Një sajt takimesh i ka bërë bashkë. Nuk u bënë të dashur, por miq. Dhe mendojnë të mbeten të tillë… Ajo është aktore. Ai shkrimtar. Ajo quhet Mia. Ai Pol. Ajo është angleze. Ai amerikan. Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam.
Ajo quhej Lorena Kline, pretendonte se ishte mjeke në spital dhe se kishte pësuar para gjashtë muajsh një aksident, një aksident shumë të rëndë me makinë si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit: "Qysh atëherë jam në koma. Jo, mos mendoni akoma asgjë dhe më lini t’ju shpjegoj." S’i kujtohej asgjë nga aksidenti. Kishte ardhur në vete në sallën e...
Dashuria është ndoshta si një hije, dikush e shkel dhe e merr me vete. Apo ndoshta drita e tepërt është e rrezikshme për dashurinë, apo ndoshta është krejt e kundërta, pa dritë hija e dashurisë fshihet dhe pastaj zhduket.