Jane Austen është një figurë qendrore e narrativës pararomantike angleze. Ajo ka lindur më 16 dhjetor 1775. Më 1783, Jane-i dhe e motra Cassandra u dërguan në Oxford me qëllim që t’i mësonte zonja Ann Cawley, por shpejt u kthyen në shtëpi për shkak të tifos. Më pas, mori mësime private në shtëpi. Edukimi i saj erdhi nga leximet e shumta, të udhëhequra nga i ati dhe vëllezërit James dhe Henry.
Dhuntia për të shkruar e nxit që të ushtrohet vazhdimisht. Veprat më të njohura janë: “Arsye dhe ndjenjë” (1811), “Krenari dhe paragjykim” (1813), Mansfield Park (1814), “Ema” (1815) “Abacia e Northangerit” (1818), “Bindja” (1818).
Që në moshën 11-vjeçare, Jane-i filloi të shkruante poezi dhe histori për të zbavitur veten dhe familjen. Mes viteve 1787–1793, shkroi shumë materiale, të cilat i përmblodhi nën titullin Juvenilia, por me tri vëllime. Ato përfshinin drama, vargje e novela. Lady Susan, një novelë epistolare do të jetë përpjekja e parë serioze e saj. Në dhjetor 1795, nipi i një fqinji të familjes, Tom Lefroy, student që vinte nga Londra, qëndroi për një periudhë në Steventon.Jane-i dhe Tom-i filluan të kalonin shumë kohë bashkë, gjë që ra në sy edhe të të dyja familjeve.
Për fat të keq, Tom-i nuk kishte mjete financiare dhe mbahej nga familja, ndaj ata ndërhynë duke e larguar Tom-in që aty. Jane-i nuk u martua kurrë. Si grua, ajo hasi shumë vështirësi për botimin e librave të saj.
Romanin e parë e botoi me ndihmën e të vëllait, i cili shkoi në Londër dhe iu drejtua botuesit Thomas Egerton me dorëshkrimin e “Arsye dhe ndjenjë”, libër që pati sukses edhe te kritika, edhe në shitje.
Jane Austen, në shumë mënyra, mishëronte gratë me karakter të fortë, kokëforta të historive që shkruante. Ato vinin nga rrethana të ndryshme jetësore e megjithatë kërkonin të njëjtën gjë: dashurinë e vërtetë. Për ironi të fatit, një gjë të tillë Jane-i vetë nuk e gjeti kurrë, por kjo ndoshta është në të mirën tonë dhe të historive të saj.
Në fund, ne kemi në duar vepra arti të pakoha. Përmes veprave të saj, ajo i mbush lexuesit me shpresë se dashuria e vërtetë ekziston dhe është jetëgjatë.
Botime Pegi ka sjellë në shqip romanet “Ema” (2014) dhe “Bindja” (2022). Së shpejti, do të vijë edhe “Krenari dhe paragjykim”.
Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Me heroinën e saj të këndshme dhe mbresëlënëse, "Abacia e Northangerit" mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit.
Libri “Ana Eliot”, një klasik i pakohë, kremton qëndrueshmërinë në dashuri, në një kohë trazirash e ndryshimesh. Shkruar në kohën kur luftërave të Napoleonit po u vinte fundi, ky roman tregon qartazi se si një grua mund të shohë drejt së ardhmes duke i qëndruar besnike së shkuarës.
Ema është historia e një pjekurie të arritur pas peripecish që materializohen vetëm për shkak të mendjelehtësisë së heroinës. Ndryshe nga librat e tjerë të Austen-it, Ema nuk ka një leksion të vetëm morali, ajo na tregon vlerën e modestisë dhe e bën këtë përulësisht.
Jane Austen teased readers with the idea of a 'heroine whom no one but myself will much like', but Emma is irresistible. 'Handsome, clever, and rich', Emma is also an 'imaginist', 'on fire with speculation and foresight'. She sees the signs of romance all around her, but thinks she will never be married.
Ky roman sjell një histori dashurie, nga më të bukurat e letërsisë angleze. Pena e përsosur e Xhejn Ostenit e tërheq lexuesin në një univers që i përket po aq të kaluarës sa edhe të tashmes, në një shoqëri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmëria, qenia femër dhe mashkull, e vërteta dhe gënjeshtra.
Një nga historinë më të bukura të letërsisë angleze vjen në këtë botim i përshtatur për lexuesit e vegjël nga Fiern Siegel
Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”.
Pride and Prejudice, which opens with one of the most famous sentences in English Literature, is an ironic novel of manners. In it the garrulous and empty-headed Mrs Bennet has only one aim - that of finding a good match for each of her five daughters. In this she is mocked by her cynical and indolent husband. With its wit, its social precision and, above...