Mary Jordan është gazetare në Washington Post, fituese e Çmimit Pulitzer dhe autore librash bestseller. Libri i saj "Trampi në gjyq", të cilin e ka shkruar bashkë me burrin dhe kolegun e Washington Post, Kevin Sullivan, mbledh raportime nga dhjetëra gazetarë të Washington Post dhe ndjek hetimin, shfajësimin dhe rigjykimin e Donald Trampit. Libri bestseller i Jordan-it sipas gazetës New York Times, Arti i marrëveshjes së saj, një biografi e paautorizuar e Melania Trampit, u botua në SHBA në qershor 2020. Jordan dhe Sullivan janë autorë edhe të bestsellerit #1 të New York Times, "Shpresë: Kujtime të një mbijetese në Klivland", historia e Amanda Berry dhe Gina De Jesus, që u rrëmbyen në Klivland dhe u mbajtën peng për dhjetë vjet. Më herët, kanë shkruar "Engjëlli i burgut: Udhëtimi i motër Antonias nga Beverli Hillsi në një jetë shërbimi në një burg meksikan". Kanë qenë shefa në zyrën e Washington Post në Tokio, Meksiko Siti dhe Londër për katërmbëdhjetë vjet.
Kjo biografi e shkëlqyer e MelaniaTrampit nga gazetarja Mary Jordan, fituese e Çmimit Pulitzer të gazetës "Washington Post", "zbërthen me shkathtësi dhe pa asnjë agjendë Melaninë" (NBC News), e cila ka në Shtëpinë e Bardhë më tepër ndikim nga sa kujtojnë shumë njerëz.