Lev Tolstoi

Leon Tolstoi lindu më 9 shtator 1828 në Jasnaja Poljana në një familje fisnikësh. U rrit dhe u edukua pranë natyrës. Studioi në Universitetin e Kazanit. Punoi shumë kohë mësues dhe u mor me bujqësi. Përvojat njerëzore dhe vëzhgimet e holla e bënë atë mjeshtrin e rrëfimit në të gjithë letërsinë botërore, falë trashëgimisë së jashtëzakonshme që na ka lënë me vepra të tilla si “Ana Karenina” apo “Lufta dhe paqja”

Leon Tolstoi lindi më 9 shtator 1828 në katundin Jasnaja Poljana pranë Tulës, nga një familje e vjetër Fisnikësh. Sa pat mbushur dy vjet I vdiq nëna. Për edukatën e tij u kujdesua shumë tezja, e cila ishte grua e mësuar. Edhe vëllai I madh, Nikollai tip ëndërronjës, ndikoi mbi edukatën e Leonit. Në shtëpi për edukatën e fëmijëve kishte mësues e kijdestarë të huaj. Veprat e Rusoit e paten magjepsur shumë Leonin.


Po mbi ndërgjgjen e Leonit gjurmë ta pashlyeshme la sidomos ambienti I Jasnaja Poljanës, jeta e shëndoshë fshatare dhe natyra e bukur ruse.


Më 1844 Tolstoi hyri në univesitetin e Kazanit dhe nisi të bënte jetën e crregullt të studentëve aristocratë duke u dhënë pas ballove e dëfrimeve. Po kjo jetë e zbrazët e lodhi; nuk e kënaqën as studimet prandaj i la mësimet përgjysmë dhe u kthye në katundin e tij mevendim të prerë, që të përmirësonte gjendjen fshatare. Po nuk ja doli në krye. Po në atë kohë ai iu përvesh një pune jashtëzakonisht të madhe për të zgjeruar e forcuar kulturën e tij. Më 1851 hyri në ushtri; shërbeu në vende të ndryshme, si në Kaukaz, në ushtrinë e Danubit e sidomos në Krime. Gjatë shërbimit ushtarak ai boti prej 1852-1856 kujtimet e fëmirise në tre romane: “Fëmijria”, “Adoleshenca”, “Rinia”. Këto vepra paten sukses dhe tërhoqën vëretjen e botës letrare mbi këtë officer të ri.


Pasi mbaroi lufta e Krimesë ku ai pat marrë pjesë, dha dorëheqjen dhe sgkoi në Peterburg, ku e pritën mire rrethet letrare më progreiste. As këtu nuk qëndroi gjatë: problemi I fshatarisë e mundonte shumë. Hartoi një project për clirimin e fshatarëve dhe iu mbush mendja që tërë aktivitetin e tij t’ja kushtonte arësimit të tyre. Pas një ushëtimi jashtë Rusisë, në Francë e Zvivër, më 1859 ja filloi punës si mësues I popullit në Jasnaja Poljana. Për t’u sqaruar mbi shumë probleme pedagogjike, që I kishin dale në praktikë, ndërmori një udhëtim të ri jashtë vendit, gjatë të cilit u takua me shumë pedagog. Kur u kthye, u dha edhe më shumë entusiasëm pas veprimtarisë pedagogjike. Mblodhi rreth vehtes mësues të mire, nisi të botojë edhe një revistë pedagogjike. Si pedagog Tolstoi predikonte parimin e educates së lire, duke synuar zgjimin e interesit të nxënësve për punë e studim dhe pa përdorur kurrë detyrim, frikën ndëshkimet. Si metodë për të mësuar ai këshillonte mnetodën e “ Kuvendimet e lira me nxënësit”. Këto ide të reja përparimtare për atë kohë, u perhapsën e u bënë popullore, po ngjallën edhe dyshimet e policisë e të qeveritarëve. Tolstoi u afrua gjithnjë me katundarët dhe u entusiazmua nga aftësitë e talentet e tyre.


Më 1862 ai u martua. Jeta e lumtur familjare e qetësoi perkohësisht shpirtin e tij. Shkroi vepra të ndryshme letrare, nga të cilat shquajnë romanet “Lufta dhe paqja“ (1864-1869) dhe “Ana Karenina“ (1873-1877), por u muar edhe me aktivitet pedagogjik e me bujqësi. Kriza morale e tulatur për një kohë, nisi përsëri të ndihet me kërkimet e qëllimeve të jetës.


Si mjet themelor për ripërtritjen morale të njerëzve Tolstoi tregonte mësimet e ungjillit. Këto janë parimet kryesore të tolstoizmit, që siq shihet pëtmban ide utopike dhe të dëmshme. Tolstoizmi gjeti dishepuj të zjarrtë kudo në botë. Dishepujt e tij shtoheshin edhe më tepër , sepse gjenin një unitet të plotë midis doktrinës dhe jetës së mësuesit të tyre i cili ashtu si predikonte, ashtu edhe vepronte dhe jetonte. Nën influencën e kësaj filozofie, morale, ai hoqi dorë për një kohë nga letërsia artistike, duke u marrë me vepra mësimore me anë të sëcilave kërkonte ti mësonte popullit moral.


