E pashë botën, ish një kupolë e trishtë që shtrihej si një gjethe e dhimbjes e pakuptueshme, si një hije që lë pas të vërteta pa shkak. E bukur si një hije me nurin e gjithë njerëzisë veshur. E pashe botën, duke qarë dhe të qeshur.
Sot më ngjan se qielli i Madridit po qan. Nesër mbush tridhjetetrevjeçe. Nesër do të kem vitet e Jezu Krishtit. Ka diçka që ma errëson të nesërmen. Skam bërë plane.
Më kot do ta trajtojmë veten me të mirë nëse diku jetimë jetojmë të paatdhe.