Vjen në shqip ky libër që shumëkush e konsideron një ndër më të rëndësishmit që janë botuar gjatë viteve të fundit.
Ky është një fjalor i ri, i shkruar nga një grup politologësh dhe teoricienësh të politikës të Departamentit të Shkencave politike dhe të Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit të Warwick-ut, një nga departamentet më në zë në këtë fushë në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke na shpjeguar gjendjen në të cilën gjendet islami jashtë kufijve të tij tradicionalë, Oliver Roy tregon se si e ashtuquajtura ringjallje islamike, apo "ri - islamizimi" në të vërtetë është kryesisht rezultat i përpjekjeve që bëjnë myslimanët që jetojnë në Perëndim për të afirmuar identitetin e tyre në një kontekst jo - mysliman.
Në këtë libër, John Gray na jep një përshkrim të liberalizmit - të natyrës së tij, origjinës dhe perspektivës së tij në botën moderne. Ndonëse ka pasur paraardhës që në lashtësi, historikisht liberalizmi paraqitet si teoria politike e kohëve moderne si projekti i teorizimit të institucioneve politike për qeverisjen e një shoqërie të bazuar mbi individin.
Rrëfimi i kombit, Evropës dhe islamit në ligjërimin publik dhe në tekstet shkollore të historisë
Në këtë libër me esse autori u kushton një vëmendje të veçantë marrëdhënieve që lypset të ndërtojë shteti dhe politika shqiptare me vendet fqinje në veçanti dhe ato të rajonit në përgjithësi në suazë të konteksteve të krijuara pas viteve nëntëdhjetë.
Një libër mbi politikën e jashtme, e cila është mjaft komplekse. Ajo përmban çështje, të dhëna, që mund të sjellin një sërë rezultatesh, me një variacion të vogël në një prej problemeve që ka pasoja të konsiderueshme në këto rezultate.
Një libër me 30 shkrime, të shoqëruar secili nga 30 karikatuara, të pasqyruara me shumë objektivitet nga mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu. Shkrimet janë një lloj kronike e fushatës elektorale.
Politika gjuhësore po bëhet temë e nxehtë politike në mbarë Europën. Sidomos në Ballkanin e përzier etnikisht dhe gjuhësisht të larmishëm, ku vazhdojnë diskutimet rreth asaj se sa norma kushtetuese e një shteti arrin t'a kornizojë juridikisht përdorimin zyrtar të një gjuhe - konform standardeve të Unionit Europian? Këtë dilemë e shtjellon Arsim Sinani, në...
Teksti i Craig & de Burca është Bibla" e Të Drejtës së Bashkimit Europian. Unë nuk mund ta imagjinoj studimin pa këtë libër." Marriane Muona, ish-studente e Drejtësisë, Universiteti i Helsinkit; "Craig & de Burca është bërë legjendë për cilësinë: i saktë nga pikëpamja ligjore dhe i pasur nga përmbajtja", Christopher Hilson, Profesor i të Drejtës...
Ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimi i atyre ekzistuese. Autori në këtë libër argumenton se ndërtimi i shtetit është një nga çështjet më të rëndësishme për komunitetin botëror, sepse shtetet e dobëta apo të dështuara janë burimet e shumë prej problemeve më serioze të botës, nga varfëria tek SIDA, droga dhe...
Ky libër është një nga veprat kryesore të shkencave politike dhe një tekst klasik mbi natyrën e rendit në politikën botërore. I publikuar fillimisht në vitin 1977, vazhdon të karakterizojë dhe modelojë disiplinën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ky libër vëzhgon disa nga bazat e legjitimitetit të shtetit dhe tregon se përse shumë shtete të dobëta do të jenë vendndodhjet e luftës në të ardhmen. Më në fund, autori pyet se ç'mund të bëjnë Kombeve e Bashkuara rreth problemeve të shteteve të dobëta dhe të dështuara.
