Koloreto Cukali

Koloreto Cukali është skenarist, producent, regjisor. Përveç serialeve, filmave dhe programeve televizivë, ai ka punuar për një kohë të gjatë në radio, dhe tani bashkëdrejton programin “Sot Nuk Është e Hënë”, në Top Albania Radio. Në vitin 2007, botoi librin e tij të parë me poezi, titulluar “Ky libër kushton sa një Redbull” por që në të vërtetë u shit nën koston e pijeve energjike. Kolo është gjithashtu një aktivist për lirinë e medias dhe fjalës së lirë.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok
    I riI ri

    Një hartë fantastike e lokaleve të Tiranës; udhëtime melankolike në kohë drejt vitit të stuhishëm 1992; skica arketipale të gruas, nënës, fëmijëve dhe detit; himne kënduar të pafajshmëve dhe të vegjëlve në trajtën e Gjelave të Detit, dhe kolona zanore e një brezi të tërë. Libri i poezive të Kolo Cukalit, është një mozaik i magjishëm ku të gjithë mund të...

    900 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër