Yevgeny Zamyatin është gazetar dhe shkrimtar i shquar rus i shekullit të XX. Ka lindur në vitin 1884 në Lebedyan, në një provicën të Tambovit në Rusi, nga një baba prift ortodoks dhe nëna pianiste. Që në moshë të re u pa qartësisht talenti i tij në fushën e shkrimit, dhe dobësia për matematikën, të cilën e ndoqi më pas për të ndërtuar karrierën e tij. Zamyatin studioi në Universitetin Politeknik të Shën Petërsburgut, në departamentin e ndërtimit të anijeve. Që në moshë të re shfaqej si antikonformist, gjë që solli arrestimin e tij për pak muaj në vitin 1905, me akuzën për agjitacion politik. Ai mbetet një nga intelektualët më kritik ndaj sistemit komunist dhe themeluesve të tij. Në vitin 1916 shkoi në Britaninë e Madhe ku mori pjesë në ndërtimin e anijeve akull-thyese për qeverinë ruse.
Zamyatin qëndroi gati dy vjet në Britani, kohë e cila pati ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e tij kulturore dhe shpirtërore. Këtu nisi edhe pasioni për letërsinë, ku lexoi dhe nisi përkthimin në rusisht të veprave të H. G> Ëells, Jack London, etj.
Në këtë kohë nisi edhe krijimtaria e tij letrare, ku shkroi romanin NE dhe librin me ese “I fear”. Romani Ne pati ndikim të jashtëzakonshëm në letërsinë europiane dhe botërore të shekullit të XX, veçanërisht tek autorët si Aldous Huxley apo George Orëell. Ky libër është sjellë edhe në gjuhën shqipe nga autori, studiuesi dhe përkthyesi i njohur Agron Tufa.
Yevgeny Zamyatin është konsideruar ndër shkrimtarët e parë disidentë të mirëfilltë në Bashkimin Sovjetik. Ai u nda nga jeta në vitin 1937 në Paris. Vdekja e tij nuk u raportua në vendin e tij të lindjes. Pas gati gjysmë shekulli i botua në Rusi romani kryesor i tij, “Ne”, në vitin 1988, në kohën kur sistemi komunist po jepte shpirt.
Romani “Ne” i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë.