Irvin D. Yalom

Irvin David Yalom, është autor i librave fiction dhe non-fiction, profesor Emeritus i Psikiatrisenë Universitetin e Stanford, një psikoterapist i njohur. Për më shumë, shih linkun:http://yalom.com

Irvin D. Yalom ka lindur në Uashington më 13 qershor 1931 nga prindër të emigruar nga Rusia menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Familja u vendos në një zonë mes popullsisë së bardhë dhe popullsisë zezake dhe merrej me tregti pakice të produkteve ushqimore. Për shkak të tensioneve në zonën ku banonte, Yalom iu kushtua leximit gjatë shumicës së kohës, sidomos në bibliotekën e qytetit. Në moshë të re ishte i pasionuar pas rrëfimit. Gjëja më e mirë që mund të bëjë një njeri është të shkruajë një roman. Por pasi lexoi autorë të mëdhenj si Tolstoi apo Dostojevski, ai nis pasionin për psikiatrinë.


Libri i parë i Yalom është “Teoria dhe praktika e psikoterapisë në grup”, i cili ka disa botime dhe është përkthyer në shumë gjihë të botës. Një tjetër libër i vlerësuar në këtë fushë është Psikoterapia ekzistenciale.


Pas përvojave profeisonale Yalom iu drejtua letërsisë duke shkruar disa libra si: Xhelati i dashurisë dhe tre romane të tjera si Kur qau Niçja, Kura Shopenhauer dhe “I shtrirë në shtrat”.


“Kur qau Niçja” u vlerësua me disa çmim e si Medalja e Artë e Komonuelthit për fictionin më të mirë në vitin 1993 dhe në vlitin 2009 u nderua me çmim në Panairin e Librit në Vienë. Mbi 100 mijë kopje janë dhënë falas për qytetarët e Vienës. Autori thotë se i ka menduar këto si vepra pedagogjike – libra me tregime mësimore, - pra romane mësimore. Ato janë përkthyer në mbi 20 gjuhë të ndryshme të botës.


Yalom është profesion Emeritus në Universitetin e Standfordit. Gjithë jetën e tij ia ka kushtuar psiko-terapisë dhe praktikave mjekësore në Universitetin e Standfordit.


Irvin D. Yalom është martuar me Marylen Yalom, pedagoge e letërsisë së krahasuar në Universitetin John Hopkins.


Në gjuhën shqipe kanë ardhur librat: Kur qau Niçja, Kura Shopenhauer, Problemi Spinoza, Rrugetimi drejt vetvetes, Terapi dhe gënjeshtra, Të shohesh diellin në sy, Xhelati i dashurisë dhe Krijesat e nje dite dhe së fundi “Një çështje vdekjeje a jete”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 9 nga 9 libra
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës; një infermiere që u shërben të tjerëve, por nuk mund të ngushëllojë veten; një grua që...

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    "Ne jemi krijesa në kërkim të kuptimit", kam shkruar unë, "dhe duhet të përballemi me fatkeqësinë që jemi hedhur në një univers, i cili në thelb nuk ka asnjë kuptim".

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, një nga themeluesit e psikoanalizës është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pafuqishëm për të gjetur një kurë për dhimbjen e tij.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Raporti mes një psikoterapisti dhe një pacienti, i cili nuk është një person dosido por mbështetës dhe njohës i filozofisë së Shopenhauerit vjen në një rrëfim brilian të Irvin D. Yalom. Në një moment të dy kuptojnë se kanë nevojë për njëri-tjetrin. Pse?? Këtë marrëdhënie të pazakontë na e rrëfen autori i romanit bestseller “Kur qau Niçja”. I tillë është...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç e fort i përkorë dhe sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom-i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Yalom-i reflekton mbi procesin e rritjes dhe të plakjes, si edhe mbi rolin që vdekja ka luajtur në jetën e pacientëve dhe jetën e tij.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Irvin Yalom vjen para lexesve te shumte te tij me nje tjeter perle te tregimtarise se tij psikologjike. Permes mekanizmit te kujteses, autori rikrijon bote te cilat e bejne per vete lexuesin.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Një libër magjepsës dhe gllabërues, “Terapi dhe gënjeshtra” u jep lexuesve një vështrim grishës e thuajse të ndaluar mbi atë çka terapistët mendojnë në të vërtetë gjatë seancave të tyre.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    3 085 Lekë Nuk është në stok

    3 085 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 9 nga 9 libra