Luka Bekavac, lindur në Osijek, Kroaci, në vitin 1976, është shkrimtar, përkthyes dhe teoricien letërsie. Ai jep mësim në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zagreb dhe shkruan vazhdimisht artikuj për filozofinë, letërsinë e krahasuar dhe muzikën në gazeta e revista kulturore me emër. Romanet e tij, Drenje (2011) dhe Viljevo (2013), janë kandiduar për një sërë çmimesh kombëtare. Në vitin 2015, romani Viljevo u nderua me Çmimin Europian të Letërsisë për Kroacinë.
Forca e shtypjes është në përpjesëtim të drejtë me forcën e rezistencës e me dëshirën për liri, në Kroaci a kudo. Kjo histori përgjimesh e lufte për mbijetesë, si dhe përpjekjesh për ringritje, mund të jetë zhvilluar gjatë verës së vitit 1943, a kurdoherë.