Gjat viteve 1881-1901 Tolstoi jetoi në Moskë ku mësonin fëmijët e tij. I kësaj kohe është romani i tij ”Ringjallja“ (1899). Po nuk harroi Jasnaja Poljanën e kurdoherë morri pjesë në iniciativat mirëbërëse në favor të të mjerëve. Më 1901 u kthye sërish në këtë fshat të dashur ku bënte një jetë sa më të thjeshtë dhe ku merrej gjallërisht me punë bujqësore nga më të rëndomtat. Këtu , Jasnaja Poljana, vinin e vizitonin njerëz të shumtë , admirues të gjenisë së tij: midis tyre ishin artist e shkenctarë të shquar ( ndër ta edhe Çehovi, Gorki, Rjepini etj.). Më 1908 pas dështimit të revolucionit të parë rus në lidhje me dënimet me vdekje, të shumta nën regjimin shtypës të kryeministrit reaksionarë Stolipin shkruan artikullin demaskues ”Nuk mund të heshtë !“. Se c’forcë morale kishin fjalët e tija dhe se sa fort i tronditin themelet e autokracisë, shihet te një artikull i një gazete reaksionare: “Dy mbretër ka ndër ne: Nikolla II dhe Leon Tolstoi. Cili nga të dy është më i fortë? Nikolla II nuk mund t’i bëjë asgjë Tolstoit, nuk mund të trondit fronin e tij, kurse nga ana e tjetër Tolstoi tronditë me siguri froni e Nikollait dhe dinastisë së tij“.


Tolstoi ishte bërë shkrimtar universal. Rusia zyrtare s’kishte fuqi t’i bënte ndonjë të keqe. Vetëm kisha e mallkonte vit për vit si heretik e mohues të fesë ortodokse. Më 1908 mbarë bota kulturale nderoi tetëdhjetë vjetorin e tij. Pas kësaj nuk jetoi më gjatë. Ai vuante moralisht sepse në jetën e tij personale nuk kushte realizuar gjer në fund filozofinë e tij. Nuk mund të vazhdonte të jetonte në një shoqëri të priviligjuar, në një familje që gëzonte rehatitë e një kulture oborrtare. Në një shëninm të tij të viti 1907 lexojmë këto fjlalë prekëse “Gjithnjë më shumë e më shumë vuaj, gati fizikisht, duke parë pabarazinë në mes pasurisë dhe teprimive të jetës sonë dhe të varfërisë që na rrethon; unë s’kam fuqi të pakësoj këtë pabarazi. Këtu qëndron karakteri tragjik i jetës sime“.


Më 28 tetor 1910 fshehurazi u largua nga familja e tij, nga Jasnaj Poljana, me qëllim që të vendosej në jug pranë disa fshatarëve të njohur për të jetuar njësoj si ata. Vetëm në këtë mënyrë shpresonte të plotësonte idealin e tij. Por rrugës u ftoh dhe vdiq me 7 nëntor 1910 në stacionin hekurudhor Astapova ( sot Leon Tolstoi). Sipas dëshirës së tij u varros në Jasnaja Polijana. U varros pa ceremoni, pasi arqimandriti i madh i Rusisë e kishte shkishëruar, dhe nuk mund ta varrosnin në varresat e kishës.


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 9 nga 9 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Lufta dhe Paqja, është një novelë historike që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Lufta dhe Paqja, është një novelë historike që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    “Lufta dhe Paqja” është një novelë historike që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Pas shumë vitesh, ribotohet e plotë kjo vepër në gjuhën shqipe, me përkthimin e Sotir Cacit. Vëllimi 4 hidhet u hodh në qarkullim në variantin e edituar në fillimin e muajit shkurt 2017.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Mbi librinLufta dhe Paqja, është një novelë historike që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    4 320 Lekë 4 800 Lekë -10% Në stok
    I ri

    Vepra të tilla shënjojnë epoka të mëdha por njëherësh edhe pasione të mëdha njerëzore. Nuk ka një roman epope të dytë në llojin e vet që të ketë gërshetuar kaq mjeshtrisht botën e brendshme të individit dhe jetën e tij me fatet e kombit dhe pasojat e konfliktit. Festë dhe luftë njëherësh që vjen me një imagjinatë të jashtëzakonshme. Kjo vepër rivjen në...

    4 320 Lekë
    4 800 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Nuk është në stok

    400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    300 Lekë Nuk është në stok

    Kuajt në këtë rrëfim janë shpirtëzuar me ndjenja njerëzore: me egërsinë dhe keqardhjen, harenë dhe trishtimin, xhelozinë dhe krenarinë, altruizmin e rinisë dhe vetëdijen e ngrysur të pleqërisë shkatërrimtare. Më së shumti është njerëzuar personazhi kryesor – Pullaliu. Historinë e trishtuar të jetës tij e keni përpara për ta shfletuar

    300 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    E shkruar në vitet 1880 - 1882, eseja e Tolstoit mbi eksperiencën e tij në kërkim të besimit dhe kuptimit për jetën u ndalua të botohet në Rusi dhe nisi një udhëtim të gjatë të botimit në rusisht dhe në gjuhë të tjera nga jashtë Rusisë.

    700 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 9 nga 9 libra