Kristin Ómarsdóttir, romanciere, poete, dramaturge, dhe piktore, ka lindur në Reykjavík. Ka studjuar Letërsi, spanjisht dhe islandisht në Universitetin e Islandës.
Kristin Ómarsdóttir, romanciere, poete, dramaturge, dhe piktore, ka lindur në Reykjavík. Ka studjuar Letërsi, spanjisht dhe islandisht në Universitetin e Islandës. Dramën e parë e botoi në vitin 1985 dhe fitoi çmimin e parë në një konkurs që organizohej nga The National Theatre of Iceland. Nga viti 1980, Ómarsdóttir ka punuar si shkrimtare dhe gazetare e pavarur. Ajo është nominuar katër herë për Icelandic Literary Prize. Në vitin 2000, romani i saj “My Love I Die” u nominua për The Nordic Council Literature Prize. Në vitin 2005 ka fituar çmimin prestigjioz Griíman - The Icelandic Performing Arts Aëards, me dramën “Tell Me Everything”. Libri me poezi “See Your Beauty” u vlerësua me çmimin Fjöruverðlaunin – the Icelandic Ëomen’s Literary Prize, në vitin 2008. Në vitin 2017, Kristín Ómarsdóttir ka marrë çmimin Maístjarnan ose The May Star, një çmim për librin “Spiders in Windoës Display”, si libri më i mirë me poezi. Përveç shkrimit të novelave, poezive dhe dramave, ajo ka hapur disa ekspozita si artiste vizuale. Disa nga librat e saj janë ilustruruar nga vetë ajo.
Ky roman, që shpesh ndërthur situata mbresëlënëse halucinative rreth, me një komunikim të frikshëm, ka një mbyllje krejt të ndryshme nga tipologjia e romaneve tradicionalë. Pa dyshim që kjo është një vepër e rëndësishme kundër luftës dhe dhunës në përgjithësi.