi profesionit të agjentes letrare në Manus & Associates.
Aktualisht, Nelson ka shkruar dy libra, që të dy bestseller-a: “Qielli është kudo” dhe “Do të të jap diellin”, të vlerësuara me shumë çmime në Amerikë dhe jashtë saj. Po ashtu, romani i fundit është përkthyer në të paktën 33 vende të botës. Së fundi, ky roman ka ardhur edhe në shqip nga Bota Shqiptare.
Ky është rrëfimi i madh, SHPËRTYHYES, për dy binjakë dikur të pandashëm të cilëve iu shkatërrua jeta nga tragjedia.” Autorja e romanit “Qielli është kudo” edhe me këtë roman do t’iu lërë pa frymë, do t’iu përlotë, pse jo edhe do të qeshni nganjëherë. Romani listohet ndër më të vlerësuarit e komunitetit të lexuesve të Goodreads (me 4.14 yje)