Dhurata ideale për vajzat kreative....
Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9-vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen. Në “Ditarin e Gregut” autori dhe ilustruesi, Jeff Kinney, na paraqet një hero ndryshe. Siç e thotë edhe Gregu: Mos prisni të...
Vetëm për një gjë mos e pyesni Gregun, se si i kaloi pushimet e verës, sepse vetëm për to nuk ka qejf të flasë. Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron me gjithë shpirt që t'i harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit... sidomos një ngjarje. Por për fat të keq, vëllai i tij i madh, Rodriku, e di mirë të fshehtën e Gregut. Pastaj ka edhe një mënyrë...
Tani e dimë mirë: Greg Heffley-i nuk heq dorë kurrë nga dredhitë e tij prej përtaci. Dikush duhet t'ia shpjegojë babit të Gregut. Sigurisht, Gregu u bën bisht me lehtësi përpjekjeve të të atit për ta ndrequr. Por kur babi i Gregut e kërcënon se do ta çojë në akademinë ushtarake, Gregu e kupton se duhet të bëjë diçka... ndryshe do ta pësojë keq.
Natyra shpërthen me bukuritë e saj gjatë verës, por Gregu rri i ngujuar brenda, para lojërave me kompjuter. Të gjithë janë të shqetësuar, pasi ai nuk është si gjithë fëmijët e tjerë që luan me shokët jashtë. Në këtë libër, aq të dashur për fëmijët, vijnë debatet në familjen Heffley dhe zgjidhjet që fitojnë në debatet mes tyre dhe Gregut.....
Greg Hefli i ka punës pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryesor. Por çmenduria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Ditari i Gregut vlerësohet nga USA Today, Publishers Ëeekly dhe Neë York Times i bestseller Nr. 1
"Harry Potter liro vendin....."Ky është vlerësimi për serinë e Ditarit të Gregut. Tashmë, keni në duar librin e shtatë: U mbush kupa?! A doni më?!
Greg Hefli gjithnjë ka dashur të rritej sa më parë. Por a nuk është çmenduri të jesh i rritur?
Greg Hefli eshte nje periudhe deshtimesh. Shoku i tij i ngushte, Roul Xhefersoni e ka braktisur dhe te gjesh shoke te rinj ne shkollen 9-vjecare, eshte thuajse e pamundur. Per te kthyer rroten e fatit, Gregu vendos ti hyje rruges se besimit dhe ti lere vendimet e tij rastesise. Çfare do te ndodhe me fatin e Gregut valle..!!?
Një udhëtim me familjen, mendohet si një ngjarje shumë dëfryese.....me përjashtim të rastit kur je me Heflet. Ky libër është një bombë për lexuesit ngurrues dhe këdo që kërkon një libër për të qeshur pa fund..!
Dikur jeta ka qenë më e bukur. Apo jo? Kjo është pyetja që ngre Gregu, teksa qyteti i tij stakon pajisjet elektronike vullnetarisht. Por jeta moderne ka komoditetet e veta dhe Gregu s'është prerë për një botë të stilit të vjetër. Me tensionin që ngrihet brenda dhe jashtë shtëpisë së Gregut, a do ta gjejë dot Gregu një mënyrë për të mbijetuar? Apo jeta...
"Ditari i Gregut" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekly dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1. Vjen në shqip libri i 11-të i serisë.
Per te gjithe lexuesit e cmendur pas Ditarit te Gregut vjen libri i 12 i kesaj serie: “Pushime ne piknik” eshte tamam per pushimet verore. Besoj se vogelushet do te kenaqen me aventurat e reja te Gregut dhe familjes se tij. Leximi i tij do ti beje me te bukura edhe pushimet tuaja verore.....