Moony Witcher (pseudonimi i Roberta Rizzo-s, lindur në Venezia ne 1957) është një shkrimtare italiane për fëmijë, e njohur edhe nga lexuesit e vegjël në Shqipëri për serinë me 6 libra të fantazive të Ninës, gjyshit alkimist dhe shoqeve të saja
Cikli prej disa librash mbi "vogëlushen e Hënës së Gjashtë" (alkimistja e vogël Nina) pati një sukses shumë të madh në Itali dhe jashtë saj. Përveç Ninës, autorja ka krijuar edhe personazhe te tjera shumë të dashur e të kërkuar nga fëmijët, si Xheno (dhe vula e zezë e Zonjës Kriken) apo Morga, magjistarja e erës. Në 2010 Rizzo publikoi volumin e dytë të Morgës, Shkretëtira e Alfazisë, botuar nga Mondadori.
Moony Witcher është e njohur në Shqipëri falë ciklit të Ninës botuar nga Botimet Pegi.
“Rizgjimi i gjigantëve” është vijimi i librit “Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit”.
“Nina dhe Fuqia e Absinthiumit” është vëllimi i gjashtë i serisë së librave për fëmijë të autores Moony Witcher. Personazhi ynë rikthehet tek gjyshi, të cilit i kërkon sekrete të tjera: Po çfarë do të ndodhë me Ninën? Kë do të zgjedhë: Dashurinë apo alkiminë?....
“Nina dhe mallkimi i gjarprit me pupla” është vëllimi i tretë i serisë së librave për fëmijë të autores Moony Witcher. Nina e kuptoi se nuk kishte nga t’ia mbante. Këtë radhë Alkimia e Dritës nuk kishte mundur ta mposhtte Botën e Errët të së Keqes. Sytë i përvëlonin nga mallkimi i Gjarprit me Pupla dhe frika e pushtoi krejt.
“Nina dhe misteri i notës oktavë” është vëllimi i dytë i serisë së librave për fëmijë të autores Moony Witcher. Po çfarë ndodh me Venecian dhe Ninën e cila niset Ninën e cila shkon në Egjipt për të gjetur Zeron mjegullore
Nina dhe Numri i artë është vëllimi i pestë i serisë së librave për fëmijë të autores Moony Witcher. Cili është misioni i ri i Ninës dhe miqve të saj, lufta me armiqtë e betuar dhe pasionet e zemrës
“Nina dhe syri sekret i Atlantidës” është vëllimi i katërt i serisë së librave për fëmijë të autores Moony Witcher. Cilat do të jenë aventurat e Ninës dhe Megarës dhe udhëtimet në shpinën e balenës së bardhë
Aventurat e Ninës janë magjike pasi edhe personazhet janë të tillë, sidomos gjyshi Misha, një alkimist i famshëm. Me ndihmën e tij, Nina do të gjejë Hënën e Gjashtë
Një histori e madhe rritjeje, lavd për paqen dhe vlerën e diversitetit.
“Vogëlushja e Hënës së Gjashtë” është vëllimi i parë i serisë së librave për fëmijë të autores Moony Witcher. Aventurat e Ninës janë magjike pasi edhe personazhet janë të tillë, sidomos gjyshi Misha, një alkimist i famshëm. Me ndihmën e tij, Nina do të gjejë Hënën e Gjashtë