Muzhaqi është autore e romanit "Stina e peste" dhe e vëllimit poetik "Këmbëzbathur nëpër hënë", përkthyese e romaneve "Pallati Soljano" dhe "Vreshti i Anxhelikës" të autores Sveva Casati Modignani, pedagoge në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Ajo është fituese e çmimit të "Autores më të mirë debutuese" e vitit 2015 në Panairin e Librit të Prishtinës
Geverina Muzhaqi ka lindur në Patos në vitin 1984. Është diplomuar në degën e studimeve gjuhësore dhe filologjike pranë Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë në Universitetin La Sapienza të Romës. Aty ka mbrojtur me rezultate maksimale edhe masterin shkencor për gjuhësi të përgjithshme" me temën "Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane". Po në Romë punoi për tre vjet si mësuese e adoleshentëve me aftësi të kufizuara. Është fituese e disa çmimeve me poezi në qytetin e saj të lindjes, si dhe në rrethin e Fierit. Aktualisht shkruan poezi, prozë e tregime. Ky është romani i saj i parë. Muzhaqi është autore e romanit "Stina e peste" dhe e vëllimit poetik "Këmbëzbathur nëpër hënë", përkthyese e romaneve "Pallati Soljano" dhe "Vreshti i Anxhelikës" të autores Sveva Casati Modignani, pedagoge në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Ajo është fituese e çmimit të "Autores më të mirë debutuese" e vitit 2015 në Panairin e Librit të Prishtinës
Romani është një lloj skaneri letrar i njeriut të pandjeshëm dhe pa të djeshme. Ky është Doni, personazhi qendror i librit, një drejtues i ri i suksesshëm në një televizion kombëtar, i pashëm, shijues i jetës së bukur, narcizist, vanitoz, i përciptë, donzhuan i shfrenuar në lidhje sipërfaqësore, një i varur nga dy tabutë e kohës: seksi dhe paraja
Ky është vëllimi i parë poetik, ku vjen një zë origjinal, që flet plot ndjeshmëri për jetën, vdekjen, dashurinë, - refleksione metafizike, të cilat dëshmojnë për mjeshtri poetike dhe njohje të mirë të teknikave të vargëzimit
Ka zinxhirë që na mbajnë të lidhur e zinxhirë që na burgosin. Disa, duke na prangosur, na bëjnë të zbulojmë lirinë. Të tjerë, duke na lëshuar, na prangosin më tepër. Janë zinxhirët e lidhjeve që krijojmë. Janë njerëzit që duam e që na poshtërojnë. Janë ata që i shpërfillim e i bëjmë të vuajnë. Janë ata që i meritojmë dhe ata që mendojmë se na meritojnë....
Nuk do të lexoni thjesht një roman tërheqës për nga subjekti e ku personazhet janë skalitur e tipizuar në mënyrë të tillë që nuk harrohen. Mbi të gjitha, do të keni në dorë një vepër artistike ku fjala e zgjedhur me kujdes e mençuri mbart peshë të madhe kuptimore dhe përçon emocion të bukur