Kjo buqetë romancash e ripunuar, e rindërtuar, e riinterpretuar dhe e botuar në versionin e orkestruar për një formacion komerçal, do të mbetet një gurë i çmuar në arsenalin e trashëgimisë sonë kulturore dhe në identitetin tonë kombëtar.
Rasti i këtij studimi nga studiuesi Kastriot Tusha, njëherazi i përfshirë në mësimdhënien akademike dhe kërkimin shkencor, por edhe tenor operistik dhe interpretues i këngës, posaçërisht edhe i këngës popullore qytetare, është ngritur mbi këto premisa dhe synon kontribute me vlerë në shqyrtimin e lëndës që ai ka bërë objekt studimi.