Barni Panofski i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.
I ngarkuar me energji komike dhe shpërfillës i lig i mëshirës së çfarëdo lloji, Versioni i Barnit është portreti brilant i një burri, të cilin Mordecai e krijoi unik e për të mos u harruar në kohë të kohërave. Ai është gjithashtu një histori e paharrueshme dashurie, një histori mbi familjen dhe shoqërinë si pasuri e njeriut.