Julia Navarro

Julia Navarro eshte nje gazetare dhe analiste shumë e njohur në Spanjë, e vlerësuar mjaft edhe për shkrimet politike rreth aktualitetit spanjoll.

Julia Navarro eshte nje gazetare dhe analiste shumë e njohur në Spanjë, e vlerësuar mjaft edhe për shkrimet politike rreth aktualitetit spanjoll.


Autore e shumë librave për historinë bashkëkohore, si: “1982-1996, nga Felipe tek Aznar”, “E majta që po vjen”, “Zonja Presidente”, “Socializmi i ri: Vizioni i José Luis Rodriguez Zapateros” etj.


Romani i saj i parë, “Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë” (40 botime në spanjisht) shënoi sukses të jashtëzakonshëm dhe arriti rekord kopjesh të shitura jo vetëm në Spanjë, por edhe jashtë saj. Deri tani ky roman është botuar në 18 gjuhë.


Me veprat e mëvonshme, “Më thuaj kush jam”, “Bibla prej argjile”, “Gjaku i të pafajshmëve” dhe “Qëllo, tashmë jam i vdekur!”, fitoi përfundimisht zemrat e lexuesve dhe të kritikës.


Këto romane janë vlerësuar me çmime të rëndësishme të fushës së letrave, kanë shënuar dhjetëra miliona kopje të shitura në të gjithë botën dhe janë botuar në më tepër se tridhjetë vende, përfshirë këtu: Italinë, Gjermaninë, Portugalinë, ShBA, Britaninë e Madhe, Rusinë, Japoninë etj.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 600 Lekë Në stok
    I ri

    Autorja bestseller edhe në Shqipëri, Julia Navarro, vjen me një roman të ri, “Bibla prej argjile”, përkthyer nga Ornela Islami dhe botuar nga Dituria

    1 600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë Në stok

    Borgjeze dhe revolucionare, grua dhe dashnore, spiune dhe vrasëse, protagonistja së bashku me një galeri të tërë personazhesh të paharrueshme përjetojnë aventurën e të jetuarit intensivisht një shekull, nga Spanja republikane deri në rënien e Murit të Berlinit, duke kaluar përmes Luftës së Dytës Botërore dhe viteve të errëta të Luftës së Ftohtë

    1 800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok
    I ri

    Një histori që i ka rrënjët në natyrën njerëzore dhe në dritëhijet e saj. Një roman drithërues, i cili na fton të reflektojmë për çdo siguri tonën.

    1 400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë Në stok
    I ri

    Një tjetër kryevepër nga Julia Navarro në shqip: “Qëllo, tashmë jam i vdekur”. Rrëfimtarja na çon në një udhëtim nga Shën Petërburgu në Jerusalem, duke kaluar nëpër Varshavë e Paris, ku trajton aventurën epike të dy familjeve të destinuara për t’u përballur përmes tradhtive, vuajtjeve, dashurive të pamundura dhe ëndrrave të prera në mes, duke na dhënë...

    1 800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 250 Lekë Në stok

    Me historinë dhe imagjinatën si elemente të para, Julia Navarro ka krijuar një roman që e lë lexuesin pa frymë, që hap portën drejt një udhëtimi tërheqës përmes së kaluarës, së tashmes dhe, pa dyshim, përmes së kaluarës dhe të tashmes njëkohësisht.

    1 250 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra