Herta Müller

Herta Müller është një shkrimtare gjermane me origjinë rumune, e lindur me 1953 në një qytet gjermanishtfolës, në Banat, fituese e çmimit Nobel në letërsi

Herta Müller është një shkrimtare gjermane me origjinë rumune, e lindur me 1953 në një qytet gjermanishtfolës, në Banat.


Më 1976 punon si përkthyese në një uzine mekanike, por pushohet nga puna pas tre vjetësh, pasojë e një mospranimi për të bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.


Librat e saj të parë censurohen nga regjimi i Çausheskut, deri në ndalimin e plotë për të mos botuar më në Rumani.


Më 1987, mërgon në RFGJ, së bashku me të shoqin, shkrimtar. Që nga 1995, ajo është anëtare e "Akademisë gjermane për gjuhën dhe letërsinë".

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Personazhi kryesor, një studente e komunitetit shvab gjatë regjimit të Çausheskut në Rumani, tronditet nga vetëvrasja e Lolës, njërës prej shoqeve të saj të dhomës. Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkojë përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.

    800 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra