Lisa Grunwald është autore e romaneve: The Irresistible Henry House, Whatever Makes You Happy, New Year's Eve, The Theory of Everything, dhe e romanit “Summer”.
Së bashku me bashkëshortin e saj, redakotr në Reuters, kanë edituar antologjitë bestseller “The Marriage Book”, “Women's Letters” dhe “Letters of the Century”.
Grunwald ka punuar si redaktore në revistat “Life” dhe Esquire.
“Kohë pas kohe” është romani i parë i kësaj autoreje që vjen për lexuesit shqiptarë dhe një nga romanet bestseller ndërkombëtarë, që i ka dhënë famë Lisa Grunwald.
Një histori dashurie magjike, e frymësuar nga legjenda e një gruaje që u zhduk në Grand Central Terminal, në vitet 20 deri në Luftën e Dytë Botërore dhe më tej, i shkruar nga autorja sipas frymës së librave “Gruaja e udhëtarit të kohës” dhe “Rasti serioz i Benjamin Button”. Duke parë në të kaluarën e pasur të Grand Central Terminal, Lisa Grunwald krijon...