Maša Kolanović, ka lindur në Zagreb. Ajo ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale, në Universitetin e Zagrebit, ku edhe është doktoruar.
Prej disa vitesh është pedagoge në këtë fakultet, profesore e asociuar në Departamentin e Studimeve Kroate. Deri tani, ka botuar një numër artikujsh për letërsinë dhe kulturën popullore.
Është autore e romaneve: E drejta për liri e Barbit dhe Pafundësi. Ka botuar edhe dy vëllime poetike, Shushunja për të vetmuarit dhe E dua Amerikën (Jamerika) dhe një monografi, Sulmues! Kryengritës? Konsumator...
Gjithashtu është redaktore e librit Postsocializmi krahasues: përvoja sllave dhe bashkëredaktore e librit Jeta kulturore e kapitalizmit në Jugosllavi.
Nëpërmjet këtij vëllimi me tregime autorja synon të na rrëfejë për absurditetin e ekzistencës, lidhur ngushtë me kapitalizmin e pamëshirshëm, ku protagonistët përpiqen të ruajnë dinjitetin e tyre. Në të dymbëdhjetë historitë, që të bëjnë të mendosh, jeta dhe vdekja ndërthuren me njëra-tjetrën, bashkë me të qeshura, lot në sy dhe një komb në fyt.