Jeronim Stilton është seria e librave për fëmijë, e botuar nga Shtëpia Botuese Piemme në Milano, në Itali që nga viti 2000. Që nga viti 2004 ka nisur botimin edhe në gjuhën angleze. Ideja dhe realizimi i këtyre librave është bërë nga Elisabetta Dami. Këto libra janë për lexuesit e vegjël të moshës 6-12 vjeç
Jeronim Stilton është seria e librave për fëmijë, e botuar nga Shtëpia Botuese Piemme në Milano, në Itali që nga viti 2000. Që nga viti 2004 ka nisur botimin edhe në gjuhën angleze. Ideja dhe realizimi i këtyre librave është bërë nga Elisabetta Dami. Këto libra janë për lexuesit e vegjël të moshës 6-12 vjeç.
Seria e librave deri më tani ka shitur mbi 130 milionë kopje në mbarë botën dhe është bërë një nga seritë më të shitura deri më tani.
Seria e librave flet për një miush që jeton në Ishullin e Miushit. Jeronim Stilton punon si gazetar dhe botues për një gazetë locale.
Ai ka një motër të vogël, Tea Stilton dhe një kushëri të quajtur Trap Stilton dhe nipin e vogël që e do shumë, Benjamin Stolton. Jeronimi është një miush nervoz që i pëlqen të bëjë një jetë të qetë por ai përfshihet në shumë aventura falë problemeve, ngatërresave dhe situatave që krijojnë personazhet e tjera: Tea, Trapi dhe Benjamini, dhe personazhe të tjerë.
Seria e librave deri më tani është shitur në 35 gjuhë të ndryshme të botës.
Numri 8. Anija e maçokëve piratë. Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Piratin e Zi që u kall tmerrin miushëve? Jo? Lum ju! Është tmerri i tërë deteve, makthi më i zi i çdo miushi. Mos më thoni pastaj që ky s’është ters… po përse duhet të më rastiste pikërisht mua të bija rob në anijen e tij…
Për tërë mocarelën e botës, sa shumë aventura më ndodhën para pushimeve! Shpëtova teto Lipën nga zjarri, m’u përmbyt zyra, Mbreti i Patatinave me Djathë më kërcënoi se do të m’i shkulte mustaqete do të m’i jepte në putër… dhe midhjet e fërguara më ranë plumb në stomak!
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
Ky libër në serinë e librave të Jeronim Stilton mban numrin 5: Në metronë e Miushërisë po ngjasim gjëra të çuditshme. Një maçok gjigant endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke u kallur datën tërë brejtësve të qytetit. Nga vjen ky maçok? A të jetë vallë një fantazmë?
Ju a jeni I ndrojtur? Unë po! Ja përse desh më ra pika kur mora pjesë në një garë barcaletash në televizion… para miliona teleshikuesve! Por pastaj mësova sekretet për t’i rrëfyer mirë barcaletat… jua kam zbuluar këtu, bashkë me barcaletat e reja të Miushërisë!
Ky libër vjen për vogëlushët duke ju rrëfyer historitë dhe bëmat e miushëve që jetojnë në Ishullin e Miushëve.
“Ah, ç’pushime të tmerrshme në Detet e Jugut! Në fillim, një udhëtim me gjak të ngrirë në avion, pastaj mbytja e anijes dhe dalja në një ishull të shkretë, ku natën dëgjoheshin zhurma të çuditshme. Ndoshta është fantazma e Piratit Putërargjendi, në bordin e galerës së tij misterioze...”
KATËR MIUSHË NË FAR UEST "Ç'kërkoj, vallë, në Far Uestin e humbur, me time motër Tean, tim kushëri Çarkun dhe nipçen tim, Beniaminin? Ç'kërkoj i veshur si kauboj rrugëve të Qytetit të Kaktusit? E, mbi të gjitha, ç'kërkoj në shpinën e një demi të xhindosur? Më duket sikur po jetoj në një Ëndërr.
Ebenizer Skruxhi është një biznesmen lakmitar, që mendon vetëm për paratë dhe nuk e duron dot harenë e Krishtlindjeve. Për të është thjesht humbje kohe! Por pikërisht natën e pragkrishtlindjes, do ti shfaqen tri fantazma, duke e detyruar të reflektojë rreth sjelljes së tij… Një klasik i letërsisë në një përshtatje të lirë nga Jeronim Stiltoni. Plot me...
