John Carreyrou

John Carreyrou është gazetar franko-amerikan, me baba francez dhe nënë amerikane. Është diplomuar për shkenca politike dhe qeverisje në Duke University në vitin 1994. Më pas ka punuar në media dhe në karrierën e tij 15-vjeçare ka fituar dy herë çmimin Pulitzer në gazetarinë investigative.


Që nga viti 1999 deri në vitin 2019 ka punuar për Wall Streen Journal, duke raportuar nga Parisi, Brukseli dhe Londra. Që nga viti 2008 dhe në vijim ka drejtuar zyrën për çështjet e shkencës dhe shëndetit të kësaj gazete në Nju Jork.


Në karrierën e tij gazetareske ka disa investigime që janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare.


Në vitin 2003 fitoi çmimin Pulitzer për raportimin investigues së bashku me një koleg me disa histori skandalesh në koorporatat amerikane. Po ashtu, ka raportuar edhe për çështjet europiane në këtë gazetë, si dhe ka mbuluar shumë çështje që lidhjen me marrëdhëniet e ndërlikuara euro-atlantike


Në vitin 2015 Carreyrou nisi një investigim për kompaninë Medicare, ku publikoi investigimin “Demaskimi i Medicare”, duke hetuar rreth një projekti të qeverisë amerikane dhe zbuluar abuzimet e qindra miliardë dollarëve të taksapaguesve amerikanë. Me këtë investigim mori për herë të dytë çmimin Pulitzer.


Në vitin 2016 nisi investigimin për kompaninë Theranos, drejtuar nga Elisabeth Holmes, i cili pas publikimit në Wall Street Journal shkaktoi një skandal të vërtetë. Ishte po kjo gazetë që e kishte ngritur yllin e Theranos, Elisabeth Holmes.


Një vit më pas fitoi edhe çmimin Georg Polk në gazetarinë për raportimin financiar.


Në përfundoi të historisë së investigimit të kompanisë Theranos, John Carreyrou bëri edhe librin “Gjak i keq”, i cili u kthye në një bestseller ndërkombëtar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit nga Financial Times.


Në vitin 2019 është larguar nga gazeta prestigjioze The Ëall Street Journal. Në pjesën e dytë të jetës time karrierën time tua ta kem duke shkruar libra non-fiction”, - është shprehur Carreyrou.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Ky libër është një investigim tronditës rreth Theranos, - një start-up – flluskë në Silicon Vallery, që përmes mashtrimit arriti vlerën 9 miliardë dollarë: Është një thriller i vërtetë për ngritjen dhe rënien dramatike të kompanisë dhe drejtueses e saj magjike, Elisabeth Holmes, e cila nuk arriti të ofrojë asnjëherë shërbimin e diagnostikimit të gjakut....

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër