Gregory David Roberts

Gregory David Roberts lindi në Melburn, Australi. Gjatë viteve studentore u vlerësua si shkrimtar i talentuar. Por jeta e tij ka plot aventura dhe probleme ligjore. Edhe romanet e tij kane projeksione te forta autobiografike, ku rrefehen nje pjese te bemave te tij

Gregory David Roberts lindi në Melburn, Australi. Gjatë viteve studentore u vlerësua si shkrimtar i talentuar.


Pas ndarjes nga bashkëshortja dhe humbjes së kujdestarisë së vajzës, ai krijoi varësi nga heroina. Kreu një sërë grabitjesh me pistoletë dhe i vunë edhe nofkën “Banditi Fisnik”.


Pasi u dënua me nëntëmbëdhjetë vjet burg, u arratis dhe udhëtoi në Zelandën e Re, Azi, Afrikë dhe Europë.


Gjatë kësaj periudhe, jetoi dhjetë vjet në Bombei, ku hapi një klinikë mjekësore me shërbime falas për banorët e një lagjeje të varfër, dhe punoi si falsifikator, kontrabandist dhe trafikant armësh, duke u bërë anëtar i një bande kriminale të mafies së Bombeit.


U kap në Gjermani, ku kreu një pjesë të dënimit, dhe më vonë u ekstradua në Australi. Pasi u lirua nga burgu, themeloi një kompani multimediale të suksesshme. Pas botimit të librit “Shantaram”, Roberts u bë një shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra