Giovanna dhe Tom Fletcher janë dy nga autorët më të suksesshëm të Britanisë së Madhe. Tom-i është krijuesi i “The Christmasaurus”, i cili ishte romani më i pëlqyer për fëmijë më 2016-ën, ndërsa romani i Giovanna-s ,“Some Kind of Wonderful”, ishte njëri prej titujve më të blerë nga femrat më 2017-ën. Librat e çiftit Fletcher janë shitur në mbi 1,5 milionë kopje dhe janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. Platforma e tyre në rrjetet sociale ka një audiencë të larmishme, me mbi 6 milionë ndjekës. Tom-i dhe Giovanna janë të martuar që nga viti 2012 dhe janë prindër të tre djemve, Buzz-it, Buddy-t dhe Max-it. “Eva e Njerëzimit” është romani i tyre i parë shkruar në duet, si dhe trilogjia e parë.
“Eva e njerëzimit” është libri i parë i një trilogjie mbresëlënëse, shkruar nga autorët bestseller Tom dhe Giovanna Fletcher.