Të dy ata e donin këtë dashuri të fortë dhe pasionante dhe ishin të gatshëm të bënin gjithçka që të mos e humbisnin atë. Sepse ishte një dashuri e madhe, si qielli i paanë.
Në këtë roman përshfaqet drama e shoqërisë dhe e individëve të ndershëm të saj. Korrupsioni moral në bashkëjetesë me të gjitha versionet dhe derivatet e tij, në këtë libër përbëjnë temën dhe njëherësh edhe brendinë e një jete të një shoqërie që nuk e ndan dot bashkëjetesën e nevojës me poshtërimin, të dinjitetit nga përthyerja dhe shitja e shpirtit....