Meg Cabot është shkrimtare amerikane e cila e ka arritur suksesin e saj me romanet për të rinj dhe me romanca. Ka botuar rret 80 libra, të përkthyer në më shumë se 35 vende dhe ka mbi 25 milionë ekzemplarë të shitur
Meg Cabot ka lindur më 1 shkurt 1967 në Bloomington (Indiana ) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një pjesë e jetës së saj ka kaluar edhe në Grenoble (Francë), Californi dhe Nju Jork (SHBA). Ajo ëshë diplomuar për Arte të Bukura në Universitetin e Indianës.
Cabot punoi për më shumë se dhjetë vjet në Universitetin e Nju Jorkut dhe në atë periudhë nisi të shkruajë serinë e Princeshës, me të cilën u bë e famshme.
Meg Cabot ka shitur mbi 25 milionë kopje në 80 librat e saj që janë botuar në 38 vende të botës. Disa nga librat e saj janë bërë edhe filma.
Seria me pesë libra e Ditarit të Princeshës është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Djemtë nuk tregojnë kurrfarë interesi për Mian - ndoshta ajo nuk është edhe aq e bukur. Përveç kësaj, ajo nuk i ka mirë punët me algjebrën.
Mirësevini në jetë, Kejt Mekenzi. Ç'është e vërteta, në këtë fazë jeta e saj vetjake ka marrë tatëpjetë, kurse puna i është kthyer në një torturë të vërtetë
Princesha e dashuruar vazhdon tregimin për jetën e Mia Termopolisit, nisur në librat "Ditaret e princeshës" dhe "Princesha në qendër të vëmendjes".
Pikërisht atëherë kur Mia mendonte se e kishte nën kontroll historinë e të qenit princeshë, gjërat fillojnë t'i dalin nga duart. Në fillim, një lajmërim i paparashikuar nga e ëma. Më pas, një intervistë e planifikuar në kohën me shikueshmëri më të madhe për princeshën e re.
Asnjëherë më parë bota nuk kishte parë një princeshë të tillë. Prezantimi mbretëror i Mias shkakton reagime të përziera: ndërkohë që sensi i saj i modës pëlqehet nga të gjithë, pozita e saj në instalimin e matësve të parkimit publik has në rezistencë.
Libri i parë i serisë së djemve, "Thjesht fqinjë" na prezanton me Mel Fuller. Mel është një vajzë periferie, e cila zhvendoset në Nju Jork ku punon si kolumniste e lajmeve rozë, por me një ëndërr: raportimin e historive të rëndësishme.