Pa dyshim, ëshlë shumë qejf të mësosh...
Ashtu si dhe në libra të tjerë të autores, ky triller është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, tërheqëse, plot ngjarje që të mbajnë pezull e plot shtjellime ku ndonjëherë gjejmë përgjigjet e duhura. Lexim të këndshëm…
Turbullues, i mprehtë, me humor dhe pervers. Ashtu siç di vetëm Samanta Schweblin.
"Kërkesë për miqësi" është romani që do t'ju mbërthejë që në faqen e parë dhe do t'ju lërë pa frymë deri në të fundit. Romani i Laura Marshall është konsideruar si trilleri më i bukur i vitit.
Guillaume Musso firmos një thriller tërheqës dhe joshës, të bartur nga personazhe tejet njerëzorë. Një zhytje marramendëse në botën misterioze të krijimit. “Arti është një gënjeshtër që thotë të vërtetën…”
Në krye të klasifikimeve letrarenë të gjithë botën. Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur.
Mënyra si shkruan Sara Stridsbergu është poetike dhe evokuese, që zbulon të gjitha kthesat e marrëdhënies midis një ati, që ndihet jashtë jetës, dhe një bije që përpiqet të fitojë jetën e vet Me një delikatesë të jashtëzakonshme, shkrimtarja i jep jetë dimensionit mitik, në të njëjtën kohë utopik e të tmerrshëm të spitalit psikiatrik, ku fiksimi për...
Ky është romani i fundit i Amos Oz, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe europiane të shekullit të XX. A është Juda ai i pabesi apo është ai që tradhëtoi Jezusin për 30 aspra për ti dhënë botës mundësinë për ta njohur
Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Mosha e leximit: nga 11 vjeç.
Përfundimi drithërues i trilogjisë fenomenale “Gjysmëkeqi”, së shpejti edhe në ekranin e madh.
“Sekreti i një nate vere”, nga autorja bestseller e librit “Pas dyerve të mbyllura”, B. A. Paris është një libër që të mban frymën pezull
Driton Smakaj është konsideruar si një nga zërat më premtues të letërsisë për të rinj në Kosovë. Në këtë roman, të botuar nga Argeta LMG, autori teston zhanrin e misterit: Jeta një inxhinieri shkon në një shteg të rrezikshëm pas zbulimit të një metali me vlerë në Kosovë, për të cilin janë investuar edhe njerëz dhe shtete të fuqishme
Në Kosovë priten ndryshime dramatike. Fuqitë e mëdha e kanë tërë vëmendjen rreth një ngjarje të madhe për shqiptarët në Ballkan, por një agjent i heshtur serb, i ikur nga Serbia pas bombardimeve të NATO-s merr një mision të rrezikshëm për të bllokuar atë ngjarjen e madhe shqiptare. Lumi, një agjent shqiptar, një ish luftëtar i UÇK-së bie në kurthin e...
Jo Nesbo vjen përsëri në shqip me librin e dytë të trilogjisë së tij. “Hakmarrja” është një trillër kompleks psikologjik që bashkon skajet e dy hetimeve të ndryshme – grabitjen në bankën e Oslos dhe vrasjen e një personazhi femër.
Askush nuk mund ta merrte me mend urrejtjen që ndieja për Sefi Hadlejn dhe gjithë Krosët e tjerë. Por mbi të gjitha për Sefi Hadlejn. Çdo gjë zuri fill me të dhe tim vëlla. E kështu ka për të mbaruar. Kallumi nuk ishte më. Sefi do të paguante deri më një. Shkatërrimi i saj ishte misioni dhe motivi i jetës sime. Ambicia ime e gjithëfuqishme dhe e pandalshme.
Daniel Silva vjen me një thriller të ri në shqip: “Vejusha e Zezë”: Atij i thonë Saladin; Ajo është një vejushë e zezë; E etur për gjak... Një rrëfim rrënqethës, i mbushur me intriga dhe emocione
Shkrimtari amerikan Don DeLillo është njëri nga shkrimtarët më të vlerësuar dhe më me ndikim sot në botë. Ai është autori i gjashtëmbëdhjetë romaneve dhe i tri dramave dhe është nderuar me shumë çmime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër to: çmimi “National Book Award”, “Çmimi i Jeruzalem-it”, çmimi PEN/Faulkner për prozë etj. Prej vitesh,...
Vjen në shqip një nga romanet më të suksesshme të Agatha Chriestie, Vrasja në Orient – Ekspres, i ekranizuar disa herë në filma përgjatë disa viteve. Ky roman konsiderohet nga veprat më të mira të zhanrit investigative.
Një libër magjepsës dhe gllabërues, “Terapi dhe gënjeshtra” u jep lexuesve një vështrim grishës e thuajse të ndaluar mbi atë çka terapistët mendojnë në të vërtetë gjatë seancave të tyre.
Një kryeministre, një detektive dhe shumë mistere. Kjo është historia e romanit më të ri nga shkrimtarja Diana Çuli “Vrasje në kryeministri”.
Libër që magjeps dhe hipnotizon lexuesin. Një histori që nis me shpresën e një fundi të lumtur. Gjithcka thyhet kur papritur ai vdes…
Një roman i bazuar në një histori të vërtetë, nga Heather Morris! Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t'i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t'ju bëjë për të qarë, por edhe do t'ju...
Presidenti zhduket. E gjithë bota është tronditur. Por, arsyeja pse ai është i zhdukur është shumë më e rëndë nga se ç’mund të imagjinohet. Me detaje që vetëm një president si Bill Klinton mund t’i dijë, dhe me një lloj ankthi që vetëm James Patterson mund ta transmetojë. Ky libër është thrilleri më intrigues dhe më mbresëlënës ndër vite.
“Një xhentëlmen në Moskë” na flet në një epokë tjetër, plot hijëshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së dielës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Një roman që të magjeps kur flet për përpjekjet e kontit për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh njeri me qëllime të mëdha në jetë.
Një triller psikologjik, që ngërthen fatin e dy grave: të mirën dhe të mistershmen, në një vorbull dysie, vdekjeje dhe mashtrimi. Libri vjen në shqip nga gazetari i njohur Blendi Salaj
Një Vit i Ri i gëzuar në Nju-Jork transformohet për Xhesika Fletçerin në një hetim të ri e të komplikuar. Në rrugë Plaku i Vitit të Ri i afrohet duke i kërkuar një takim, por kostumi që ai ka veshur, nuk mjafton për të gënjyer syrin e pagabueshëm të detektives.
“Një libër i madh, ambicioz, i shkëlqyer, i guximshëm, argëtues dhe befasues, është romani i Anlgisë sot, pasuruar me letërsi... Vepër mallëngjyese e një autoreje që i njeh tej e tej si njerëzit dhe romanet.”
Agatha Christie vjen me një tjetër roman në gjuhën shqipe: “Misteri i trenit blu”, i vlerësuar si një nga romanet më të mira në zhanrin mister të kësaj autoreje.