Jonathan Bazzi është një romancier i ri. U lind në Milano dhe u rrit në Rozzano, periferia ekstreme në jug të qytetit. Ai i diplomua në Filozofi me një tezë Mbi teologjinë simbolike tek Edith Stein. Bazzi ka treguar gjithmonë një pasion ndaj letërsisë femërore dhe çështjeve gjinore. Në vitin 2015 filloi të bashkëpunojë me gazeta të ndryshme, duke publikuar artikuj dhe tregime, derisa vendosi më 2016-n të flasë publikisht mbi sieropozitivitetin e tij. Romani "Ethet", i botuar më 2019-n, është romani i tij i parë.
Një vend ku asnjeri nuk del nga kufijtë e tij, asnjë nuk studion, e shumta bëjnë fëmijë, kryejnë disa vjedhje ose ca kohë burg dhe, në rastin më të keq, vdesin. Djalë i prindërve të rinj, të cilët u divorcuan shpejt, i rritur nga dy palë gjyshër, Jonathan-i kërkoi mënyrën e tij të shpëtimit dhe pendesës, nga paracaktimi i fatit të periferive, nga...