Lindur në Divjakë më 7 nentor 1953, pikërisht gjatë thatesirës më të madhe të "900, kur isha dy vjeç, vijnë shirat e para të bollshme. I etur për ujë, si gjithë natyra, nisa të gjuaj pellgjet e ujit duke luajtur me baltën e krijuar në toke.Ndoshta pikërisht ketu nis "aventura" ime me baltën. Kujtoj kur isha 6 vjec në pranveré, edukatorja e kopshtit na çonte shpesh në një lëndinë të lulëzuar me kamomilë afër një parcele me gruré. Nje ditë vjen me tê fejuarin e saj dhe menjëherë, pasi na shpjegoi se farë do të bënim me baltën, zhduken tê dy në të verdhën e artë të grurit. Kureshtarë lëviznim këmbadoras pa bërë thurmë e arrijmë të shikojmë "skenën e dashurise"...Pa u pikasur nga ata kthehemi në vendin e punës të nisur me baltën. Unë vendosa të ndërroj "tremën" e punës sime me skenën që sapo pamë. Edukatorja me t'u kthyer nisi të kontrollonte punët e vogla, por kur afrohet tek unë, midis të qeshurave të shokëve të mi, shikon "operën time... e me godet në kokë me nje kallam që e mbante githmonë në dorë dhe bën të më dalë pak gjak.... Kjo ndodhi e vogël shenon për mua të parën lidhje me skulpturën dhe me kritikët e artit.
Vendlindja ime, Divjaka, shtrihet ndërmjet dy lumenjve, prej nga ka marrë dhe emrin. Deti me kënetën e strugat, pylli shekullor dhe kurora e kodrave në lindje, kjo bukuri natyrale që të lë pa frymë, si dhe lidhja me shpirtërore me artin më kanë shtyrë drejt pikturës.
Gjatë viteve të shkollës deri në gjimnaz piktura dhe skulptura më lindin spontanisht e institktivisht. Pikërisht në gjimnaz me të parat vlerësime pozitive per krijimtarinë time, mbi të gjitha ku portretet ishin të shokëve e profesorëve të mi, (natyrisht ua dhuroja atyre) merr rrugë dhe vetédija e artit tek unë, lidhja e thellë që kam demonstruar më pas. Fillojnë kështu të parat, të voglat "ekspozita" organizuar me vullnetin e tyre. Ndërmjet dhjetorit 1979 dhe muajve të parë të vitit 1980 vjen e para ekspozitë zyrtare me pikturat më të mira të periudhës së viteve pas gjimnazit, kur punoja si skenograf teatri dhe në fushën e medias.
Kritikat dhe vlerësimet e pëlqyeshme të marra nga espertë të arteve, nga gazetat e kohës konsolidojnë lidhjen time me artin dhe orientojnë zgjedhjet e mia per të ardhmen. Ambiciet e mia konseguente më shtyjnë të përgatitem seriozisht për konkursin e pranimeve në Akademine e Arteve të Bukura në Tiranë. Edhe pse nuk fitoj për dy vjet rresht, interesi i vizitorëve dhe i profesorëve që shihnin punimet e mia më bindnin të punoja më shumë per të arritur objektivin tim në arte.
Nisa studimet ne Universitet në degën Bio-kimi, duke siguruar kështu kohë për t'iu kushtuar me shume piktures dhe skulptures e pjesmarrjes aktive ne ekspozitat kolektive zonale e kombëtare me rezultate interesante të kritikës dhe vlerave të krijimtarisë sime. Fitoj të drejtën për nijë studio personale në vendlindjen time, dhënë nga shteti. Në fillim të viteve '80 is punën si mësues i lëndës bio-kimi e arti në shkolla të ndryshme të vendit.
Ne vitin 1989 realizoj ekspozitën e dytë personale (pallati i cultures, Divjakë, Galeria e Arteve, Lushnje) me rezultate të mira dhe analiza kritike në gazeta të ndryshme, si dhe në televizionin shteteror, për të cilën janë prononcuar personalitetet e artit si: Dritëro Agolli, Naum Prifti, Gaqo Bushaka e të tjerë, duke shprehur pozitivisht pozicionin e tyre për vlerat artistike dhe origjinalitetin e veprave të mia. Në vitin 1991, për shkak të ndeshjeve të ashpra social-politike dhe mosfunksionimit të rregullit publik në shoqerine shqiptare, humbas studion personale dhuruar nga shteti.
Humbja e vlerave, vështirësitë ekonomike, drama e situatës në shogerinë civile shqiptare më deryrojnë qe në janar të vitit 1994 të lë vendin tim me destinacion Italinë. Rifillo; gjithçka nga e para, piktura e skulptura të porositura me cmime shumë tê uleta, të cilat ne shumicen e rasteve nderronin edhe firmën në momentin që vepra perfundonte ne dorë te klientit.
Duke pritur rastin e mirë marr pjesë në një ekspozitë kolektive në Corato (Bari) më 15 gusht 1997. Meritoj nje kritikë të mirë nga analistë e gazetarë të ndryshëm. Me 5 maj 1998 gjendem për punë në Romé, parages disa opera në një ekspozitë kolektive, organizuar nga galeria Breshka. Rezultat ishte i papritur, kritika dhe interesim për punimet e mia. Filloi era e porosive të verteta e reale artistike. Më 1998, tetor, transferohem në Verona dhe nis të punoj në botën e mrekullueshme te mermerit dhe menjëhere nis të realizoj punët e para për një ekspozitë të madhe. Studioja ime fillon të frekuentohet nga artistë të njohur boterorë si Pino Castagna, kritikë e gazetarë të ndryshēm.
Me 2009 rregjistrohem ne "SBAV" (Societa Belle Arti Verona) dhe marr pjesë në të gjitha ekspozitat kolektive të organizuara në Itali dhe jashtë saj, duke vazhduar të krijoj opera për të pasur bazën për tri ekspozita personale të këtij viti me 70 skulptura në mermer, 30 skulptura n geramike, 30 skulptura në bronz (2015) dhe më shumë se 100 piktura në vaj.
Artisti dhe shkrimtari Miço Mone vjen para lexuesve me nje album ku permblidhen punet e tij me te mira ne skulpture dhe pikture, - te cilat e kane bere te suksesshem edhe ne Itali. Ky botim eshte pergatitur me parathenie ne gjuhet shqip, anglisht, italisht dhe frengjisht.