Italo Calvino ka lindur në vitin 1923. Ai është romancier, tregimtar, studiues dhe gazetar. Calvino u nda nga jeta më 19 shtator 1985.
Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
Në këtë përmbledhje esesh kritike me temë përrallën, autori shkruan mbi një sërë botimesh e përmbledhjesh me përralla nga e gjithë bota: përrallat afrikane e italiane, si dhe përmbledhjet e ndryshme europiane (vëllezërit Grimm, Ch. Perrault, W. B. Yeats, V. Propp, etj.).
Koment nga autori: Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të...