
Michel Houellebecq është romancier, poet dhe skenarist francez. Ai është një nga romancierët më të mirë të ditëve tona në Francë por librat e tij tashmë janë edhe bestseller-a ndërkombëtarë. Seksi, prostitucioni, islamizmi radikal dhe idetë e tij majtiste dominojnë veprat e tij, të cilat janë shoqëruar me polemika të ashpra në mjediset letrare franceze dhe europiane
Michel Houellebecq ka lindur më 26 shkurt 1956 në ishullin francez të Reunion. Ai është djali i Lucie Ceçaldi, me prejardhe algjeriane dhe i Rene Thomas, një instruktor skish. Houellebecq ka jetuar vitet e para deri në vitin 1961 në Algjeri me gjyshen e tij nga nëna. Më pas jetoi me gjyshin nga i ati, i cili ishte me pikëpamje komuniste ndërsa nëna e tij u zhvendos për punë në Brazil. Mbiemrin Houellebecq e mori nga gjyshja e tij, të cilin më pas e përdori edhe si mbiemrin letrar.
Shkollën e mesme e mbaroi në Paris dhe më pas ndoqi Intitutin Kombëtar të Agronomisë Paris-Grignon. Fillimet e veta në fushën e letërsisë i pati me një revieë letrare të quajtur Karamazov dhe më pas nisi të shkruajë poezi.
Shkrimet e para i botoi në revistën letrare La Nouvelle Revue ndërsa biografinë e parë ia kushtoi shrkimtarit horror H. P Lovercrast. Përgjatë viteve 90 filloi të botojë veprat e para. Vepra e dytë, Thërrmijat elementare e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare, sepse u botua shumë shpejt edhe në gjuhën angleze. Në vitin 2001 botoi librin me tregime Lanzarote dhe romanin “Platform”.
Romanet e tjera të këtij autori janë “Nënshtrimi”, “Zgjerimi i fushës së luftës”, Ïshulli i mundshëm”dhe “Harta dhe territori”. Në janar të vitit 2019 ka botuar romanin e tij “Serotonin.”Pjesë e pandarë e aktivitetit të tij letrar është edhe poezia, ku ka botuar deri më tani veprat: “La Poursuite du bonheu”, Renaissance”, Configuration du dernier rivage” dhe disa libra me ese.
Ky autor ka marrë shumë çmime letrare të shumta si Goncourt, dhe së fundi është bërë Kavalier i Legjionit të Nderit.
Në karrierën e tij janë të renditura edhe disa filma.
Michel Houellebecq shkruan për çështjet e moralit njerëzor, seksit, prostitucionit, islamizmit, fondamentalizmit dhe raporteve mes njerëzve të besimeve dhe kombësive të ndryshme.

Jam përpjekur t’i klasifikoj “ndërhyrjet” në rend kronologjik, për aq sa mbaja mend datat. Ekzistenca qoftë edhe në dukje e kohës ka qenë gjithmonë acaruese për mua; por është bërë zakon të shihen gjërat në këtë mënyrë. Pra, për këtë herë, e pranoj.
Platforma nuk është një ese mbi turizmin seksual. Është një roman i shkëlqyer mbi çështjen e përhershme të marrëdhënieve të komplikuara mes burrave e grave, mbi keqkuptimet e përjetshme, të mohuara një ditë nga një takim autentik, një lloj mrekullie, një revolucion intim. Le Monde des Livres
Sëmurës e mbërthyes, i pasur e provokativ, “Thërrmija elementare” të mahnit edhe si një roman idesh, por dhe për portretin e një shoqërie, - a vetë njerëzimit, që e ka humbur aftësinë e të qenit një e tërë.