Maxim Asipov është quajtur Çehovi i ditëve tona. Ai është kardiolog me profeison por ka spikatur mjeshtrisht në fushën e tregimit, romanit dhe dramës. Osipovi është përkthyer në 14 vende të ndryshme të botës dhe tani së fundi edhe në shqip, me librin e tij me tregime “Klithma e zogut të shtëpisë”
Maxim Osipov ( i lindur në vitit 1963) është shkrimtar dhe kardiolog që ndan punën dhe përvojën e kërkimit shkencor midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Veç si kardiolog ai është botues i literaturës mjekësore, ku spikati me librin e famshëm “Ekokardiografia”.
Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur dhe të vlerësuar që ka nxjerrë Rusiva e viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve treatrale dhe romaneve.
Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë në kohëra të ttmerrshme me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin e tij krejtësisht të veçantë si kuisentencë artistike.
Emri i tij i shtohet asaj vijës së jashtëzakonshme ruse, doktor-shkrimtar, duke u mbiquajtur si Çehovi modern.
Në vitin 2005 ndërsa punonte në spitalin rajonal në Tarusa, Osipov si humanist vizionar themeloi fondacionin për të siguruar mbijetesën e këtij spitali.
Vepra e tij letrare është përkthyer në më shumë se 14 gjuhë të ndryshme të botës. Autori jeton në Tarusa, një qytet i njohur artistik rreth 130 kilometra larg nga Moska
Tregimtari bashkekohor rus, Maxim Osipov vjen ne shqip me vellimin e dyte me tregime, “Kilometri 101”. I vleresuar si “Cehovi” i diteve tona, Osipov sjell prurjet me te fundit te tij ne prozen e shkurter.
Ky është libri i parë në shqip i Maxim Osipov, i vlerësuar si Çehovi i ditëve tona. Ai është kardiolog me profesion, por përmes artit ka arritur që të bëjë kirurgjinë e mendjes njerëzore, të jetës në ditët tona, duke na sjellë një koleksion në prozën e shkurtër i vlerësuar jashtëzakonisht në Rusi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës