George Raymond Richard Martin, i njohur me emrin GRRM është një romancier, tregimtar i famshëm amerikan që ka lëvruar zhanret e fantazisë, horrorit, fantashkencës, skenareve dhe prodhimit të programeve televizive. Lexuesi shqiptar e njeh përmes serisë së veprave “Gjueti fronësh”. Është listuar një nga 100 personat më me ndikim në botë nga revista Times.
George Raymond Richard Martin ka lindur më 20 shtator 1948 në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Martin është diplomuar për gazetari në vitet 70. Që në moshë të re ishte i dhënë pas librave komik dhe atyre me fantazi. Në moshën 21 vjeçare botoi tregimet fantashkencore. Tregimi i parë “Hero” u botua në revistën Galaxy në vitin 1971, duke arritur sukses. Më pas filloi të botoi edhe në revista të tjera të njohura tregime fantastiko-shkencore. Në atë periudhë kishte arritur sukses libri dhe më pas film, “Lufta e yjeve”.
Ka shkruar dhjetëra skenare dhe rreth 50 vëllime me tregime, romane. Vepra më e arrirë është “Gjueti fronesh” (1996), seria “Përplasje mbretërish”, “Lulja e qelqit”, “Vallëzim me dragojt” “Zjarr dhe gjak”, “Dragoi i akullt”, “Djemtë e dragoit”, “Princesha dhe mbretëresha”, etj.
Që nga viti 1975 dhe deri më sot ka fituar shumë çmime letreare përfshirë çmimin për librin me fantazi më të mirin në botë, çmimin Hygo për prezantimin më të mirë dramtik, çmimin Locus për romanin më të mirë në zhanrin e fantazisë, etj.
HBO’s hit series A GAME OF THRONES is based on George R R Martin’s internationally bestselling series A SONG OF ICE AND FIRE, the greatest fantasy epic of the modern age. A CLASH OF KINGS is the second volume in the series. ‘Nobody does fantasy quite like Martin’ Sunday Times Throughout Westeros, the cold winds are rising.
Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit.
“Eposi i akullit dhe i zjarrit”,përkthyer tashmë në 47 gjuhë, është një nga seritë e librave më të shitur dhe më të vlerësuar ndër vite.Kjo seri ështëcilësuar si një kryevepër e vërtetë e fantazisë moderne.Magjia, misteri, intriga, romanca dhe aventura mbushin faqet e saj dhe na çojnë në një botë ndryshe nga çdo botë që kemi përjetuar ndonjëherë.Kjo seri...
Në vijim të librit të parë “Gjueti fronesh” vjen edhe seria e dytë e librit të Eposit dhe Zjarrit, “Përplasje mbretërish” me dy vëllime. Këtu gjeni pjesën e parë të këtij vëllimi. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen të ecin në mes të natës; ku princesha maskohet si...
Libri i dytë i Eposit të akullit e zjarrit, Përplasje mbretërish na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash.
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
Një prej veprave më të arrira në trillin imagjinar, i vlerësuar me çmime, i ekranizuar dhe një prej librave në seri, bestseller që kur ka dalë në qarkullim për herë të parë. Tashmë, seria me tre vëllime, vjen e plotë edhe në shqip, falë përkthimit të Anxhela Çikopanos