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
Seria e Jeronim Stilton vijon me nje tjeter liber te ri: Keshtjella e 100 rrefenjave, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi. Ne boten supermiusherore kesaj radhe do te njiheni me nje keshtjelle misterioze…
Ky libër vjen për vogëlushët duke ju rrëfyer historitë dhe bëmat e miushëve që jetojnë në Ishullin e Miushëve.Ciuttt! Një miush misterioz vetëm me një sy ka ndërmend të shkatërrojë Jehonën e Brejtësit
Ky është numri i tretë i serisë "Histori për të qeshur" i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.
“Po bëheni gati për udhëtim? Në këtë libër do të gjeni plot lojëra që mund t’i bëni në makinë, autobus, tren, avion...për të luajtur e për t’u zbavitur së bashku! Rrugë të mbarë, miq brejtës!”
Ky libër vjen për vogëlushët duke ju rrëfyer historitë dhe bëmat e miushëve që jetojnë në Ishullin e Miushëve.
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
Numri 7. Misteri i syrit prej smeraldi. Gjithçka zuri fill kur gjetëm hartën misterioze në tregun e sendeve të përdorura. Fliste për një ishull të largët, për një thesar të fshehtë. Kësisoj u nisëm, me një anije dydirekëshe; ishte vërtet një aventurë e paharrueshme…
Miushi Stilton me personazhet e tij vijne ne serine e katert me aventura te reja ne mjedise tropikale; nje liber plot humor, situata brilante dhe qe i zbavisin lexuesit e vegjel...
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
Një ditë supermiushore... prej kampioni! "Unë jam një miush intelektual, por si të gjithë brejtëstt kam një pasion të madh: futbollin! Edhe unë jam tifoz... por një tifoz miushfisnik,: për mua sporti është kurajë, ndiershmëri dhe miqësi!"
Ç’figurë të shëmtuar prej miu gjirizi të fëlliqur bëri im kushëri Çarku në festën e konteshës Snobikiatis!
Ky është numri i dytë i serisë "Histori për të qeshur" i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.
Pushimet e kësaj vere do të jenë vërtet të mrekullueshmë!Kujtimet më të bukura do të keni mundësi t’I pasqyroni në disa prej faqeve të këtij libri,përmes përshkrimeve ose vizatimeve. Në këtë mënyrë,do t’I kujtoni përherë pushime tuaja. Në faqet e fundit të librit do të gjeni përgjigjet e të gjitha ushtrimeve.Kështu,do të keni mundësi të shikoni nëse I...
Per te gjithe lexuesit e vegjel qe kane mbaruar klasen e katert, ky liber ju vjen ne ndihme per tu zbavitur gjate pushimeve verore dhe per te mbajtur te fresket njohurat e marra gjate vitit shkollor. Ne liber ka ushtrime ne disa fusha si matematika, dituri natyre, gjuha, letersia, arti pamor, gjuha angleze etj.. Per ta bere sa me te kendshme leximin,...
Një klasik i letërsisë i përshtatur lirshëm nga pena e Jeronim Stiltonit. I mbushur me ilustrime të shumta me ngjyra! Gjithçka filloi me një shpatë misterioze Brenda një shkëmbi... Vetëm Arturi mund ta nxirrte dhe të bëhej Mbreti i Kamelotit. Bashkë me të, Merlini, Lanseloti, dhe tërë Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët do të përjetojnë aventura të...
“Shoku im Miushald Roku, një ndër atletët më të famshëm të Miushërisë, më nxori ujët e zi me superprogramin e tij të stërvitjes... pastaj së bashku morëm pjesë në një vrapim supermiushor, ku ndodhi gjithçka, vërtet gjithçka...”
“Për datëlindjen e teto Lipës kemi organizuar një ekskursion në fshat me tërë familjen Stilton. Sa shumë do të zbavitemi! Doni ta dini me çfarë luajtëm?
Ne pikun e pushimeve verore, vjen edhe nje liber tjeter fantastik nga Jeronim Stilton: Kesaj radhe aventurat e botes miushore zhvendosen ne Havai. E ku ka me mire se sa te argetohesh me keto aventura ne ditet e nxehta te veres. Hata fare....