Georgi Gospodinov fitoi njohje ndërkombëtare me romanin e tij të parë Roman natyral. Romani Fizika e trishtimit është vepra e tij më e njohur dhe e vlerësuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si: çmimi Jan Michalski, si dhe çmimi prestigjioz Angelus. Gospodinovi shkruan skenarë dhe drama. Shumë prej veprave të tij janë ekranizuar.
Duke përdorur mitin e Minotaurit si vorbullën e të gjithë veprës, e cila mund të quhet edhe roman, autori ndërton një labirinth rrëfimesh rreth personazhit kryesor, familjes dhe miqve të tij. Rrëfimi kapërcen nga epoka në epokë dhe nga pikëpamja në pikëpamje, duke na shpërfaqur kështu pa filtra mendësinë dhe estetikën e europianolindorëve. Nëpërmjet...
Jeta e një burri papritur merr tatpjetën. Ai përpiqet të rrëfejë historinë e tij, por ajo vazhdimisht i rrëshqet dhe kthehet në historinë natyrale për WC-të, për mizën , bletët etj. Jeta e tij përqaset në mënyrë misterioze me fatin e dy personazheve të tjerë - të redaktorit (me të njetjtën mbiemër si të tij) dhe kopshtarit të çmendur. Kur historia...