Botimi i ri i këtij libri të mirënjohur dhe të shumëvlerësuar vazhdon të ofrojë prezantimin më të qartë dhe më të plotë të shtetit modern. Ai analizon shtetin nga zanafilla e tij historike, zhvillimin e tij në kohët moderne e deri te situata aktuale, ku shteti duket i rrezikuar nga fenomeni i globalizimit të shekullit XXI.
Botimi i parë i këtij libri bashkoi versione thelbësisht të rishikuara të tyre me kapituj më të rinj mbi Feminizmin dhe Politikat e Gjelbra. Botimi i dytë shtoi një kapitull tjetër mbi Konstruktivizmin. Askujt prej njerëzve të përfshirë fillimisht në projekt nuk i kishte shkuar ndër mend se rezultati do të ishte një teksti tillë kaq i suksesshëm siç...
Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.
Fuqia e fjalës është e jashtëzakonshme për ti ndryshuar gjërat. Këtu buron edhe rëndesa e këtij libri me vlera të rralla, pasi janë përzgjedhur fjalimet më të goditura që kanë ndryshuar mendjet dhe zemrat e njerëzve në histori; këtu janë përzgjedhur mesazhet që nga njerëzit e shenjtë si Jezusi apo Muhameti, tek politikanët dhe deri te të urtët. Botimi...
Qëllimi i këtij libri është të japë një informacion të qartë dhe të besueshëm për ata që duan të nisin një karrierë diplomatike. Në të njëjtën kohë, të dhënat e librit janë të dobishme edhe për individë të cilëve u duhet të marrin pjesë në shumë konferenca me tema të ndryshme dhe për ata që janë të interesuar mbi mekanizmat e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Historia e Integrimit Europian, Institucionet e Bashkimit Europian dhe Politikat e Bashkimit Europian - këta tre libra ofrojnë një prezantim të plotë të integrimit europian që prej viteve '50 deri më sot. Librat vijnë në strukturën tradicionale: historia, institucionet dhe politikat, por gjithashtu janë të përfshira edhe tema e zgjerimit dhe ndryshimet e...
Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre.
Në këtë libër trojtohen çështje të karakterit teorikojuridik, por edhe praktik, që kanë të bëjnëme lëvizjen në hapësirat e kësaj strukture , të shtetasve komunitarë dhe shtetasve jo komunitarë.
Një libër me parimet bazë mbi qeverisjen dhe administrimin.
Përmbysja e komunizmit është një nga momentet e jashtëzakonshme në historinë shqiptare, e inkuadruar brenda historisë europiane të Europës Lindore.
Një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar. Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë.
Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu. Objekti...
Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar.
Studimet e këtij libri janë të karakterit të mirfilltë juridiko - ndërkombëtar dhe juridiko - kushtetues dhe aty dallohen menjëherë aftësitë e spikatura të autorit në fushën e vet të ekspertizës.
Ky libër paraqet një sintezë mbi partitë politike dhe problematikën e tyre. Ai përmban materiale të përditësuara, si dhe mjaft paragrafë të nënvizuar, që kanë për qëllim thellimin dhe ilustrimin e argumenteve. Libri ndihmon studentët që merren me fushën e partive politike, gazetarët që kërkojnë të kuptojnë masën e informacionit të prodhuar nga partitë...
Në përmbajtje të këtij libri ka një numër tematikash mbi teorinë dhe natyrën e disiplinës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ky libër është hartuar në një mënyrë të tillë që pedagogët dhe studentët të mund t'i lexojnë krerët sikur ata janë të palidhur me njëri-tjetrin.
Preç Zogaj ka lindur me 5 dhjetor 1957 në Lezhë. Ka kryer studimet e larta për gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka botuar shumë vëllime me poezi, ka marrë dy herë çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin poetik më të mirë të vitit. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Zogaj njihet si një shkrimtar dhe publicist mjaft i angazhuar në jetën...