Immanuel Mifsud ka lindur në Maltë në vitin 1967. Ai është fëmija i fundit i një familje me 8 fëmijë. Ka nisur të shkruajë poezi që në moshën 16 vjeçare ku është edhe bashkëthemelues i grupit letrar Versarti. Në të njëjtën kohë mori pjesë edhe në grupet teatrale eksperimentale ku luajti dhe më vonë drejtoi pjesë nga Çehov, Dario Fo, Max Frisch, Lorca, David Mamet, Harold Pinter apo Alfred Buttigied. Mifsud ka shkruar disa pjesë në poezi dhe prozë të cilat janë përkthyer në shumë vende europiane dhe në SHBA. Në vitin 2002 përmbledhja e tij me tregime Sara Sue Sammut’s Strange stories fitoi cmimin letrar kombëtar në Maltë.
Në vitin 2011 ky autor fitoi çmimin Europian për Letërsinë me veprën e tij Fl-Isem tal-Missier. Mifsud ka marrë pjesë në disa festivale prestigjioze ndërkombëtare ku ka fituar çmime të ndryshme letrare me poezitë e tij.
Autori maltez ka shkruar edhe disa libra për fëmijë. Për herë të parë Mifsud vjen në shqip nga Shtëpia Botuese Ombra GVG.
Ky libër i shkruar nga autori maltez Immanuel Mifsud ka fituar çmimin e letërsisë së Bashkimit Europian në vitin 2011. Gjithçka ndërtohet bazuar mbi kujtimet që shkakton një ditar, i shkruar nga i ati teksa udhëton në Itali me të birin