Lazer Radi lindi në 29 janar 1916 në qytetin e Prizrenit. Pas përndjekjes që serbët i bënë anëtarëve të familjes së tij, ai erdhu në Shqipëri ku ndoqi shkollën e mesme në Shkodër. Botimet e tij të para u publikuan në gazetat si "Kombi", "Drita", "Diana". Ato zakonisht mbanin emrin e tij ose dhe pseudonimet si L. R., Lara, Lapredi, Ladi. Pas viteve 1940 botoi librin "Fashizmi dhe fryma shqiptare". Në vitin 1942 mori titullin Doktor Jurist.
Më 23 nëntor 1944 u arrestua nga partizanët. Gjykohet bashkë me intelektualë të tjerë në të ashtuquajturin Gjyqi Special ku u dënua me 30 vjet heqje lirie. Vuajti dënimin për rreth 10 vjet dhe pas daljes nga burgu nisi kalvarin e internimeve në kampe të ndryshme si Kuç, Shtyllas, Radostinë etj. Për një periudhë të gjatë kohe punoi si bujk, murator, marangoz etj. Në '82 etiketohet si "Intelektual borgjez dhe armik i popullit".
Pas shembjes së diktaturës publikoi artikuj të ndryshëm në gazetat e para të lira të vendit, botoi dhe përktheu. Ndër përkthimet e tij përmendim "Platoni, vepra", "Qytete fantazma" ndërkohë ndër veprat e tij përmendim studimin "I pari Gjyq Special në Shqipëri", vëllimin poetik "Anvaze të Sharrit" etj. Pjesa më e madhe e veprës së tij është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Jozef”.
Lazer Radi ndërroi jetë në 23 shtator 1998 në Tiranë.
Tre novela te shkruara nga Lazer Radi.
Mirash Ivanaj njihet si ministri i hekurt i Ahmet Zogut. Një njeri erudit, që për dy vite si ministër i arsimit reformoi jo pak shkollat në vend. Nëse sot sistemi i fillores së detyruar në arsim është një koncept i njohur, Ivanaj ishte ai që e kreu këtë reformë në një vend ku shumica e popullsisë nuk dinte shkrim. Sipas Mirash Ivanaj krijimi dhe afirmimi...
Vepra Poetike e lazer Radit - eshte nje permbledhje e poezive dhe poemave te shkruara prej tij gjate gjithe jetes.
Nje vere me Migjenin - nga Lazer Radi. Ne Korrik te vitit 1936, autori i librit ka jetuar se bashku me Migjenin ne Puke, ku ky i fundit punonte si arsimtar. Ne kete liber Radi ka hedhur kujtimet e tij per mardheniet e tij me shkrimtarin e njohur
Shqipnia e viteve '30. - nga Lazer Radi. Edhe ky eshte nje liber mekujtime dhe shenime per Shqiperine e viteve '30 te shekullit te kaluar, sidomos persa i perket kuadrit politik dhe kulturor te vendit.