Lajla Përnaska ka lindur dhe banon në Tiranë. Me një profil profesional si specialiste me nivel të gjerë njohurish dhe eksperiencë në ligjëvënie, politikëbërje, programet në fushën e Shëndetit Publik, barazisë gjinore dhe çështjet sociale. Specialiste e perspektivës gjinore në poltikat e zhvillimit të qëndrueshëm. Me njohuri të thelluara në fushën e lidershipit politik. Përvojë në bashkëpunimin me Organizma Ndërkombëtare si UNICEF, PNUD, Këshilli i Europës, Komisioni Europian, USAID, Banka Botërore, OBSH. Zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë në dy legjislatura (2005-2013). Zgjedhur në nivele drejtuese të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Me njohuri të zgjeruara dhe eksperiencë të pasur në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. E angazhuar në fushën publike si aktiviste e kontribuese e shoqërisë civile, si dhe në jetën politike në vend.