Genc Frashëri

Genc Frashëri ka lindur më 27 shtator 1980 në Tiranë. Arsimin e mesëm e ka kryer në gjimnazin “Sami Frashëri”. Pasi jetoi për një periudhë disavjeçare në Itali, u kthye në Tiranë, ku ndoqi studimet e larta për gazetari dhe u diplomua në vitin 2005. Ende pa përfunduar fakultetin, ai filloi të punonte në medie, fillimisht si gazetar i kronikës së zezë pranë “Agjencisë Telegrafike Shqiptare” dhe pak kohë më vonë si përkthyes në televizionin “Klan”. Angazhimin më kohëgjatë, vitet 2004-2017, ai e ka në televizionin “Top Channel”, në departamentin e lajmeve online. Më pas ai ka mbuluar për dy vjet zhvillimet ndërkombëtare në televizionin “ABC News” dhe, që prej vitit 2019, ushtron të njëjtin funksion në televizionin “Euronews Albania”. Libri “Rrethana të gabuara” është romani i tij i parë në gjuhën shqipe.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
Shfaq 1 - 1 nga 1libër