Kjo histori do të na frymëzojë për t’ia çelur rrugën asaj, për t’i dhënë hapësirë që të rritet dhe pastaj do të shohim se ç’do të ndodhë. Ideja jonë s’ka ku shkon tjetër. Ajo sapo ka nisur rrugën e saj.
Çfarë ndodh me rastet? Ato shndërrohen në miqësi të reja, mundësi ngazëlluese dhe zbulime të guximshme. Rastet janë ftesa per aventura të mëdha, bileta për të përjetuar përvoja të paharrueshme dhe dyer drejt botësh krejt të reja. Rastet na ndihmojnë të shohim kush jemi, çfarë duam e ku dëshirojmë të shkojmë. Pra, çfarë do të bësh, po të erdhi rasti në...